Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Shoqata “Sebastia” kërkoi në fillim të muajit maj auditim dhe transparencë për ndërhyrjen emergjente mbi “Urën e Zogut” në Milot, pasi gjatë inspektimeve në terren u evidentuan problematika që, sipas aktivistëve, rrezikojnë edhe vetë strukturën mbrojtëse të vendosur në monument.
“Pavarësisht strukturës që i është vendosur, ka pasur një rënie të saj, çka nuk e mban më këmbën e urës, por duket se rrezikohet edhe vetë struktura”, tha Elsa Sula, aktiviste pranë Qendrës “Sebastia”.
Pas inspektimeve në terren dhe evidentimit të problematikave pranë strukturës së urës, aktivistët nisën kërkesa për informacion drejtuar institucioneve përgjegjëse për të siguruar dokumentacionin mbi ndërhyrjen emergjente dhe monitorimin e objektit.
“Pas reshjeve të shumta në fund të janarit dhe asaj që pamë në terren, bëmë shumë kërkesa për informacion”, tha ajo për Median Amfora.
Sipas dokumentacioneve të mbërritura pranë Qendrës “Sebastia” nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, “Ura e Zogut” ka vijuar të ndiqet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër edhe pas përfundimit të ndërhyrjes emergjente. Dokumentet tregojnë se në muajt janar dhe shkurt 2026 janë kryer inspektime të reja në terren dhe janë hartuar procesverbale mbi gjendjen e monumentit.
Në deklaratën publike organizata kërkoi publikimin e plotë të dokumentacionit teknik, auditim institucional dhe ndërhyrje të reja, të menjëhershme dhe të mirëstudiuara, nëse ekspertët konfirmojnë se objekti vijon të jetë i rrezikuar.
“Transparencë të plotë financiare mbi çdo qindarkë të investuar në ‘Urën e Matit’, nga projektimi, zbatimi, mbikëqyrja dhe çdo amendim kontrate”, shkroi Shoqata “Sebastia” në deklaratën publike.
Monumenti i Kulturës “Ura e Matit”, i njohur ndryshe si “Ura e Zogut”, prej vitesh konsiderohet në gjendje kritike. Në vitin 2022 ura u përfshi nga organizata “Europa Nostra” në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë, ndërsa një vit më pas ekspertë të organizatës inspektuan objektin në terren pas alarmit të ngritur nga aktivistët dhe specialistët e trashëgimisë kulturore.
Projekti për ndërhyrjen emergjente për urën u miratua me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale në vitin 2023, ndërsa projekti teknik u hartua nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Zbatimi i punimeve iu dha bashkimit të operatorëve ekonomikë “ANK” shpk dhe “Ad Star” shpk dhe u realizua gjatë vitit 2024. Sipas dokumenteve zyrtare, mbikëqyrja teknike e ndërhyrjes u realizua nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe DRTK Shkodër.
Dokumentet zyrtare tregojnë se për ndërhyrjen emergjente në këtë monument janë investuar mbi 55 milionë lekë me TVSH nga fondet publike dhe projekti është konsideruar ndërhyrje prioritare për mbrojtjen e objektit, ura vazhdon të mbetet në rrezik.
“Ajo është trashëgimi kombëtare. Humbja apo degradimi i saj do të ishte një dështim institucional përballë historisë, komunitetit dhe brezave që vijnë”, mbyllet deklarata e organizatës./ Amfora.al
Një vatër zjarri ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një repart të përpunimit të baterive n&e...
Autori i emisionit investigativ “Piranjat”, Taulant Koplikaj, thotë se mbi 20 mijë të rinj vetëm në Tiranë janë...
Policia ka zhvilluar një operacion në Laç për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të shitjes së drogës d...
Finalizohet operacioni i koduar “Perimetri 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike...
Baki Goxhaj Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka njoftuar se aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, pjesëmarrës n&eu...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro do të blihet me 95...
Si një përmendore e gjallë, gdhendur në faqet e historisë së kohës, ka mbetur në kujtesën tonë portreti i Na...
Gjatë natës janë djegur katër betoniere në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat i ti.Mjetet ishin në pronës...
Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vra...