INVESTIGIME

“Piranjat”, një ditë si vullnetare

n.f Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 22:47
“Piranjat”, një ditë si vullnetare
Piranjat

VELIPOJË- Gjatë muajve të verës në Velipojë, qëndron hapur kampi veror i projektit “Shpresa”. Në të marrin pjesë persona nga mosha 15-50 vjeç, të cilët janë me aftësi ndryshe, paaftësi fizike apo me probleme të theksuara të shëndetit mendor. “Piranjat” u bënë pjesë e këtij kampi për një ditë, duke ndihmuar si vullnetarë.

Kampi veroir i projektit “Shpresa” drejtohet nga Luigj Mila, i cili po ashtu qëndron edhe në krye të shoqatës me të njëjtin emër. Luigji tregoi për “Piranjat” se ky projekt është nisur nga një vullnetare italiane, Silvana Vignali, e cila konceptoi edhe idenë e kampit veror, që është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

“Projekti Shpresa vitin e ardhshëm bën 30 vjet. U krijua prej një italiane vullnetare, erdhi prej Italisë, prej Grosetos. Kishte shërbyer atje si punonjëse sociale. U osll nëpër këto qendrat shtetërore, i pa dhe tha këtu gjëja e parë që kanë nevojë këta fëmijë është familja. Po krijoj një shtëpi familje tha dhe po iu ofroj prind imagjinarë, që nuk janë prindrit e tyre, por do të sillen si prind. Dhe krijoi të parën shtëpi familje, me emrin Shpresa. Pastaj i është dukur interesante ka gjetur financime në Itali dhe ka bërë 7 shtëpi familje”, tregoi Luigji për “Piranjat”.

Ai tha se një nga problemet kryesore në kamp është mungesa e financimit dhe mbështetjes nga ana e shtetit shqiptar. Luigji u shpreh se kampi veror ka shumë nevojë për vullnetarë, por shqiptarët janë ata që përfshihen më pak, ndryshe nga të huajtë.

“Shteti ynë jep 100 mijë lekë pension në muaj edhe thotë dieta e tyre ditore për ushqim është 9.500 lekë të vjetra. Të vjen të kontrollon menunë, thotë ku e ke mishin, ku e ke djathin, ku e ke peshkun, ku i ke, po si kam, po si s’i ke ti ça bën, me e mbyll këtë qendrën. Unë po punoj, ti më krijo kushte, ti më jep një 200 mijë lekësh pension”, tha drejtuesi i projektit “Shpresa”.

“Piranjat” ndihmuan banorët e kampit gjatë qëndrimit të tyre në det dhe në orarin e drekës. Dhe pas një dite të gjatë e shumë të këndshme, “Piranjat” u larguan nga kampi veror pa harruar të përcillnin një mësazh shumë të rëndësishëm për të gjthë: “Përfshihuni sa më shumë në vullnetarizëm”.

piranjat kampi veror shpresa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë