AKTUALITET

Perimet shqiptare me pesticide mbi normë, fermerët ‘të braktisur’ nga shteti: Në farmaci shiten medikamente të skaduara!

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shtator 2025, 19:48

 

Perimet shqiptare me pesticide mbi normë, fermerët ‘të

Kroacia dhe Sllovenia kanë kthyer mbrapsht perimet shqiptare për shkak të sasisë së lartë të pesticideve. Stavri Gjini dhe Nikollë Mihali fermerë në zonën e Lushnjes shprehen se problemi kryesor është mungesa e kontrollit të pesticideve që shiten në farmaci bujqësore dhe pikat e imputeve bujqësore.

Stavri Gjini: “Ne kemi shumë vite që punojmë me sera. Fillimisht tregun e kishim brenda vendit, por më pas me rritjen e prodhimeve dhe sipërfaqeve, eksporti u bë i domosdoshëm. Na duheshin këshilla, përqindjet e përdorimit të plehrave, ndihma teknike. Me kohë eksporti ka ecur mirë, drejt Europës, Bullgarisë, Rumanisë, Gjermanisë e më tej. Kujdesi për prodhimin fillon që nga fara, vendi ku mbillet dhe tregu ku shitet. Por jo gjithmonë arrihen të gjitha. Shpesh faji nuk është vetëm i fermerit. Edhe farmacitë bujqësore kanë përgjegjësi, pasi fusin preparate pa kontroll. Një shishe mund të testohet, por jo e gjithë sasia. Nëse përdoren preparate të pasigurta, dëmtohet i gjithë zinxhiri. Prandaj ne kemi nevojë për ndihmën e specialistëve, qoftë për farat, qoftë për pesticidet.”

Nikoll Mihali: “Ne jemi fermerë prej 20 vitesh. Problemi është se specialistët e bujqësisë nuk na ndihmojnë si duhet. Agronomët merren vetëm me prodhimin e kontraktuar, ndërsa ne fermerët e lirë mbetemi pa mbështetje. Shpesh blejmë preparate, disa janë edhe të skaduara. Nuk ka kush të na japë recetë të saktë siç bën një mjek për ilaçet. Ne duam të punojmë dhe kemi eksperiencë, por mbetemi të pambrojtur. Është e domosdoshme që specialistët të vijnë pranë nesh, të bëjnë grafikun e këshillimit dhe të na tregojnë cilat preparate janë të lejuara dhe cilat jo.”


Ndërsa Marsel Sema, i cili ka një magazinat më të mëdha të tregtimit të imputeve shprehet se çdo pesticid bujqësor shoqërohet me këshilla teknike, por sipas tij problemi kryesor është mosrespektimi i karencës, pra kohës që duhet pritur nga trajtimi kimik deri në vjeljen e prodhimit. Udhëzimet janë që fruti të vilet pas 14 deri në 21 ditësh nga trajtimi me pesticide por jo gjithmonë zbatohet nga fermerët.

Marsel Sema: “Shpesh fermerët nuk respektojnë karencën. Spërkatin sot, pas pesë ditësh vjelin prodhimin dhe kjo ndikon shumë te konsumatori. Çdo preparat ka kohën e vet, disa nuk lënë mbetje fare, disa kanë karencë të shkurtër, disa të gjatë por duhet respektuar. Ne importojmë kryesisht nga vendet e BE-së, sidomos Spanja, dhe çdo produkt shoqërohet me analizë dhe certifikatë fitosanitare. Fermerëve u japim asistencë falas dhe i ndjekim edhe në terren, duke i këshilluar të mos tejkalojnë dozat dhe të respektojnë karencën. Nëse i zbatojnë këto, produktet janë të pastra”.
Eksperti i bujqësisë Ardit Bali u shpreh për Report TV se faji është i institucioneve në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas tij agronomët duhet të jenë çdo ditë në terren për të këshilluar dhe kontrolluar fermerët. Gjithashtu është domosdoshmëri krijimi i laboratorëve që certifikojnë cilësinë e produktit.

Ardit Bali: “Këshillimi i specialistëve nuk funksionon si duhet. Nuk ka ndihmë të vazhdueshme për fermerët në lidhje me përdorimin e dozave dhe respektimin e karencës. Është domosdoshmëri ngritja e laboratorëve shtetërorë për certifikimin e produkteve, që të mos përsëriten kthimet nga tregjet e huaja. Karenca është koha që duhet të kalojë pas trajtimit me pesticide para se të vilet prodhimi. Fatkeqësisht, shumë fermerë nuk kanë informacion dhe institucionet nuk bëjnë sa duhet. Kështu, në Shqipëri produktet dalin ‘të pastra’, por jashtë vendit bllokohen. Laboratorët privatë ekzistojnë, por shteti duhet të ketë laboratorë funksionalë pranë drejtorive të bujqësisë dhe inspektoriateve.”
Në përfundim, nga të gjithë faktorët – fermerë, tregtarë dhe ekspertë – ngrihen dy probleme kryesore: Moszbatimi i karences, mungesa e kontrollit dhe mbështetjes së specialistëve të bujqësisë si dhe nevoja urgjente për ngritjen e laboratorëve te licensuar per analizat e produkteve bujqesore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë