AKTUALITET

Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Qershor 2026, 15:38

Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!

Nga Ermal Mulosmani

Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë. Një monolog i gjatë e viktimizues, në përpjekje për të gjetur arsyen e kësaj gjëme që po ju ndodh pa pritë e pa pandehur! 

Ç'ishte kjo sokëllimë prej hiçgjëkundit që shpërtheu në sheshin e vëmendjes prej histerikëve të diskursit?

Zoti Rama, dishepulli më i spikatur i vëmendjes, shpikësi më i madh i situatave që blejnë vëmendje, befas, na tregoi se sot jemi në "shoqërinë e vëmendjes dhe algoritmit"!

Pata një kënaqësi të veçantë ta shoh këtë bullist të pashoq, këtë Zot të bullizmit, tu shpjegojë turmës së tij të lodhur e djersitur, sesi arsyeja e ka të humbur betejën me fuqinë e algoritmit! 

Sipas zotit Rama- janë Zotat e algoritmit që stimulojnë dramën, skandalin, shpifjen dhe zhdukin si armiq të tyre të vërtetën, arsyen, faktin. 

Gati nuk po qante për këtë dramë të kohës sonë bash ai që algoritmin e ka në shpirt, në vena, në zemër! Ai që jeton për shfaqjen, batutën, formën, ekzibicionisti më i madh në botë; Kryeministri i brekusheve, barcaletave dhe delirimeve në zgrip të budallallëkut, po ankohej që shekulli ynë është shekulli i algoritmit.

Më kujtoi një skenë nga Don Kishoti që e përmend Kundera te eseja Perdja.

Don Kishoti pasi rruhet në një berberhane merr legenin dhe e vë kokë. E quan helmetë. Me të futet në një klub plot me njerëz. Pas tij rend me të drejtën e së vërtetës Berberi. Futet në klub dhe kërkon mbrapsht legenin e tij. Don Kishoti refuzon: "Kjo është helmeta ime, jo legeni yt" - i thotë. Berberi po plaste nga inati. Për të dalë nga situata kërkon një votim të fshehtë të të gjithë njerëzve në klub. Don Kishoti pajtohet. Me shumicë absolute votash del që objekti në kokën e Don Kishotit është helmetë, kurrsesi legen. 

Të gjithë tallen me berberin. Në rastin tonë me Kryeminiatrin. Po ja quajnë legenin- helmetë! Dhe e qeshin.

Rama po e shiste veten si viktimë të algoritmit. Kjo është njësoj sikur Gëbelsi të shitet si viktimë e propagandës.

Për të mos e zgjatur këtë shkrim më shumë seç duhet, zoti Rama duhet të kuptojë një gjë. Nuk ka asnjë algoritëm, asnjë shtysë të huaj apo komplot ndërkombëtar që ndez një zjarr të mosarsyes. Diçka ka gjithmonë që një shkëndijë ndez një zjarr: drutë janë gati.

Është gjithmonë një shqisë e gjashtë që turma e ka në adn-në e vet që e ndez atë. Është e vërtetë që ata rendin nga një arsye te tjetra sepse e ndjejnë thellë se janë të manipuluar. Nëse do më kërkohej mua për vete, arsyeja e parë e kryesore e revoltës është mospjesëmarrja në pushtet!

Po zoti Rama, mospjesëmarrja është arsyeja kryesore. Përjashtimi në gjithçka, në çdo vendimmarrje! Është e tmerrshme të kuptosh që gjithçka në këtë vend e vendos një njeri, i vetmi njeri. Edhe ngjyrat e një shtëpie në Vuno apo Lukovë, edhe Drejtorin e më të humburit interes e vendos Kryeministri! Kurrë nuk ka pasë një piramidë të tillë, delirante, vendimmarrjeje! Unë fyhem edhe kur emëron apo ç'emëron Ministrat e tu zoti Rama. Çfarë përdhosjeje publike dinjiteti kur i shoh tu dridhet mjekra nga befasia që u zbriti nga Olimpi! Në piramidën e veseve të zotit Rama, krejt në majë, do vija Arrogancën poshtëruese.

E dyta zoti Rama (që në fakt është e para). Ju qeverisni në një aleancë me bosat e krimit, biznesit dhe medias. Nuk është opinion kjo, është e vërtetuar me dosjet e Spakut ku shumë prej pronave të trafikantëve më të mëdhenj ndërkombëtar janë konfiskuar në zonat më elitare të ndërtimit, atje ku për gjithçka duhet firma juaj. Si mbërritën tek ti këta shakatorë të përparimit? Si ua dhe pothuaj 1 milion m katror leje këtyre kreshnikëve të narkotrafikut? Ndoshta ky është një lloj vizioni për kapitalizmin por ka një të keqe!

E dini çka është e keqja kryesore? Sepse paratë e tyre të instaluara në ekonomi janë shkatërrimtare për ekonominë e të vobektëve dhe mesatarëve. Me ardhjen e atyre parave çdo çmim konsumi u bë dyfish. Megjithëse leku po bën kërdinë ndaj euros. Si mundet ta shpjegoj që euro bie me 40% dhe çmimi i mallrave të importit rritet me 80%?! Dhe këto kosto nuk i ndjeni ju zoti Kryeministër, as klientët apo kolegët tuaj. I ndjejnë më së shumti ata që mbushin sheshin televiziv siç e quanit ju.

E treta zoti Rama është fakti që eksponentët e Qeverisjes suaj kanë dalë në përgjime duke ndarë paratë e shtetit si të ishin të tyret. Dakort, mund të thoni që edhe vende të tjera bëjnë të tilla, nuk jam kondra. Por, hajduti që kapet futet në burg zoti Rama. Ai që nuk kapet shijon produktet e "punës" së tij. Znj Balluku është kapur me presh në dorë zoti Rama. Gjëra të vogla por është kapur. Ti na tregove me arrogancën karakteristike se nuk pyet për Spak e as opinion publik. Na the kam 83 vota. Ja, edhe kjo na fyeu zoti Rama.

Prandaj, edhe në mos e dinë ta shprehin mirë se pse po dalin, ti duhet ta vrasësh një çikë mendjen:

 "Çfarë kanë këta pionerë të algoritmit me mua"? 

Me pak fjalë ose më mirë me një fjalë, i mundon një virus i tmerrshëm: Pafuqia përpara teje dhe arrogancës së pushtetit tënd. 

Ja, kjo është. Algoritmi është pasojë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë