AKTUALITET

'O ju hëngërt mortja, veç të hani e të dh*ni dini', zbulohet SKANDALI në Kamëz: Mësuesja ofendon dhe dhunon nxënësit e saj

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2026, 21:59
'O ju hëngërt mortja, veç të hani e të dh*ni

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, ku një nga mësueset kujdestare mësohet se ushtron dhunë fizike ndaj nxënësve të saj të klasës së katërt, për motive banale.

Ngjarja e pazakontë është trajtuar nga emisioni investigative “Stop” pasi prindërit e nxënësve zgjodhën të denonconin publikisht sjellejen agresive të mësueses, Mine Hasani.

Në pamjet e siguruara nga kamera e fshehtë tregohet momenti kur mësuesja i godet fizikisht nxënësit, e përdor gjuhë fyese dhe degraduese ndaj tyre.

Në fragmente të grumbulluara nga ditë të ndryshme të javës, mësuesja dëgjohet duke iu bërtiur nxënësve të saj me një gjuhë ofenduese, aspak të hijshme për një arsimtare, të tilla si: “ta plas kokën”, “ta mbys fare”, “idiote”, “kafshë”, “zero jeni”.

Nga ana e tyre prindërit pretendojnë se dhuna është praktikë e përsëritur, ngjarje për të cilën janë ankuar në drejtori por nuk kanë marrë një zgjidhje.

Mësuesja – Gjej trekëndëshin! Trekëndëshi është këtu. Tek cila koordinatë? Tek cila koordinatë?

Mësuesja –4 hë? Tek cila koordinatë është?

Mësuesja –Vazhdo! Vazhdo! Te libri! Çfarë thotë libri? Çfarë thotë poshtë? E lexon këtej poshtë këtu? Ça thotë kjo këtu? E ke lexu, apo ta plas kokën?

Mësuesja –Ça thotë këtu? Ça thotë? Çar thotë mor, çar thotë? A lexon?

Mësuesja –Po bashkoji pikat! Hë, bashkoji pikat! Bashkoji pikat!

Mësuesja –Mos shifni Flxxx, atë budallain! Ky është i metë, është i metë, i metë.

Mësuesja –Qysh je tu bo? Hajde këtu! Hajd’! Merre fletoren! Merre librin! Merre librin! Kush t’i ka mësu atje te shpija? Ke mësu? Ke bërë hazër ti?

Mësuesja –Sa është ora? Do ta dish orën ti? A do ta dish orën? E pe? S’të shtyhet ora? Ke për të shku në zyrë? Ke për të shku në zyrë? Ça thashë unë? I bëne ato, që të thashë unë? Po me bo gabim, unë ta marr shpirtin! Mos hajd’ më…! Ta marr shpirtin!

Mësuesja –I ke bashku pikat? Çfarë thotë libri? I keni bashku pikat? Ça ke bo për detyrën, hë…? Ça thotë libri? S’e ke bo, hë? S’e ke bo, hë? S’e hap librin! Hiqe dorën, hë! S’e ke bo, hë? S’e ke bo? S’e ke hap librin. S’e ke hap librin.

Mësuesja –Exxxx! Hajde këtu! Hajde këtu! S’e paske mësuar librin. Cilën do, që këtu? Herë 6. Sa bëjnë 4, hë? Uh, të marsh… Shko! Shko! Dreqin me gjithë libër!

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan tregoi terrorin sistematik të mësueses ndaj nxënësve, edhe në ditën e dytë.

Mësuesja –Atëherë silluni përpara të gjithë! 2,4,6,8!  Kujt i mungon fletorja? Kujt i mungon fletorja? Të ngrejë dorën! Për veç Bxxxx, i mungon njeri tjetër? Rxxxx, i keni të gjithë fletoret? O, Axxxx, hë vazhdo, bëj detyrën ti! Mandej  tu hap sytë! (Nuk kuptohet), Gjë e keqe! Tani, dëgjoni këtu! Mbylle librin! Futeni librin poshtë! Do ta lexojmë mësimin, tekstin e… (Nuk kuptohet) Kur të kemi pushimin e shkurtër, presim!  Te pushimi i gjatë, ik! Dakord?

Mësuesja –Hajde, vazhdo aty! Fillove ti! Përditë të njëjtën gjë. Vazhdo, shkruaj! Tangërlliqet e juaj!

Mësuesja –Hajde shkruani juve, se do t’ju bëj një foto, se ma kërkon dikush! Ta bëj bukur! Shkruani! Artista!

(Nxënësit i bëjnë intervistë mësueses në orën e mësimit)

Nxënësja – A mendon, se nxënësit e tu do t’ia dalin? Kur të rriten, të bëhen të zotë?

Mësuesja –Po! Mendoj, se nëse ata do të kenë vullnetin e fortë, për të arritur diçka, mund t’ia arrijnë, sepse unë shof në sytë e tyre shkëlqimin dhe dashurinë, që u falin prindërit e tyre.

