AKTUALITET

“Nuk shtyhet me këtë motër q**”; “Beqaj është zoti në Shkodër…”/ Ndërhyrjet e Pëllumb Gjokës tek Ilir Beqaj për të ngritur në detyrë policin Ardrit Hasanbegaj

Elton Qyno Përditësimi i fundit 19 Gusht 2024, 13:18
“Nuk shtyhet me këtë motër q**”; “Beqaj
Personat e përfshirë

TIRANA- Teksa në muajin Shtator 2020, Ilir Beqaj emërohet si koordinator politik i PS në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, angazhohen fillimisht për të sabotuar takimet e Beqajt me shtabet elektorale në këtë qark. Ata urdhërojnë një seri drejtuesish të Partisë Socialiste si dhe deputetin Luan Harusha, të mos shkojnë në takime pasi sipas Gjokës, Beqaj po i anashkalonte.

Por pavarësisht planeve në muajin shtator 2020 për sabotimin e takimeve elektorale, Pëllumb Gjoka në muajin Tetor 2020 besohet se mban kontakte të afërta me Ilir Beqaj, duke ndërhyrë tek ky i fundit për të rregulluar në një vend më të mirë policin Ardrit Hasanbegaj, i cili aspironte të bëhej shef krimesh, zv/shef komisariati apo shef anti-korrupsioni në policinë e Tiranës.

Aspiratat e tij shkojnë dhe deri tek emërim si drejtor i Policisë së Shkodrës.

Sipas Pëllumb Gjokës në atë kohë Ilir Beqaj ishte zoti për Shkodrën dhe që mbaronte pune. Hasanbegaj shpreson që përmes lidhjeve që ka Pëllumb Gjoka në polici dhe mazhorancën qeverisëse, ai të transferohej nga Shkodra në policinë e Tiranës ose në një vend më të mirë.

Në 26 shtator 2020, Pëllumb Gjoka bisedon me Behar Bajrin duke i pohuar: “…O vëlla fol me Luanin se asht tu ba si interesant... i kam unë tan thotë, e nuk kam nevoj për kan. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish punë”. Thuaj të mos shkojnë...thuaj të mos shkojnë në takime pa i thanë ne. Ka lënë takim me Ilir Beqaj të mërkurën. Don me mbledh Kryetarët e Partive me i çu tek ai, por hajde e thërrasim njëherë ne dhe flasim me të. Thuaj të mos shkojnë në takime. Thirre njerë ti dhe thuaji kush të ka thanë me ba takime? Nesër po vij vetë, e flasim me ta..”

Behar Bajri: “...ok ok...”

Pëllumb Gjoka i shkruan sërish Behar Bajrit dhe e porosit që kur të takonte deputetin e PS në Shkodër, Luan Harusha, “…t’i bërtiste fort se asht tu munu me na anashkalu...” dhe Behari ia kthen sërish shkurtimisht “aaaa...”.

Për bllokimin e takimeve partiake në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka, flet edhe me punonjësin e policisë Ardrit Hasanbegaj, ku mes tyre në datën 2 Tetor, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon, ku Hasanbegaj i thotë Gjokës se drejtuesit politikë të PS Shkodër, “…do vinin aty ku donte ai…”:

Hasanbegaj: “…Po mos na rri larg se do mbledh partinë edhe nuk të pranojmë më në katunde…”.

Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…hiç vëlla duke u marë me fushatë hahaha, e shef partinë që ja u kam bërë bllok…s’ka më takime zero…”.

Hasanbegaj: “Po, hahaha, si i ke punët? Do vinë aty ku do ti! Po kapedanin (Behar Bajrin) e ke në krah apo të rrëshket? Se mos na e marin këta të PD, se është afruar me V.M? Po fusin këto lojrat, mos na i kthen, i mbështet fort dhe len. Mos bjer në batok të kadoshit, se po bën zhurëm i thuaj. Ato ti marë, po mos na e joshin edhe të ikën ty…”.

Pëllumbi ia kthen: “…lereni se do zihen…”

Në 13 tetor 2020, Pëllumb Gjoka i shkruan shefit të sektorit të vrasjeve në policinë e Shkodrës, se i kishte dhënë emrin e tij për transferim, dhe se më pas Beqaj t’ia çonte Ardit, që në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Pëllumbi: “…sot ja dhashë emrin Beqes për tek Ard Veliu…”.

Hasanbegaj: ”Ok Vëlla…”.

Në datën 20 tetor 2020, Ardrit Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës duke e pyetur se ku është më mirë, për të lëvizur çfarë komisariati.

Biseda mes tyre vijon si më poshtë:

“…në Tiranë, vëlla ku është më mirë, çfarë komisariati? Po për zv/shef komisariati…?”

Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…aty vetëm Ëngjëlli të bën…”.

Por Hasanbegaj sërish ia kthen:

“…jo jo vëlla do iki. Nuk po shtyhet me këtë intrigant është si dhelpër, Niko është ko*e. Se ha ndonjë gozhdë kot nga këta, më mirë do iki tani kap ndonjë shef krimesh në donjë komisariat, ose ose shef anti korrupsioni në Tiranë është bosh. Shef krimesh nuk e kap dot, si është? Po tek 1 si është? Si është kombinat? O vëlla ty rrofsh të kam borçë, por nuk shtyhet me këtë motër q**, është i pacipë fare. Ndërsa Lenci ka dashur atë Madanin. Ndoshta ka luftuar me Ministrin për me mbajtë këtë Madanin, se ky dilte grabiste për të. Vari k** vëlla”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka i thotë Hasanbegej se për T. Madanin, ka ndërhyrë deputetja e PS në Shkodër, njëherësh ish-zv/kryeministrja Senida Mesi.

“…për T.Madanin ka ndërhyrë Senida Mesi, e askush tjetër…”-shkruan Gjoka.

Por tre ditë më vonë nga kjo bisedë, Hasanbegaj në 23 Tetor komunikon sërisht me Pëllumb Gjokën duke e pyetur si më poshtë:

“…Vëlla what’s app” dhe “Viber”, më thanë se ka rreth 1 muaj që kanë futur aparaturë në punë SPAK për përgjim. Sot më thanë, i përgjoka dhe SHIK-u…”.

Pëllumbi ia kthen: “S’e di vëlla! Me infot që kam unë, jo…”.

Ndërkohë në një bisedë të 16 dhjetorit 2020, flitet për ndryshimin e Drejtorit të Policisë Shkodër dhe Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës, duke e pyetur: “…Ça bëhet, i ke ndonjë njohje këtij rroçkës që çuan, apo kush e njeh këtë…”.

Pëllumbi ia kthen: “…e njeh një shoku im, të shofim tani, po miku më i mirë është Beqja. Beqja është zoti për Shkodrën, për momentin vëlla...”.

Hasanbegaj: “...Po se fërshelleu fare ai vëlla. Kurse Pëllumbi ia ktheu:”…po prit njëherë vëlla, edhe Fatmirit i zgjati pa fund…”.

Ndërsa në 13 janar 2020, pikërisht ditën kur grupi kriminal i Shkodrës kishte arritur të hiqte nga detyra zv/drejtorin e Shkodrës, Lorenc Meta, biznesmeni Pëllumb Gjoka i shkruan Hasanbegaj si më poshtë vijon:

“…sot i thashë Beqes për ty të shkoi për drejtor…po tha..dakort te unë, por kur të ken ndonjë problem…”.

 

 

ilir beqaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë