AKTUALITET

Në pranga pas operacionit të SPAK/ Bujar Shega kërcënonte administratorin e Universitetit të Elbasanit për mikun e tij trafikant, kompania e të cilit ka "nën kontroll" godinën e policisë

r.ll Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2024, 22:45
Në pranga pas operacionit të SPAK/ Bujar Shega kërcënonte
foto ilustruese

TIRANË- Bujar alias Marsel Shega është një nga personat për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg” pas operacionit të SPAK në Elbasan. Biznesmenit iu vunë prangat në Milano të Italisë, ndërsa sipas raportimeve pritet edhe ekstradimin i tij në vendin tonë.  Shega, administrator i dy kompanive "Viola Green" dhe "Wonder Green", dyshohet se pastronte para për grupet kriminale. Sipas raportimeve, kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Shega, është i njohur për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën.

Ndërkohë në një investigim të "Ina Media" të disa muajve më parë është zbuluar lidhja e Bujar Shegës me një tjetër biznesmen të njohur në Elbasan, Nazif Bajrami, i hetuar për lidhje me trafikun e drogës. Investigimi zbuloi një tender të dyshimtë të kompanisë “Bajrami SHPK”, me pronar Nazif Bajramin, që kishte lidhje me Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”. Për këtë tender ka të dhëna se është kërcënuar administratori. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike”, me fond limit 738 milionë lekë, të zhvilluar më 31 janar 2024. Administratori i universitetit është kërcënuar nga Bujar (Marsel) Shega, që tenderi të fitohej nga miku i tij, Bajrami.

“Por, ky nuk është i vetmi tender i dyshimtë i kompanisë Bajrami N., sh.p.k. Aktualisht, për një tjetër tender me autoritet kontraktues universitetin “Aleksandër Xhuvani”, i ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ka të dhëna se është kërcënuar administratori, E. H. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike”, me fond limit 738 milionë lekë, të zhvilluar më 31 janar 2024. Burime të besueshme të Shërbimit Informativ Shtetëror referojnë se E. H., është kërcënuar nga Bujar Shega, që të ndikonte për ta klasifikuar fituese kompaninë Bajrami N., sh.p.k. Shega, që njihet ndryshe edhe si Marsel Shega, është i skeduar për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën. Lidhja e Bujar Shegës me biznesmenin Bajrami provohet edhe nga udhëtimet e tyre së bashku."-shkruhet në artikull.

Kompania e sipërpërmendur ka fituar 66 tenderë publikë, mes tyre edhe rikonstruksionin e godinës së Policisë së Shtetit në Elbasan.

PJESË NGA ARTIKULLI I INA MEDIA:

Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e klasifikuar për 10 vjet nga Interpol Tirana, informon Departamentin e Policisë Kriminale mbi të dhënat e Interpol Bernës për aktivitetin e dyshimtë të Nazif Bajramit, një biznesmen i njohur në Elbasan. Informacioni i referohet vitit 2019 e në vazhdim, ku zviceranët e konsiderojnë biznesmenin 55-vjeçar si një person të skeduar për trafik të lëndëve narkotike, në bashkëpunim. Në shkresën e firmosur nga shefi i Interpol Tirana, zviceranët rendisin edhe emrat e bashkëpunëtorëve të biznesmenit, numrat e telefonit të secilit dhe vendet ku e zhvillojnë trafikun.

Në fakt, dyshimet ndaj grupit prej 10 personash nga Elbasani dhe nga Peqini, ku përfshihet edhe Bajrami, ishin shkëmbyer midis policive, duke sjellë vëzhgime dhe ndjekje në Shqipëri. Të huajt informojnë se grupi kryen trafik kokaine nga vendet e Amerikës Latine përmes linjës Shqipëri-Zvicër dhe Itali-Gjermani-Holandë-Belgjikë.

