VIDEO/ Gazetarët e ‘Piranjave’ dhunohen nga Sinan Idrizi dhe Refik Halili

Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” u përball me një akt dhune dhe kërcënimi, teksa po kryente detyrën e tij.
Gazetari dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave – sipas denoncimeve – nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.
Në vend që të jepte një shpjegim mbi situatën, Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshme, duke i trajtuar punonjëset pa të drejtë dhe më pas duke përdorur të njëjtën arrogancë edhe ndaj gazetarëve që kërkonin sqarime për shkarkimet. Ky qëndrim e bëri të qartë problemin real: mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë.
Situata eskaloi edhe më tepër pasi Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i mori me forcë telefonin gazetarit, duke e përfshirë edhe vetë në incident. Ky veprim është konsideruar si një precedent i rrezikshëm për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend.
Ngjarja e së shtunës vjen në një kohë kur rastet e presioneve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në Shqipëri janë rritur, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të profesionit.
Redaksia e “Piranjave” e ka denoncuar publikisht këtë sulm dhe ka bërë thirrje për reagim nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit, si dhe nga përfaqësitë diplomatike në Shqipëri.
Detyra e gazetarit është një detyrë publike dhe e domosdoshme për shoqërinë. Por sot ajo po cënohet hapur nga arroganca e biznesmenëve dhe dhuna e grupeve që i mbrojnë. Pavarësisht këtyre situatave, ‘Piranjat’ do të vazhdojnë misionin e tyre investigativ, duke denoncuar shkeljet dhe abuzimet./piranjat.al
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit ku humbi jetën i riu shqiptar, Valerio Maksuti në Itali!

Kroçera ‘Voyager of the Seas’ me mbi 3600 turistë, për herë të parë në Portin e Sarandës

Familjarët e Besnik Koçiut nxjerrin detaje të rënda: Ai vuante nga ishemia por e lanë të vdiste në qeli

Hendeku gjinor në privat, 30,7% e grave janë jashtë forcave të punës. Ndikojnë familja dhe…

Shoferi i dehur i aksidentoi vajzat për vdekje, babai: Nuk fal dot zemra e shpirti...





