AKTUALITET

Ndalimi i rrjetit TikTok në Shqipëri/ VOA: Vetëm kjo masë nuk mjafton! Mbyllja e aplikacionit nuk i zgjidh problemet e fëmijëve!

b.z Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 19:49
Ndalimi i rrjetit TikTok në Shqipëri/ VOA: Vetëm kjo masë
Foto ilustruese

SHQIPËRI - Në Shqipëri, autoritetet kanë vendosur të mbyllin rrjetin social TikTok për një periudhë 12 mujore, si pjesë e masave të përkohshme, sipas tyre për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.

Autoritetet morën këtë vendim pasi zhvilluan 1300 takime me rreth 65 mijë prindër në të gjithë vendin.

Kufizimi i rrjetit TikTok ndodh pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një adoleshent tjetër në muajin nëntor të vitit të kaluar pas një sherri që filloi në këtë platformë online.

Drejtoresha e shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë thotë se shumica dërrmuese e prindërve e mbështesin këtë masë.

“Më shumë se 90 për qind e prindërve kanë qenë shumë dakord për këtë hap. Besoj se ata kanë nevojë për një lloj ndihme, mbështetje për të kufizuar dhe monitoruar këtë kohë të harxhuar kot në një farë mënyre”, thotë Elsa Sheqi.

Sipas studiuesëve në vend, fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të rrjetit TikTok. 17-vjeçarja Patris Lole thotë se masa për të ndaluar këtë platformë do të ketë ndikim.

“Mendoj se është është një vendim që shkon paralelisht me mënyrën se si jemi rritur, me mënyrën se si janë rritur fëmijët në Shqipëri. Ne jemi shumë të orientuar nga media. Pra, gjatë gjithë kohës ne kemi pasur telefona dhe kompjuterë në dorë. Pra, TikTok ka qenë gjithmonë një mjet për ne që të shprehemi. Por vjen një kohë kur edhe gjërat më të bukura duhet të marrin fund”.

Babai i 17-vjeçares nuk beson se ndalimi i TikTok do t’i jap zgjidhje problemit.

“Le ta mbyllin, le ta testojnë por asgjë nuk do të zgjidhet”, thotë Noljan Lole.

Ekspertët tregojnë për shumë platforma të tjera të mediave sociale, të cilave do t’u drejtohen të rinjtë kur të mbyllet TikTok. Ata thonë se përgjigjja qëndron në adresimin e problemeve psikologjike dhe izolimit.

“Për mendimin tim nuk do t’i zgjidhë problemet që kanë me mungesën e interesit për të mësuar, mungesën e motivimit për shkollën, mungesën e besimit në të ardhmen që do të ndryshonte përmes shkollës, mungesën e solidaritetit mes njëri-tjetrit nga e cila po vuajnë, sepse i shohim çdo ditë më të izoluar, më të brishtë psikologjikisht çdo ditë. Të gjitha këto probleme janë të lidhura me mësimin e tyre, njohuritë, rezultatet e dobëta në teste, rezultatet e dobëta të lidhura me varfërinë e kështu me radhë. Besoj se këto janë problemet e vërteta për të miturit tanë, për adoleshentët tanë që kanë nevojë për masa më të gjera qeverisëse, më të thella, sesa hapa të tillë të mbylljes së TikTok që duket shumë periferike në morinë e problemeve me të cilat përballen”, thotë Entela Binjaku, sociologe.

Qeveria shqiptare është në kontakt me platformën TikTok për instalimin e filtrave si kontrolli prindëror, verifikimi i moshës dhe përfshirja e gjuhës shqipe në aplikacion.

Por ajo që për qeverinë është një masë për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e mjedisit digjital, nga ana tjetër është për opozitën një akt censure që merret në kulmin e fushatës zgjedhore. Ndalimi i platormës TikTok pritet të hyjë në fuqi të enjten./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë