AKTUALITET

“Në Shqipëri toka nuk është më nënë”/ Vrasjet më të bujshme për shkak të pronave

Dea Dervishi Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 13:43

“Në Shqipëri toka nuk është më

Nga Dea Dervishi

Në Shqipëri toka nuk është më nënë (Mëmëdhe) por është kthyer në shkak  vrasjeje

Mjafton një copë edhe diku andej me ndonjë cep ku dikur mbillej grurë sot  rrjedh gjak. Jemi vendin qe ligji ka më shumë nene se zgjidhje dhe gjykatat janë kthyer në fushë betejë dhe gjyqtarët në  viktima potenciale.

Një konflikt për pronat solli një bilanc tragjik me një të vdekur dhe dy persona të tjerë të plagosur.
Gjyqtari Astirt Kalaja u ekzekutua me armë menjëherë pasi dha vendimin.

“Në Shqipëri toka nuk është më

Ngjarja lidhej me çështjen e pronësisë që dy palët e përfshira në proces kishin.
Pasi nuk i pëlqeu vendimi i gjykatës, autori e ktheu sallën e gjyqit në arenë gjaku dhe krimi.

Autori Elvis Shkambi armën ia kishte marrë rojës së sigurisë së gjykatës.
Pas kësaj, ai doli te dera e gjykatës dhe i tha patrullës së policisë: “Unë jam autori.”

Por ky nuk është rasti i vetëm kur problemet me pronësinë sjellin viktima dhe gjak.

Më datë 7 maj 2025, një krim i paralajmëruar dhe i mbartur prej vitesh çoi në një tjetër vrasje në Has.
Viktima është Reshit Sallahu, ndërsa autori i arrestuar është Ylber Jaku, 41 vjeç.
Dyshohet se autori e ka pritur viktimën disa metra larg shtëpisë, e ka qëlluar sapo zbriti nga mjeti dhe i ka marrë jetën.

“Në Shqipëri toka nuk është më


Ngjarja ka lidhje me një konflikt të raportuar një ditë më parë, ku dy bashkëshortë përfunduan në spital pas një përleshjeje për shkak të pronave.

Sipas dinamikës, rezulton se Sallahu, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bashkëshortëve që po mjekohen në spital, dhe për motive hakmarrjeje dyshohet se i afërmi i të dëmtuarve sulmoi fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.

Më 18 gusht 2018, një 24-vjeçar ekzekutoi me armë tetë persona.

“Në Shqipëri toka nuk është më


Masakra ndodhi si pasojë e një konflikti për pronat.Ridvan Zykaj ekzekutoi në gjakftohtësi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykën, bashkëshorten e tij, dy djemtë e çiftit Zyka (kushërinjtë e parë të babait të autorit), si edhe nipin dhe mbesën 14 dhe 6 vjeçe (kushërinj të dytë me autorin).

“Në Shqipëri toka nuk është më

Skerdilajd Konomi u vra më 9 shtator 2011.

Më 9 shtator 2011 u vra me eksploziv gjyqtari i Gjykatës së Vlorës Skerdilajd Konomi, atentat me tipare mafioze që la pas vetëm dyshime dhe asnjë të ndaluar. Pista kryesore ishte ajo e çështjeve të ndjeshme të pronësisë që kishte gjykuar.

“Në Shqipëri toka nuk është më

Tetë vite më vonë, më 22 mars 2019, avokati Ravik Gurra u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Elbasan, në kulmin e tensioneve mes grupeve kriminale, duke treguar se edhe avokatët nuk ishin më të paprekshëm përballë dhunës.

“Në Shqipëri toka nuk është më

Në republikën tonë të parcelave nuk matet pasuria me hektar por me funerale. Kur shteti mbyll sytë- toka si gjithmonë i hap plagët vet.

Në këto kushte, situata në vend është jashtëzakonisht e rëndë — jeta kushton pak, sa një grusht dhe.
Por patjetër që përtej atyre që shtypin këmbëzën apo vendosin dinamitin, ka fajtorë më të mëdhenj: shteti dhe pushteti.

Në raportin e Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit “Rule of Law Report – Country Chapter: Albania” për vitin 2025, përmendet se vendi ynë ka një sërë sfidash:

Probleme në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për pronat që janë objekt padish apo çështjesh të mëparshme;

Mungesë koordinimi ndërinstitucional dhe ngadalësi administrative që pengojnë realizimin e të drejtave pronësore. Por ne nuk jemi të vetmit në botë që kemi pasur probleme të tilla; mjafton të implementojmë zgjidhjet që të tjerët kanë zbatuar.

Pas konflikteve apo regjistrimeve, disa vende kanë krijuar komisione speciale që merren vetëm me rastet dhe konfliktet e pronave.
Ky lloj modeli është përdorur në Irak dhe në Estoni./Piranjat.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë