AKTUALITET

Në kërkim për vrasjen e Egli Pashollarit, bashkëshortja e autorit të dyshuar tregon si ndodhi ngjarja!

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2026, 13:49
Në kërkim për vrasjen e Egli Pashollarit, bashkëshortja e
Gazment Buçpapaj

Zbardhet dëshmia e plotë e Laureta Buçpapaj dhënë në polici, pasi bashkëshorti i saj, Gazment Buçpapaj u shpall në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Egli Pashollarit. Ajo ka rrëfyer se rreth orës 15:05 minuta të 20 shkurtit, pasi ka përfunduar orarin e punës, është larguar prej andej me automjetin tip Audi që drejtohej nga burri i saj.

Laureta Buçpapaj deklaron më tej se gjatë lëvizjes në zonën e rrugës “Ylbere Bylykbashi” dhe në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, është krijuar një situatë tensioni në qarkullim me një automjet ngjyrë gri.

Sipas saj, drejtuesi i mjetit i kishte bllokuar rrugën dhe bashkëshorti i saj i ka rënë borisë për ta sinjaluar që të hapte rrugën dhe kishin dëgjuar se shoferi i mjetit i kishte ofenduar me fjalë të rënda nga familja por nuk kishin reaguar dhe kishin vazhduar rrugën.

Buçpapaj ka sqaruar se kur kishin vazhduar rrugën përsëri përpara tyre po lëvizte shumë ngadalë e njëjta makinë, përsëri bashkëshorti i saj Gazment Buçpapaj i kishte rënë borisë dhe makina gri para tyre kishte ndaluar.

“Nga ky mjet ka dalë shoferi një djalë rreth 30 vjeç, me trup të dobët me bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë i cili i shoqëruar nga dy persona që gjendeshin me të, dhe ishte afruar drejt mjetit të tyre”, ka pohuar gruaja e të dyshuarit.

Në këto momente gjithashtu ka dalë nga mjeti edhe Gazment Buçpapaj dhe kishin nisur të goditeshin me grushte.

Laureta Buçpapaj ka shtuar më tej se edhe ajo vetë kishte dalë nga makina dhe kishte shtyrë drejtuesin e mjetit dhe një prej personave që e shoqëronte atë. Pas disa momentesh ajo kishte parë që shoferi i makinës ishte gjakosur por bashkëshorti i saj e ka kapur nga krahu dhe të dy janë larguar me mjetin e tyre.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë ka rezultuar se rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në këmbë për në drejtim të rrugës së Kavajës dhe pak më tej kanë marrë një taksi dhe kanë shkuar në banesën e tyre në zonën e “Sharrës”.

“Bashkëshorti Gazment Buçpapaj ka ndërruar rrobat bluzën dhe pantallonat dhe është larguar nga banesa në këmbë në drejtim të Kryeqytetit, pa marrë më vete telefonin e tij dhe nuk kam më djeni për të se ku ka shkuar”, ka pohuar ajo më tej.

Ndër të tjera gruaja ka deklaruar se nuk e ka parë momentin që Gazment Buçpapaj ka goditur shoferin e mjetit që u konfliktua me ndonjë send por ajo dyshon që mund t’a ketë goditur atë me një thikë me palosje të cilin e mbante me vete në automjet.

Që pas vrasjes së Egli Pashollarit, autori i dyshuar Gazment Buçpapaj vijon të jetë në kërkim nga policia.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?