
Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm.
Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palë në çështje dhe ka vendosur ta kthejë atë për gjykim në shkallën e parë. Ajo e ka mbështetur arsyetimin e paraqitur nga paditësit e përfaqësuar nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”.
Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash përgatitore në të cilat ftoi palët t’u përgjigjeshin një grupi pyetjesh të ngritura më herët nga Gjykata e Lartë, kjo e fundit pati ndërhyrë duke i kërkuar Apelit të korrigjonte mangësitë proceduriale.
Kjo ndërhyrje bëri që çështja të mbetej pezull prej rreth dy vitesh teksa pyetjet e ngritura u konsideruan nga pala paditëse si të njëanshme pasi thelbi i çështjes nuk ishte legjitimiteti i palëve por i ndërhyrjes në një zonë të mbrojtur.
Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk është zbardhur ende. Ai pritet të apelohet gjithashtu nga qeveria, kompanitë zbatuese dhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës si operator ekonomik.
Për Joni Vorpsin nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vonesat në proceset gjyqësore për çështje që lidhen me mjedisin janë zhgënjyese.
Duke komentuar rastin ai u shpreh mosbesues për Citizens.al, kjo nisur nga përvoja e shqyrtimeve gjyqësore pa masa parandaluese për dëmet e mundshme në mjedis siç mund të ishte një masë pezullimi punimesh.
“Ka pak shpresë që mbrojtja e burimeve natyrore të ketë sukses në gjykata dhe deri në fillimin e debateve gjyqësore, i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura bregdetare do të jetë shkatërruar në emër të zhvillimit,” tha ai.
Ndërtimi i aeroportit, një proces i zvarritur
Padia e PPNEA-së dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) u dorëzua zyrtarisht më 23 nëntor 2022.
Ai argumentonte se projekti shkelte legjislacionin e mjedisit, përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu evidentoheshin mangësi në proceset e konsultimit publik dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.
Mirëpo, gjykatat kanë shtyrë afatet e shqyrtimit, duke krijuar një zinxhir vonesash procedurale dhe konflikt juridiksioni për kërkesat për masa paraprake.
Dy kërkesa për pezullimin e ndërtimit u refuzuan nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Edhe ankimi i dytë, i paraqitur në qershor 2025, u refuzua në korrik.
Avokatët e “Res Publica” kanë dokumentuar një sërë transferimesh të vonuara të dosjes, moskoordim mes shkallëve gjyqësore dhe konflikt kompetencash që kanë zvarritur procesin.
“Duke diskutuar legjitimitetin e organizatave mjedisore për të kundërshtuar projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, gjykatat kanë refuzuar edhe sigurimin e padisë, pasi kanë vonuar dhe atë jashtë çdo afati të arsyeshëm”, tha Vorpsi për Citizens.al.
Sipas Vorpsit, aeroporti nisi ndërtimin pa leje dhe vazhdoi pavarësisht thirrjeve të Konventës së Bernës dhe Parlamentit Evropian për pezullim. Ndërkohë gjykatat shqiptare nuk i kanë konsideruar këto si arsye për sigurimin e padisë.
Në këtë kontekst procesi gjyqësor i Aeroportit të Vlorës është kthyer në një lloj shembulli të pengesave në çështjet mjedisore.
Vonesat, konfliktet e kompetencës dhe mungesa e vendimmarrjes së shpejtë kanë lejuar vijimin e një projekti që prek drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Paralelisht Aeroporti i Vlorës po hetohet nga SPAK për procedurat se si u dha koncesioni i ndërtimit të tij nga qeveria. Dyshohet se procedurat ishin të paracaktuara, teksa ndërtimi i tij vazhdon.
Ndërkohë, sipas avokatëve të organizatave mjedisore kanë dërguar një ankim në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë që refuzoi kërkesën e parë për masë paraprake. Çështja është në pritje për shqyrtim./Citizens
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Nëntor09:35
Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.
Sipas mediave f...
Nga Blerina Gjoka
AKTUALITET
26 Nëntor09:21
BIRN: Mes satirës dhe glorifikimit, videot AI mbi komunizmin ngrenë shqetësime etike
Për ata që e kanë jetuar periudhën e regjimit komunist, imazhet simbolike që mund t’u vijnë ndërmend lidhen me radh&e...
AKTUALITET
26 Nëntor09:18
Përmbytjet nga Vjosa, banorët ende pa komision verifikimi dëmesh
Fshatrat përgjatë lumit Vjosa paraqiten më të qeta këtë mëngjes, pasi lumi është tërhequr brenda shtratit t&...
AKTUALITET
26 Nëntor09:02
KLSH: Përmbytja e Vlorës në 2024 mund të parandalohej, shkak mospastrimi i kanaleve
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit hedh dritë mbi përmbytjet masive që goditën qytetin e Vlorës më 4 tetor ...
AKTUALITET
26 Nëntor08:48
Goditet me thikë 15-vjeçari, autori i mitur përfundon në pranga
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 14-vjeçar, i cili akuzohet për plagosjen me thikë të një adoleshe...
AKTUALITET
26 Nëntor08:33
Artan Fuga flet për gratë në politikë: Politikanet sillen si burra
Akademiku Artan Fuga u shpall pak dite me pare si autori më i mirë në Panairin e 28-të të Librit, me veprën e tij, “Nd&eum...
AKTUALITET
26 Nëntor08:28
Banorët e Zall Gjoçajt protestë kundër ndërtimit të HEC-eve
Sot, në orën 09:00, banorët e Zall Gjoçajt do të mblidhen para Gjykatës së Lezhës në një protestë...
AKTUALITET
26 Nëntor08:15
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.9 lekë dhe do të shitet me 84.1 lekë.
Nd...
AKTUALITET
26 Nëntor08:12
Ujërat pushtojnë lagjen 'Besëlidhja' në Lezhë
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në qytetin e Lezhës, ku kanalizimet n&e...
AKTUALITET
26 Nëntor07:38
Moti/ Reshje shiu intensive dhe përmbytje të vogla
Kjo e mërkurë, 26 nëntor, në Shqipëri parashikohet me reshje të forta në disa zona të Shqipërisë, sidomos n&...