Mijëra shqiptarë të diasporës dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit raportohet se janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Edi Rama reagoi ditën e sotme në mbledhjen me grupin e tij parlamentar duke theksuar se as që i shkon ndërmend të japë dorëheqje, ndërsa masiviteti i shqiptarëve që kanë ardhur nga anë e kënd botës tregon se rruga e tij e vetme është dorëheqja.
"Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqësish nuk i jepet zhurmës.
Sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vetë, duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit. Nuk ndërtohet një shtet si ai që ne po ndërtojmë dhe nuk çohet deri në fund një mision historik si ky që na ra ne, për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE-së, duke i dhënë Shqipërisë momentin e dytë më të madh pas lidhjes së Prizrenit, nëse qeveria e tij merr drejtim nga fryn era dhe sugjestionohet nga zhurmat, erërat, sirenat e dallgët. Me çdo çmim, një grup udhëheqës i shkon deri në fund.", - theksoi Rama.
Kolona automjetesh me emigrantë kanë hyrë në vend përmes pikës kufitare të Muriqanit gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, ndërsa më pas janë ndalur në Lezhë përpara se të vijojnë drejt kryeqytetit.
Në rrugët e Tiranës pritet që protestuesit t’i bashkohen grupeve të tjera nga e gjithë Shqipëria, në atë që organizatorët e cilësojnë si një nga protestat më të mëdha kundër një qeverie në vitet e fundit.
Edi Rama pasi tha se nuk ka ndërmend ta dorëzojë timonin, vijoi me sulme politike protestuesve duke i lidhur ato me “manipulime online” dhe “algoritme”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Qershor16:23
Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia, del me not në bregdet
Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është shmangur nga Policia Kufitare në Himarë, pas...
AKTUALITET
20 Qershor15:38
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Nga Ermal Mulosmani
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë. Një monolog i gjatë e viktimizues, n&...
AKTUALITET
20 Qershor15:32
Zjarr në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
AKTUALITET
20 Qershor15:10
“Çoja fëmijët e saj aty!”- Prona e fshehur e Ballukut në “White Rocks”, zbardhet dëshmia e shoferit: Vila ishte e “shefes”
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
AKTUALITET
20 Qershor14:19
EMRAT/ Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, dy të arrestuar
Policia e Durrësit ka vënë në pranga këtë të shtunë dy persona, pasi janë autorë të disa vjedhjeve.
N&...
AKTUALITET
20 Qershor12:42
‘Spiegel’: Edi Rama nën presion nga protestat masive, policia vazhdon procedimet penale
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
20 Qershor11:46
VIDEO/ "Po qelbemi për ujë prej pesë ditësh", denoncimi i banores: Problemi përsëritet çdo vit!
Një banore nga zona Xhafzotaj në Durrës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, se prej 4-5 ditësh nuk ka furnizim me uj&eum...
AKTUALITET
20 Qershor10:11
Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme, pranga 44-vjeçarit
Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të ...
AKTUALITET
20 Qershor09:52
Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
20 Qershor09:25
Rrahja në sallën e gjyqit, komisioni propozon futjen në ‘41 Bis’ të vëllezërve Bushgjokaj
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...