AKTUALITET

Monopoli i artë i GSA/ Si e shtinë në dorë biznesin miliarder të matësave elektrikë dyshja Shapllo-Orgocka?

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Qershor 2026, 11:51

Monopoli i artë i GSA/ Si e shtinë në dorë biznesin

Në 30 mars, Drejtoria Rajonale e OSSH-së në Tiranë, shpalli një tender me vlerë 395.6 milionë lekë ose 4.1 milionë euro më kursin aktual, për blerjen e matësave elektrikë dhe aksesorët e nevojshëm për funksionimin e tyre.

Tenderi u zhvillua në 11 maj dhe në të garoi vetëm një kompani, GSA shpk e zotëruar nga biznesmenët Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka.

GSA ofroi çmimin 391.5 milionë lekë ose sa 99 për qind e fondit limit për furnizimin e sahatëve dhe pajisjeve të kërkuar nga OSSH. Duke qenë se ishte kompania e vetme në tender, oferta e GSA-së u shpall automatikisht fituese.

Por ky i 4.1 milionë eurove është vetëm llokma e fundit. Biznesi miliarder i furnizimit të matësave inteligjent elektrikë në tensionin e mesëm dhe të lartë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë është praktikisht një monopol në duart e dy ortakëve Shapllo dhe Orgocka.

Ky është një monopol i ngritur në mënyrën më tinëzare, për shkak se vite më parë, GSA ndërtoi sistemin e matësave për OSHEE-në duke e kalibruar atë në mënyrë të tillë, që të njohë vetëm matësat që furnizon kjo kompani.

Sipas të dhënave zyrtare, në katër vitet e fundit GSA ka marrë 14.3 milionë euro nga drejtoritë e OSSH-së së Tiranës dhe Durrësit për furnizim me matësa inteligjentë.

Thuajse në çdo tender, skema është e njëjtë. GSA merr pjesë si ofertuese e vetme ose në ndonjë rast hyn edhe ndonjë kompani tjetër, e cila ose nuk paraqet fare ofertë financiare ose nuk dorëzon asnjë letër, duke shërbyer thjesht si koperturë.

Aq e sigurtë është OSSH në ndeshjet e saj pa garë, saqë zbaton thuajse gjithmonë të njëjtën skemë, duke ulur vetëm 4 milionë lekë nga fondi limit.

Ky është një monopol, i cili e ka kthyer biznesin e matësave elektrikë të Tiranës, por edhe Durrësit në tensionin e mesëm dhe të lartë në parcelën ekskluzive të GSA-së.

Dhe ky monopol ka vetëm një zjidhje për t'u çarë. OSSH duhet të ndryshojë sistemin e matësave inteligjentë për ta bërë atë kompatibël edhe me lloje të tjerë matësash, jo vetëm me ata që furnizon GSA./Kapitali.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?