AKTUALITET

Prodhimi i energjisë, privatët zunë 54% të totalit, pesha e diellorit ende modeste

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 08:33

Prodhimi i energjisë, privatët zunë 54% të totalit, pesha e

Prodhimi neto i energjisë elektrike në vend arriti në 4.4 milionë MWh gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, me prodhuesit privatë që gjeneruan më shumë energji sesa Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Bilanci energjetik tregon se prodhimi neto vendas arriti në 4,404,981 MWh në periudhën janar-prill. Nga kjo sasi, KESH prodhoi 2,025,837 MWh, ose rreth 46% të totalit, ndërsa prodhuesit privatë dhe koncesionarë, përfshirë centralet fotovoltaike, prodhuan 2,379,144 MWh, ose afërsisht 54%.

Hidrocentralet vijojnë të dominojnë prodhimin vendas, por energjia diellore po fiton gjithmonë e më shumë hapësirë. Sipas të dhënave të ERE-s, centralet fotovoltaike prodhuan gjithsej 230,004 MWh gjatë katërmujorit.

Nga kjo sasi, 50,487 MWh u prodhuan nga impiantet e lidhura në rrjetin e shpërndarjes së OSHEE-së, ndërsa 179,517 MWh nga centralet fotovoltaike të lidhura në rrjetin e transmetimit të OST-së.

Energjia diellore përbënte rreth 5.2% të prodhimit neto vendas, duke mbetur me një kontribut relativisht të vogël në raport me hidroenergjinë, por me një ecuri pozitive drejt synimit në diversifikimin e burimeve të prodhimit.

Pavarësisht se  prodhimi vendas rezultoi më i lartë se konsumi i raportuar vendi vijoi të mbështetet në importet e energjisë elektrike gjatë janar-prillit. Bilanci rezultoi pozitiv në import me 1,293,545 MWh gjatë periudhës.

Kjo sasi është e barabartë me rreth 41.6% të konsumit vendas të energjisë elektrike, i cili arriti në 3,111,436 MWh në katër muajt e parë të vitit.

Në anën e furnizimit, KESH i shiti Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) 1,518,164 MWh energji për mbulimin e nevojave të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve të vogla.

Ndërkohë, Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) siguroi 1,283,142 MWh energji nga prodhues privatë, tregu i liberalizuar dhe burime të tjera për klientët e tij dhe për mbulimin e humbjeve në rrjet./ Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?