Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” s’grumbullohen?
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...
Një autobus turistik që udhëtonte nga Holanda drejt Austrisë është përfshirë në një aksident të rë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndryshimet në qeveri, ku Besfort Lamallari u largua nga ministria e Brendshme, ndërsa do të zëve...
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...
Në futboll, shpesh 40 gola mund të mos mjaftojnë, ky është rasti i Kylian Mbappe, i cili edhe pse mbylli sezonin e fundit në La ...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Bëhet me dije se në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar p...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë në...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi veprimtarinë e Korporatës së Investimeve Shqiptare, duke e cilësuar atë si një institucion të kthyer në “kuti të zezë”, jashtë çdo standardi transparence dhe kontrolli ligjor.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku bën të ditur se i ka kërkuar zyrtarisht Kontrolli i Lartë i Shtetit të kryejë një auditim dhe hetim të plotë mbi aktivitetin e Korporatës së Investimeve, për shkak të mungesës totale të informacionit mbi procedurat, vendimmarrjen dhe përfituesit realë të aseteve publike.
Sipas saj, bazuar edhe në raportime mediatike, Korporata ka dhënë rreth 18–19 leje ndërtimi që lidhen me institucione kyçe publike – nga shkollat dhe shtëpitë e fëmijës deri te ndërtime në zona të ndryshme të vendit – duke vënë në dispozicion troje dhe asete publike pa procedura transparente, pa garë dhe pa llogaridhënie.
“Po jepen prona publike pa asnjë transparencë, pa u ditur kush i merr dhe kush përfiton. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit dhe e interesit publik,” thekson Tabaku.
Deputetja njofton gjithashtu se i ka drejtuar një shkresë zyrtare vetë Korporatës së Investimeve, duke kërkuar informacionin që sipas ligjit duhet të ishte bërë publik: procedurat e ndjekura, lejet e dhëna dhe kriteret e përzgjedhjes së projekteve dhe subjekteve përfituese.
Duke e krahasuar situatën me skandalet e zbuluara në institucione të tjera shtetërore, përfshirë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Tabaku paralajmëron se ajo që fshihet brenda Korporatës së Investimeve mund të jetë edhe më e rëndë. “Nëse për institucione të tjera ka pasur një formë llogaridhënieje, për Korporatën e Investimeve dyert kanë qenë të mbyllura dhe heshtja ka qenë totale,” u shpreh ajo.
Sipas Tabakut, Korporata e Investimeve po shndërrohet sot në marrësin më të madh të lejeve të ndërtimit në vend, duke tejkaluar rolin e saj ligjor dhe duke funksionuar pa kontroll institucional. Kjo situatë, thekson ajo, rrezikon të kthejë asetet publike në monedhë abuzimi dhe të minojë besimin e qytetarëve te shteti dhe ligji.
Në përfundim, deputetja e PD-së nënvizon se kërkesa për auditim nuk është politike, por institucionale dhe në mbrojtje të interesit publik: “Transparenca nuk është opsion. Është detyrim ligjor. Dhe çdo institucion që menaxhon pronën publike duhet të japë llogari.”
Në Obot të Bashkisë Shkodër, situata nga përmbytjet po rëndohet dita-ditës. Automjetet e ushtrisë janë zëve...
Grupi prej pesë personash që mashtruan një biznesmen nga Shkodra, tre prej të cilëve janë arrestuar, dyshohet se janë pjes&...
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin për shfuqizimin e votimit pë...
Në gjyqin për atentatin e Shkozetit ku mbeti i vrarë një person, ka dëshmuar Erigen Toska dhe Ramazan Rraja. Ndërkohë q&eum...
Në një deklaratë për mediat Eno Bozdo ka akuzuar qeverinë e pushtetin vendin për neglizhencë të totale për situat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka publikuar një video, ku sipas tij zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë p&eum...
Fermerët e Maliqit shfaqin zemërimin e tyre gjatë mbledhjes jashtë radhës së Këshillit Bashkiak, të thirrur për t...
Një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur dy shqiptarë në orët e para të mëngjesit të sotëm (...
Një shqiptar u gjet i fshehur nën një shtrat kur policia bastisi një fabrikë të madhe droge. Ermal Tarja u fut kontrabandë ...
Autoritetet janë vënë në lëvizje pas një denoncimi të bërë nga një gjyshe në Durrës, e cila ka rap...