Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Ndarja nga jeta e aktores së shquar shqiptare, Margarita Xhepa ka tronditur botën e artit dhe jo vetëm. Në një intervistë për RTSH 24, aktorja Rajmonda Bulku ka shprehur trishtimin për humbjen e ikonës së kinematografisë. Bulku kujton momentin kur e ka takuar për herë të parë të ndjerën, në moshën 16-vjeçare, gjatë xhirimeve për filmin 'Dimri i Fundit' dhe ka theksuar talentin e bukurinë që e karakterizonte aktoren.
Margarita ishte një aktore dhe një mikeshë që do na mungojë të gjithëve. Në filmin “Dimri i Fundit”, unë isha 16-vjeçe ku shkoj për të luajtur rolin dhe aty për herë të parë pash Margarita Xhepën. Ajo ishte aq e bukur sa vetëm rrija dhe e shikoja. Në një moshë të re ajo duhet të luante rolin e një fshatare dhe vetëm e nxinin që ta rrisnin në moshë, por ajo vetëm ndriçonte. Atë nuk e shëmtoje dot se ajo e bënte rolin me talentin e saj të mrekullueshëm. Sytë e asaj ndritën dhe performancat e saj ishin të jashtëzakonshme. Kontaktin e parë e kisha 16-vjeçe, por pastaj ishim kolege në teatër dhe ishte kënaqësi të punon me Margaritën. Ajo ishte një talent dhe mbeteshe pa frymë me bukurinë dhe talentin e saj. Ishte një mike shumë e mirë, mund të komunikoje shumë lehtësisht me të. Margarita kishte një zemër të madhe dhe një mendje të hapur me të gjitha moshat”, u shpreh aktorja Bulku.
Bulku ka shtuar më tej se Margarita Xhepa ka lënë gjurmë jo vetëm në kinematografinë vendase por edhe tek ajo greke. Bulku tha se aktorja e ndjerë ishte një figurë dimensionale dhe tepër e përkushtuar në çdo rol që i jepej.
“Margarita kishte lënë gjurmë edhe në Greqi, me të duhet të krenohemi jo vetëm brenda por edhe jashtë. Ishte e mrekullueshme me një sharmë femëror të rrallë në kinema. Luajti shumë bukur edhe tragjedinë, ishte një figurë shumë dimensionale, ajo luante në komedi, ka luajtur dramën shqipe me shumë personalitet për gruan shqiptare. Çfarëdo roli që t’i jepje Margaritës ajo zhytej e tëra, ishte mjaft e përkushtuar, kërkuese dhe këmbëngulëse për të bërë më të mirën. Ishte model i disiplinës, punës dhe seriozisht dhe nëse ti punoje me të do shkojë në gjurmën e saj. Ajo jetoi deri në fund duke e dashur skenën, ekranin dhe takimet me njerëzit”, shtoi ajo.
Në përfundim Bulku kujtoi momentin dhe bisedën e fundit që kishte kur e ka takuar në spital duke shtuar se ajo ishte gjithmone optimiste edhe kurrë nuk ankohej.
“Bisedën e fundit e kisha kur ajo ishte në spital dhe nuk thoshte jam keq, ishte gjithmonë optimiste. Të ikësh si Margarita është vlerë, është nder dhe do të kujtohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Do të kujtohet për mrekullitë që i dha artit dhe shoqërisë shqiptare”, përfundoi Bulku.
TIRANË- Ndarja nga jeta ditën e sotme e ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, ka tronditur mbarë opinionin ...
KOSOVË- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë tarifën doga...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka raguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa...
ITALIA- Gjyshi i Ilaria Sulës, e cila u vra me thikë nga ish-i dashur filipinas dhe më pas trupi i pajetë i saj i vendosur brenda nj&...
SHBA- Ndikimi i këtyre tarifave në ekonominë botërore do të jetë i madh. Ato mund të maten nga grafiku i të ardhurave ...
VLORË- Një 19-vjeçar i identifikuar si Panajot Kola është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri...
ITALI- Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula në Itali ka shokuar mbarë opinionin në Zonën Çermë e Sipërme ku prind...
TIRANË- Homazhet për aktoren e madhe Margarita Xhepa, e cila u nda sot nga jeta, në moshën 91-vjeçare, do të mbahen në ho...
MALIQ- Një armë zjarri e ndryshkur dhe jofunksionale është gjetur në një kanal në fshatin Libonik në Maliq. Sipas poli...
TIRANA- Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë gjykimin e shkurtuar per të pandehurit e dosjes "5D" pasi çështja nuk mund ...