Nxënësja – Më thuaj, kush t’i ka ngelur thinjat më shumë?

Mësuesja –Më shumë? Ti! (Qesh) Ti m’i ke nxjerrë thinjat, sepse sot, kur bëmë orën e diktimit, nuk po më shkruje si gjithë të tjerët. Dhe kur s’gjetëm fletën e, fletoren e diktimit u mërzite dhe ishe shumë… E mërzite dhe mësuesen. Gjithmonë edhe kur kemi fatmirësi edhe kur kemi fatkeqësi, ne duhet të bëhemi të forta dhe t’ia dalim mbanë! (Qesh)

Mësuesja –Kush nuk e ka mësuar vjershën “Era dhe Flamuri”? Në këmbë! E di vjershën? “Era dhe Flamuri”. Ti e di? Ti? Ti? Jo! Ti, nuk e di? Ju, nuk e dini? Pa e mësu, nuk ikni në shpi!

Mësuesja –Pse s’e ke mësu ti? A ç’ke modhi, a ç’ke marrë një ves ti, ke ra komplet. O bo, bo, bo…. Ça bën më gjithë ditën? A vjen, a shkon në punë? Ça bën gjithë ditën? Ça bën gjithë ditën? Rri tu lujt ti? Rri tu lujt? Do t’ju shkruj te grupi.

Mësuesja –Fxxx, na e thuj vjershën! Çfarë ke bo? Ke lujt gjithë ditën? Një javë! Të dy vjershat t’i mësosh! Të dyja do t’i mësosh! Turp të të vije! Turp! Gjithë këto gabime! Shih! Në klasë të dytë, nuk bëhen gjithë ato. U të plaçin turinjtë me gjithë mu! Ju hangërt dreqi, ju hëngërt! Ma shpifët! Shpifsina! Shpifsina! Hidro! Çfarë kishte hidroja? Çfarë kishte si lëndë të parë? Çfarë kishte?

Mësuesja –Uaa. Ju jeni (far fije), Uaaa, ju jeni të mbarum, mësuese. Si ju nuk kam pa?! Kaq të trash jeni juve? Ju jeni na! (I bie dërrasës). Po s’thithni hiç mo, ju…  Zero jeni! Jeni na…! Hani e dhjeni!  Shkoni atje në banjo, për të hëngër. Veç për këto jeni ju. Pisa! Mos më zbardh dhëmbët, se ta rras turinjve! Rrini, hani, hani, veç hani. Të vejë ora 12-të e dy të hani, hani, luni, tërbohuni, kur delni në fizkulturë. Tërbohuni! Kaq jeni! Për t’u tërbu.

Mësuesja –Hë, vazhdo përgjigju! Çfarë shikon tek fotoja e parë? M’u përgjigj, se ta plasa! Çfarë shikon? Ke sy ti?  (Nuk kuptohet). Idiote! Çfarë ka këtu, thoj mësueses? Çfarë ka këtu?

Mësuesja –Çfarë ke? Çfarë ke? Çfarë keni ju?

Mësuesja –Kjo është drejtëza e simetrisë. Gjeje simetrinë e pikës A! Ku është? Ëxxxxx, hajde Exxxxx! Merre shkumësin e kuq Exxxx! Jo, blunë, blunë Exxxxx. Vendose … Exxxx!

Mësuesja –U të martë mortja, të marrtë! Shko! Të hëngërt mortja! E din, apo jo? A e din, a jo? Tani kujdes simetriken e shkronjës u! Hë vazhdo. E ka bo bukur?

Nxënësit – Jo! Mësuese, mësuese!

Mësuesja –Hajde Ëxxxxx rregulloje gabimin! Merre shkumësin! Rregullojë, hë! O do ta mbys fare, o do të mbys fare! O të plaçin turinjtë, o shtazë, o kafshë, o kafshe! O kafshë!

Nxënësit – Mësuese, mund ta bëj unë?

Mësuesja –O kafshë, kafshë! Të plaçin turinjtë, o rrugaç! Merr shkumësin blu me mësuesen! Merre blunë! Hë! Kush është U-ja? Këtu e ke! Të lutem! Këtu kam bo unë. Gjeje këtë! Si të del, si me pas pi raki! Shko atje! Shko!

Nxënësit – Mësuese, të lutem! Mësuese, të lutem

Mësuesja –Një copë rrugaçi më je bo. Një copë rrugaçi. Një copë rrugaçi je bo. Kjo me këtë bashkohen, kjo me këtë bashkohen. E morët vesh, ti dhe ti? Do ua kapi kaptinat kshu, bllau, bllau, bllau, të treve! Shko, ulu e mëso! Shko, ulu e mso! Shko, ulu e mëso! Ec! Ec!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?