Në krye të tre viteve, kur i delegohet Policisë së Elbasanit nga Policia e Shtetit, çështja arkivohet. Në të njëjtën kohë, kompanisë Bajrami N., me ortak të vetëm Nazif Bajramin, i jepen në dorë çelësat e Policisë së Elbasanit, pasi u shpall fituese e tenderit për rikonstruksionin e disa godinave.

Autoriteti Kontraktor, që i dorëzoi të gjitha hartat dhe plan-vendosjet e strukturave, që duhet të jenë konfidenciale (përfshirë Zyra e Informacionit Kriminal, dhomat e njohjes apo zyrat e agjentëve të krimit të organizuar), ishte Policia e Shtetit.

I gjurmuar nga policia, sot ka në dorë çelësat e saj

Pak përpara se të hyjë në drejtorinë e policisë vendore, të kthyer prej 14 muajsh në një kantier ndërtimi, një oficer, që merret me hetimin e krimeve të rënda në Elbasan, e zbret kapelën ngjitur me sytë.

Shqetësimi i oficerit lidhet me ekspozimin e identitetit të tij dhe të kolegëve, që hetojnë krimin e organizuar në qytet dhe trafikun e drogës.

“Ne jemi civilë dhe asnjë nuk duhet të dijë se ku jemi të angazhuar specifikisht, ku janë zyrat tona, kush jemi ne. Por, ata dinë çdo gjë, që përpara se ne të dalim nga porta e policisë”, – shprehet oficeri, i cili me një reagim instinktiv përpiqet që ta mbulojë pjesërisht fytyrën.

I pyetur nga Investigative Network Albania se çfarë nënkupton me “ata”, efektivi sqaron: “Ka individë, që kanë qenë nën vëzhgim për një kohë të gjatë dhe që prej muajsh kalojnë para nesh si rikonstruktuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Elbasanit”.

Shkresat e investiguara nga INA Media tregojnë se procedura për rikonstruksionin e policisë lokale u publikua më 24 prill 2022.

Me autoritet kontraktor Policinë e Shtetit, që ofroi një fond limit prej 340 milionë lekësh, bashkimi i operatorëve Bajrami N., sh.p.k., & Zdravo sh.p.k., u klasifikuan si oferta më e favorshme, ekonomike.

Çështja rezulton se u ankimua pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga njëri prej operatorëve të shkualifikuar, që kërkoi shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Kërkesa nuk u pranua, ndërsa ngelën të pavërtetuara informacionet operative se njëri nga administratorët e një tjetër shoqërie konkurrente në garë ishte kërcënuar për t`u tërhequr. Njëri prej garuesve e pranoi këtë situatë të vështirë në kushte anonimiteti, por, në momentin që iu kërkua të prononcohej, refuzoi që ta bëjë diçka të tillë. Me informacione të të huajve, që policia i dispononte dhe me të dhëna shtesë, që ngelën rrëfime, u lidh kontrata më 25 tetor 2022.

Nazif Bajrami është bashkëshorti i Anduena Bajramit, e cila ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë së Elbasanit, nga dhjetori 2013 deri në mars 2016, gjatë kohës që kryebashkiak ishte Qazim Sejdini, gjithashtu i lakuar për tenderët e dyshimtë.

Bajrami N., sh.p.k. është një kompani, që ka fituar dhjetëra tenderë publikë nga pushteti lokal dhe ai qendror. Vetëm në Bashkinë e Elbasanit është klasifikuar fituese në 35 tenderë, nga 66 në total, që ka përfituar nga pushteti vendor në shkallë vendi. Referuar të dhënave në Open Data, nga totali i tenderëve të fituar nga pushteti lokal, 30 prej tyre janë klasifikuar me red flag për mungesë konkurrence apo shkualifikim të të gjithë operatorëve, pra duke mbetur i vetëm në garë. Përgjatë viteve 2019-2024, kjo shoqëri ka përfituar 24 milionë euro pagesa nga Thesari i Shtetit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë