Pamje të rënda, protestuesi qëllohet me plumb gome në sy
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar, RTSH, me 100,000 lekë, pas konstatimit se sjellja e moderatores dhe të ftuarve në emisionin sportiv “Super Gol” ndaj një futbollisti nga Gana ishte diskriminuese dhe raciste.
“Përmbajtja e këtij komunikimi përmban elementë denigrues me ngjyrim diskriminues bazuar në motive racore,” thuhet në vendimin e AMA-s të 17 nëntorit, pas një debati të gjerë publik lidhur me trajtimin e futbollistit të Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Në transmetim, Siaw u ftua të fliste, por fillimisht moderatorja Hygerta Sako tha se nuk mund t’i shqiptonte emrin dhe pasi gazetari lexoi emrin, Sako dhe të ftuarit qeshën. Situata përshkallëzoi kur futbollisti u shfaq në ekran i errësuar dhe të ftuarit bënë batuta që aludonin në ngjyrën e tij të lëkurës.
Këshilli i Ankesave pranë AMA që shqyrtoi rastin gjeti se RTSH, drejtuesja e emisionit, gazetari dhe të ftuarit u përfshinë në sjellje denigruese.
“Gazetari në terren dhe të ftuarit në studio shfaqën qëndrime dhe reagime me të qeshura lidhur me emrin e futbollistit afrikan dhe praninë e tij në ekran. Drejtuesja e emisionit nuk ndërhyn për të qetësuar situatën apo për të orientuar diskutimin në mënyrë profesionale, por qesh dhe vetë, duke u bërë pjesë e problemit,” thuhet në arsyetimin e vendimit.
AMA thotë se Këshilli i Ankesave e vlerësoi sjelljen e pjesëmarrësve në program dhe kishte vërejtur shkelje të parimeve të dinjitetit njerëzor dhe mosdiskriminimit, “duke cenuar rëndë etikën e transmetimit publik”. “RTSH, si operator publik, ka përgjegjësi të shtuar për respektimin e standardeve profesionale dhe etike, sidomos në programe sportive me ndikim të gjerë publik”, thuhet në qëndrimin e Këshillit, i cili kërkoi marrjen e masave.
Gjashtë anëtarë të AMA, kryetarja Armela Krasniqi, zëvendëskryetarja Desada Metaj dhe anëtarët Aurela Bicja, Besian Zogaj, Gjergji Hamiti dhe Joana Allushi votuan në favor të gjobës, ndalimit të ritransmetimit të emisionit dhe heqjes së tij online. Anëtari Jetmir Halilaj, votoi kundër.
RTSH dhe drejtuesit e emisionit e mohuan sjelljen jo etike, pavarësisht kritikave. Ata pretenduan fillimisht se situata ishte pasojë e një defekti teknik. Vetë Sako në një intervistë po në RTSH këmbënguli se nuk kishte shfaqje të racizmit dhe se po sulmohej nga dashakeqës apo për klikime. “E rëndësishme është që s’ka të bëjë as me racizmin, as me talljen,” u shpreh Sako në intervistë, duke shpjeguar se e qeshura lidhej me pamundësinë e saj për të lexuar emrin e lojtarit për shkak të problemeve me shikimin, dhe jo me vetë lojtarin.
Më herët ndaj emisionit reagoi klubi i Burrelit për të cilin luan lojtari. “Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw,” shkruhej në reagimin e klubit matjan në faqen zyrtare në Facebook. Ata theksuan se lojtari kishte shënuar gola vendimtarë dhe meritonte lëvdata, jo tallje. Ata akuzuan RTSH dhe pjesëmarrësit në emision për racizëm. “Ky nuk është humor, por racizëm dhe mungesë respekti ndaj një sportisti që jep maksimumin në fushë”, thuhej në reagimin e klubit.
Arnold Kwaku Siaw luan në Kategorinë e Parë në Shqipëri që prej janarit 2024. Ai u transferua në gusht në Burrel dhe ka luajtur 12 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 2 gola. Futbollistët me ngjyrë në Shqipëri përballen shpesh me racizmin në stadiume, por kryesisht nga tifozeritë e ekipeve rivale.
Një hajdut shqiptar që lufton kundër deportimit ka përdorur mediat sociale për të shfaqur gjashtë orat e tij Rolex dhe Lambor...
Deputeti socialist, Tërmet Peçi u paraqit në SPAK këtë të martë, 25 nentor, ku qëndroi për 1 orë e 10 m...
Janë zbardhur zyrtarisht veprat mbi të cilat po heton SPAK për Afera “Bankers Petrolium”, pasi dosja kaloi p...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në News24, tha se pezullimi dhe marrja e pandehjes së Belinda Ballukut është një rast kyç për...
Nga Elton Qyno Është lënë i lirë të shkojë në banesën e tij, Julian Sula i njohur gjerësisht në Lushnj&e...
Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar mbi mënyrën se si, sipas tij, po keqpërdoret një dispozitë e Kodit të Procedurës Penale q...
Ndoshta te mënyra se si u soll me Musine Kokalarin, duket më mirë se kudo tjetër pashpirtësia kriminale e Enver Hoxhës. Pasi i p...
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në fshatin Panarit të Korçës, duke sjellë pamjet e para tipike t&e...
Pamjet që shihni tregojnë banesën në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, aty ku dy të rinjtë Erzen (Hamza) Uka dhe Ju...
Shqipëria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të monitorimit mjedisor, teksa Plani Kombëtar i Monitorimi...