Strategjia e qeverisë për strukturën e re të pagave dhe këmbëngulja e ekzekutivit për të rritur pagën minimale në shkallë vendi në kufirin e 60 mijë lekëve deri në fund të mandatit qeverisës, është përshëndetur nga përfituesit e kësaj politike pagash! Por, një analizë tjetër, ka nxjerr në dukje nevojën për një ndryshim të domosdoshëm të skemës së sigurimeve shoqërore.
Aktualisht paga maksimale rritet me të njëjtën për qindje sa paga minimale. Do të thotë se, ndërsa deri në fund të marsit, paga maksimale shënonte rreth 150 mijë lekë, në datën 1 prill, kjo pagë shkoi në 176 mijë lekë, duke u rritur me më shumë se 26 mijë lekë. Kur paga minimale të shkojë 45 mijë lekë, vitin e ardhshëm, sipas planit të qeverisë, me një rritje prej 12.5%, ajo maksimale, sipas ligjit aktual, pritet të shkojë në gati 200 mijë lekë. Pra një rritjeje page minimale me 5 mijë lekë në vitin 2024 i përgjigjet një rritje page maksimale me 22 mijë lekë.
E thënë në këtë mënyrë, kjo do të thotë se do të ketë një peshë më të rëndë taksa e punës në të gjithë kategorinë e individëve që paguhen me pagën maksimale dhe që nuk do të jenë pak, nëse llogarit edhe ekzekutimin e tetë vendimeve të Këshillit të Ministrave, për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 prilli i 2023! Çfarë pritet të ndodhë me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të këtyre të punësuarave, në shtet apo privat?
Sipas llogaritjeve të ekonomistëve, për një individ që i paguan sigurimet për pagë maksimale, rritja e saj nga 1 prilli automatikisht solli që, shuma totale e sigurimeve, të jetë rreth 43 mijë lekë në muaj, nga rreth 37mijë lekë në muaj, që ishte më parë, ose 6 mijë lekë më shumë. Rritja e vazhdueshme e pagës minimale, e shoqëruar me atë të pagës maksimale, për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore, në fakt, ka shtuar barrën fiskale te punonjësit me paga relativisht të larta, të cilët penalizohen, edhe nga tatimi i lartë i pagës prej 23% mbi kufirin e 200 mijë lekëve.
A ka zgjidhje? Kjo duket se është dhënë nga një propozim i drejtuesve të ISSH, që i kanë kërkuar ligjvënësve të ndryshojnë ligjin duke e formuluar atë: “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi”, kërkesë që Këshilli i Ministrave tashmë e ka miratuar. Kërkesa pritet të miratohet brenda 31 korrikut, por nuk pritet të ketë efekte prapavepruese, që do të thotë se do të paguhen me pagën e rritur edhe kontributet e punës!
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Qershor16:00
Grabitësi i maskuar dhe me armë vodhi 40 mijë euro në exchange, pronarja e biznesit: Ngjarja e planifikuar, pakujdesi që lamë derën hapur
Mëngjesin e së shtunës një pikë e këmbimit valutor në Astir ra pre e grabitjes, ndërkohë që autori mori nj&e...
AKTUALITET
26 Qershor15:39
Nga tensionet në kampin MEK te fundi i misionit të Yuri Kim, ambasadori Bolton thirrje politikës: Mos u largoni nga vëmendja amerikane
Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, ambasadori John Bolton, ka dhënë një intervistë për gazetarin Rob...
AKTUALITET
26 Qershor15:00
Aksident i frikshëm në Berat, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, dy të plagosur
Një aksident është raportuar në aksin Berat-Dimal, ndërsa dy persona janë plagosur. Mësohet se një mjet ka dalë n...
AKTUALITET
26 Qershor14:40
Alma e Kukësit: Përgjimin e Gjicit e bëra vetë, më ngacmoi!
Ka pasur shumë teori konspirative se për kë punoi Alma K. gruaja që filmoi Safet Gjicin në zyrë, por ajo vetë pretendon se ...
AKTUALITET
26 Qershor11:42
Kontratat PPP dhe fondet, qeveria pagoi 108 milionë euro për koncesionet në 2022
Koncesionet apo partneritetet publike private i kanë marrë buxhetit të shtetit në vitin 2022 plot 12.64 miliardë lekë apo rreth ...
AKTUALITET
26 Qershor11:32
Përgjimi i Safet Gjicit/ Kamera e fshehtë ishte instaluar në gotën e kartonit
Në video-përgjimin e Safet Gjicit në zyrë bie në sy që kamera e fshehtë lëviz në një moment, kur aty afrohet...
AKTUALITET
26 Qershor11:30
“Zhduket” nga Saranda shtetasja amerikane: Si nisën hetimet për mashtrim dhe dokumenti fals i CIA-s që iu zbulua në banesë
Prokuroria e Sarandës ka lëshuar një urdhër ndalimi për amerikanen Kelly Grigg, e cila u arrestua në 23 shkurt të një ...
AKTUALITET
26 Qershor11:27
Shkodër - VOA: Policia po dëshmon mungesë efektivteti në luftën ndaj kanabisit
Pas një hetimi disa mujor, për kultivimin e bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashk...
AKTUALITET
26 Qershor11:23
U përfshi në aksident dhe tentoi arratisjen, arrestohet polici i komisariatit Pogradec
Një 46-vjeçar, me detyrë specialist për hetimin e krimit në Pogradec ka përfunduar në prangat e policisë.
Ai nj&eum...
AKTUALITET
26 Qershor11:21
Kanosën konkurrentët, procedohet administratori dhe dy shoferë të linjës Tiranë-Bulqizë
Adminstratori dhe 2 shoferë furgonësh të linjës së transportit qytetar janë proceduar penalisht pasi kanë kanosur shofer&eu...