AKTUALITET

Monolog nga Florian Binaj- Kush është kryetari që (nuk) duam

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 21:16
Monolog nga Florian Binaj- Kush është kryetari që (nuk) duam

Gjatë gjithë këtyre 33 viteve tranzicion, i kemi dashur të gjithë kryetarët postkomunizëm me shpresën se do e bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa, i kemi votuar, por në fund kemi kuptuar që s’na ka dashur asnjëri prej tyre…

Të gjithë na premtojnë policinë që duam, sigurinë që duam ne, rrogën që duam ne, mirëqënien që duam ne, dhe kur vijnë në pushtet na japin policinë që duan ata, sigurinë që duan ata, rrogën që duan ata, dhe mirëqënien që duan ata…

Ka ardhur koha, të flasim për gjërat që nuk duam. Dhe meqë jemi në prag zgjedhjesh, le të kërkojmë njëherë kryetarin që nuk duam. Kryetari që nuk duam është ai që të puth dorën  para kamerave e të shkel me këmbë jashtë tyre. Kryetari që nuk duam është ai që kërkon votat tona, që tu shërbejë oligarkëve. Kryetari që nuk duam është ai që vishet bukur me taksat tona dhe që i dallon qytetarët në brekëgrisur, varfanjakë dhe shërbëtorë.

Kryetari që nuk duam ëshrë ai që çon kasetat gati që gazetarët ti japin vrtëm play në vënd që të lërë gazetarët të vijnë vetë ti bëjnë pyetjet e tyre vetë. Kryetari që nuk duam është ai që me pasurinë e qytetarëve blen mediat dhe korrupton pronarët për të nënshtruar qyterarët dhe pushuar nga puna gazetarët që mendojnë ndryshe.

Kryetari që nuk duam është ai që të kërkon votën në këmbim të ligjërimit të ndërtimit pa leje dhe pasi votohet ta prish shtëpinë. Kryetari që nuk duam është ai që për hir të votimit hedh fëmijët mbi supe dhe pas votimeve për hir të zhvillimit lejon që ti hidhet familjeve me fëmijë gaz lotsjellës në gjumë. Kryetari që nuk duam është ai që bën sikur ka bërë atë që ska bërë dhe thotë sikur ska thënë atë që ka thënë.

Kryetari që nuk duam është ai që e krimin e bën ortak e kriminelët aksionerë në vënd që

Ti denomcojë ata.

Kryetari që nuk duam është ai që për çdo kritikë në rrjetet sociale vërsul 100 kamikazë dixhitalë anonimë  të paguar me taksat tona, të gatshëm për të të sharë e ofenduar familjarisht. Kryetari që nuk duam është ai që kur kapet me skandale, tja vërë fajin vetes dhe jo të akuzojë e fajësojë atë që gjeti skandalin. Kryetari që nuk duam është ai që shfaqet familjar e i dashur në kamera, por jashtë kamerave bullizon gratë, por dhe burrat, bullizon punonjësit e administratës por dhe tregëarët; bullizon kundërshtarët, por dhe vartësit. Kryetari që nuk duam është ai ai që familjarët i ka trafikantë; ai që farefisin e vë në poste drejtuese; ai që fëmijët i ka gangesterë.

Kryetari që nuk duam është ai që ligjin në vënd që të jetë në shërbim të popullit e bën që të jetë në funksion të tij. Kryetari që nuk duam është ai që të rinjve u thotë: mos ikni me gomone në Angli dhe vet fëmijët i kanë çuar jashtë. Kryetari që nuk duam është ai që lavdëron mjeksinë shqiptare ndërkohë që vetë mjekohet jashtë nga mjekët shqiptarë që i la për faqen e zezë në Shqipëri…

Kryetari që nuk duam është ai që kur hipën në kalë nuk do të zbresë më nga kali, as me votë. Po të më lësh këtu gjithë fundjavën prapë nuk do më dilte koha për të mbaruar shëmbujt e kryetarëve që nuk na duhen… Në kaq shumë vjet jo vetëm ne, po edhe kali, edhe bufi e ka kuptuar që paskemi zgjedhur atë që nuk na është dashur…

Pyetja është, çfarë duhet të bëjmë sot? Do vazhdojmë t’i japim votën kryetarit që nuk duam??

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë