AKTUALITET

Po bëj gropën zemra, i bëre 60 mln? Si i groposi Ervis Çela nën tokë me fuçi 1 milionë e 750 mijë euro

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 21:29

Po bëj gropën zemra, i bëre 60 mln? Si i groposi Ervis

Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë një rol kryesor në të gjithë zinxhirin komandues të trafikut të këtyre ngarkesave me kokainë. Duke iu referuar bisedave te zbardhura nga aplikacioni Sky Ecc, tregoi se ky trafik nis nga zonat e thella të Paraguajt, që ndryshe njihen si ‘kuzhina’, deri në sigurimin e logjistikës që lidhet me vendin e dorëzimit në Evropë.  Nga ku rezulton se këto para nuk qarkullojnë vetëm në forma të thjeshta parash në dorë të cilat kryesisht dërgohen në Shqipëri, por shpesh përdoren edhe në një sistem informal transferte, të njohur në terminologjinë kriminale si ‘token’ ose ndryshe sistemi ‘hawala’.

Por edhe pse janë një grup i sofistikuar kriminal që qarkullojnë vlera të mëdha parash, ajo që vihet re nga bisedat është se një pjesë e mirë e parave që atyre u vijnë në Shqipëri, fshihen apo groposen në tokë. Kjo për shkak të pamundësisë për t’i kaluar në sistemin bankar. Gjë që vihet re edhe nga bisedat që Albin Çela bën me vëllain e tij Ervisin, që drejton punët nga Paraguaji.

Ku ai i dërgon këtij të fundit foto të parave që ka groposur nën tokë me fuçi. Konkretisht 1 milion e 750 mijë euro Në këtë mënyrë, rrjeti i dyshuar jo vetëm që arrin të menaxhojë në mënyrë të sofistikuar trafikun fizik të drogës, por edhe të qarkullojë dhe pastrojë të ardhurat e përfituara përmes një skeme të mirëorganizuar dhe të shumëfishtë.

Ky sistem mundëson transferimin e shumave të mëdha të parave pa lënë gjurmë të dokumentuara në sistemin bankar zyrtar, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e sekuestrimit apo evidentimit nga autoritetet ligjzbatuese. Në veçanti, dyshohet se një pjesë e konsiderueshme e parave dërgohen drejt Bolivisë, një shtet që për shkak të nivelit relativisht të ulët të kontrollit mbi sistemin bankar dhe financiar, si dhe pozicionit të tij gjeostrategjik – pasi kufizohet me disa vende që kanë dalje në det – përbën një pikë të favorshme per finalizimin e transaksioneve të paligjshme financiare.

Biseda Sky Ecc:

Albin Çela bisedon me Ervis Çelën

‘Po bëj gropën zemra…’.

‘Se paske mbush 2M…’.

‘I bëre 60 mln?…’

‘Jo nuk i kam bërë’

‘Ok se do i bësh… Të rregullosh kalamajtë…’

Sipas bisedave në vazhdim, anija me dy kontejnerët e ngarkuar me drogë, mbërrin në portin e Hamburgut më datë 9 Shkurt 2021, dy ditë me vonesë nga data e përcaktuar më herët.

Shqëtësimi është se më datë 10 Shkurt, autoritetet doganore kanë marrë vendimin për të kaluar në skaner pikërisht kontejnerët ku ndodhet e fshehur sasisa prej 14 ton kokainë.Shqetësim që vihet re edhe në bisedat midis Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.

Ku ata vendosin në diskutim edhe nisjen e një sasie tjetër kokaine prej 14 ton që ndërkohë ishte në pritje në Paraguaji.

Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan

‘Ishalla po mbaron punë nesër…Për ndryshe duhet të anullojmë punën këtu…’

Pas këtij mesazhi Franc Çopja i shkruan Ervisit

‘Mbaroj kjo puna ime, duket se u kap… Dogana ka marr 3 kuti për t’i çuar në skanerin e vet…’.

Ervisi i shkruan ‘Na fikën’

Dhe frika e tyre rezultoi e vërtetë.

Pasi sasia e jashtëzakonshme me kokainë, siç u pa edhe në vazhdim u sekuestrua nga autoritetet doganore në portin e Hamburgut në Gjermani.

Të cilët në bazë të analizës së riskut kishin kishin përzgjedhur për kontroll 5 kontejner që ishin nisur nga Paraguaji me destinacion Izraelin.

Nga të cilat 576 bombola prej teneqeje ishin të kontaminuara me nga 8 pako ‘kokainë’ secila.

Nga ku më pas doli se ishin 13 824 pako kokainë në 1 728 bombola teneqeje, të fshehura dhe të mbuluara me mbushës, me peshë bruto 16 174 kg.

Por ky grup i gjerë kriminal nuk mund të funksiononte pa atë që mund të quhet infrastruktura e tyre.

E cila shërben si një zgjatim edhe për transportin e parave në Shqipëri./bw

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë