Gjirokastër/ Lihen në burg dy të arrestuarit për vr*sjen e Beqir Devollit
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...
“Kemi 140 ditë që protestojmë në mënyrë paqësore dhe askush nuk na dëgjon. Kjo është mundësia jon...

Rreth orës 11:00 të së shtunës (17.10.2026), studentët u mblodhën për të pestën ditë radhazi përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Për rreth një orë, protesta u zhvillua e qetë, me veprime kryesisht simbolike. U ngrit flamuri kombëtar. Një valixhe u dogj dhe u hodh në oborrin e ministrisë, si simbol i emigrimit.
Por qetësia nuk zgjati. Protestuesit qëlluan me gurë, pllaka trotuari dhe kokteje molotov drejt efektivëve të policisë, të cilët u përgjigjën me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Përplasjet u përhapën edhe në Rrugën e Durrësit. Gazi lotsjellës vështirësoi frymëmarrjen e protestuesve, ndërsa policia tentoi të ndalonte disa prej tyre.
Mes tensioneve, qytetarë të pranishëm iu drejtuan efektiveve, duke kundërshtuar mënyrën e ndërhyrjes së tyre. "Kjo që po bëni është terror shtetëror!" - tha një qytetar. "A ju del t'i paguani ilaçet? A keni prindër në shtëpi? A ju del t'i paguani ilaçet e prindërve, spitalet?" - iu drejtua efektivëve një qytetare tjetër.
Zjarre në institucione dhe dhjetëra të lënduar
Përplasjet, që vijuan për orë të tëra, u zhvendosën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit”. Nga hedhja e koktejeve molotov u përfshinë nga flakët disa automjete, mes tyre edhe një autobot i policisë që përdoret për hedhjen e ujit me presion. Në mbrëmje, policia arriti t'i largonte protestuesit nga sheshi, por tensionet vijuan në rrugë të tjera të kryeqytetit. Në operacion u përfshinë edhe forcat speciale RENEA.
Molotovët e hedhur nga protestuesit shkaktuan zjarr edhe në hyrje të ish-hotel "Dajtit”, ku ndodhen zyra të Bankës së Shqipërisë. Një tjetër zjarr përfshiu një biznes në katin e parë, ngjitur me godinën e Gjykatës së Lartë. Flakët u përhapën më pas edhe në disa zyra të gjykatës.
Përplasjet lanë pas edhe dhjetëra të lënduar. Sipas të dhënave të raportuara deri tani, 21 efektivë policie dhe 13 protestues kanë pësuar lëndime. Mes incidenteve të raportuara është edhe përfshirja nga flakët e një efektivi policie, ndërsa disa studentë janë goditur nga plumbat e gomës. Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore.
Kreu i PD, Sali Berisha bën thirrje për mosbindje civile
Ndërsa në rrugët e Tiranës vijonin tensionet, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje mbështetësve të opozitës dhe qytetarëve në të gjithë vendin të përfshihen në mosbindje civile në mbështetje të protestuesve.
"Mosbindja civile është ndihma më e çmuar për studentët luftëtarë, për studentët dhe gjimnazistët, heronj të vërtetë" - deklaroi Berisha.
Ai u kërkoi qytetarëve nga rrethet të udhëtojnë drejt Tiranës ditën e nesërme, duke e paraqitur mobilizimin si një hap të rëndësishëm të përballjes politike me qeverinë.
OKB bën thirrje për dialog
Në kushtet e përshkallëzimit të protestave, Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri përsëriti apelin për dialog konstruktiv dhe uljen e tensioneve.
"Aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore"- thuhet në reagimin e OKB-së.
Organizata theksoi se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit duhet të mbrohen, ndërsa ndërhyrjet e policisë duhet të respektojnë parimin e proporcionalitetit dhe garancitë për një proces të rregullt ligjor./DW
Për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pje...
Në rrugën “Fadil Rada”, në Tiranë, kamerat e sigurisë kanë kapur momentet kur efektivë të shumtë polici...
Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe absurde është regjistruar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku forcat e policisë...
Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke i kërkua...
Protestuesit vijojnë të jenë të shpërndarë në disa zona të Tiranës. Ndërkohë efektivët e policis&eum...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, është paraqitur në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, pasi është...
Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai ë...
Teksa përplasjet duket se janë qetësuar orët e mbrëmjes mes protestuesve dhe policisë, efektivët kanë hedhur gaz lotsjel...
Një kaos i madh ka përfshirë rrugën e Dibrës në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur pasi policia i largoi nga buleva...
Çdo orë që kalon po tregon një polici tejet të dhunshme, e cila nuk kursen as institucionet fetare. Dhjetëra efektivë kan&...