Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
Një nga paisjet elektronike më të sofistikuara dhe inteligjente në botë, tashmë është blerë nga prokuroria e Posaçme SPAK, dhe prej disa muaj një skuadër e BKH-së është duke u trajnuar nga ekspertë të fushës, për vënien e saj në shërbim operacional në teren.
Paisja me shumë funksione si përgjim, lokalizim dhe njëherësh mbledhjen e shumë të dhënave telefonike është “IMSI Catcher” dhe aktualisht ka hyrë në zyrat e SPAK, kundrejt një kontrate afro 1 milion euro që është nënshkruar me një kompani të huaj.
Prezenca e saj në SPAK është mësuar nga gazetari i Syri-t, Elton Qyno, por konfirmimi zyrtar për këtë informacion është bërë dhe nga vetë SPAK, duke pranuar se kjo aparaturë përgjuese është blerë në vitin 2025, duke mos dhënë detaje mbi identitetin e kontraktuesit dhe vlerën reale të çmimit të kësaj paisje.
Në nivel strategjik, SPAK ka siguruar financimin e dy projekteve madhore për forcimin e kapaciteteve operative dhe teknike, konkretisht:
1. Prokurimin e pajisjes “IMSI Catcher”
2. Modernizimin e sistemit të përgjimit përmes përditësimit në versionin më të fundit, rritjes së kapaciteteve të ruajtjes së të dhënave dhe shtimit të modulit për interceptimin e të dhënave IP.
Këto projekte, me vlerë totale 5.1 milionë euro, janë miratuar me vendimin nr. 188 të datës 9 qershor 2025 të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.
Apartatura “IMSI Catcher” është blerë nga SPAK përmes një procedure tenderuese sekrete, duke e motivuar lidhur me shërbimin për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit dhe luftën kundër Krimit të Organizuar.
Kjo paisje që është prodhuar në Izrael, ka shumë funksione operimi për përgjimin e aparateve telefonike dhe aplikacioneve të komunikimit telefonik.
Një paisje e tillë në Shqipëri ka hyrë në kohën kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Arben Imami dhe paisja përdorej nga një grup operacional i Shërbimit Informativ Ushtarak.
Më pas një tillë e mori Shërbimi Informativ Shtetëror dhe më vonë një paisje të tillë e bleu dhe Policia e Shtetit, e cila e ka përdorur në dhjetëra raste në operacione për kapjen e personave në kërkim dhe kryerjen e veprimeve hetimore për procedime të ndryshme.
Kjo paisje që përdoret nga Policia e Shtetit del në teren për veprime përgjuese vetëm me autorizim të prokurorit ose me vendim gjykate. “IMSI Catcheri” i policisë u përdor nga SPAK në 13 Dhjetor 2023 edhe për rastin e gjetjes në orët e mesnatës të dy telefonave të gazetarit të Kronikës së Zezë, Elton Qyno. Ky rast u konsiderua shkelje e rëndë dhe u quajt si veprim antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.
Tashmë me këtë paisje SPAK ka ritur ndjeshëm “arsenalin” logjistik të tij, lidhur me paisjet përgjuese që ka në administrim. Njëherësh SPAK synon të fitojë pavarësi absolute me policinë, duke mos kërkuar prej oficerëve të saj të kryejnë përgjime të personave të ndryshëm.
Por tashmë këto veprime i koordinon vetë me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por në vijim do vërehet nëse kjo paisje do përdoret vetëm për qëllime hetimi apo edhe jashtë kornizës ligjore të Prokurorisë së Posaçme.
Nga ana tjetër projekti 5.1 milionë euro ka modernizuar dhe qëndrën e përgjimit të SPAK, një qëndër që monitorohet dhe menaxhohet nga kompania “TBS 96” e Artan Xhori.
Ndërkohë në funksion të rritjes së cilësisë dhe shpejtësisë së hetimeve, është përmirësuar infrastruktura teknologjike dhe pajisjet kompjuterike, si dhe janë rritur kapacitetet e Sektorit të Ekspertizës, përmes modernizimit të teknologjive të ekstraktimit dhe analizimit të të dhënave digjitale, investimit në akreditimin e laboratorit të ekspertizës dhe planifikimit për rritjen e numrit të ekspertëve, me qëllim përballimin e volumit në rritje të çështjeve dhe shmangien e vonesave që cenojnë efikasitetin e hetimeve.
Gjithashtu një përbërës thelbësor i këtij procesi, ka qenë edhe investimi në programe dhe licenca të reja që mundësojnë virtualizimin e pajisjeve të sekuestruara, analizimin e të dhënave financiare dhe digjitale në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Këto liçenca SPAK i blen përmes dy kompanive “Cellebrite DI Ltd” me bazë në Izrael, e cila është lider në botë në fushën e sigurisë kompjuterike, dhe kompania tjetër “INsig2 d.o.o” me bazë në Zagreb, lider në Ballkan dhe Europë. Të dyja kompanitë paguhen nga SPAK rreth 180 mijë euro, me qëllim kryerjen e ekspertizave mbi telefonat celularë që sekuestron SPAK dhe çdo paisje kompjuterike. /Syri/
Karabinierët e Trevisos, pas një aktiviteti kompleks hetimor që synonte parandalimin dhe shtypjen e trafikut të drogës, gjatë m&eu...
Banorë të zonës së ish-Frigoriferit në Vlorë kanë denoncuar në redaksinë e Piranjat news, kushtet e vështira...
Trafik kilometrik është krijuar te Unaza e Madhe, ku dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara. Siç shihet edhe në v...
Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar...
Gjatë dhe pas ndeshjes mes Tiranës dhe Elbasanit në “Selman Stërmasi”, nuk munguan përplasjet dhe tensioni mes tifozëv...
Prokuroria e Posaçme ka thyer heshtjen dhe ka dalë kundër çdo nisme që kufizon fushëveprimin për të hetuar njës...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjave News, një situatë tepër shqetësuese në qytetin e Fierit. Sipas tij, pr...
Një konflikt pronash në Ersekë ka përfunduar në rrahje fizike mes dy bashkëfshatarëve, që i kanë shkaktuar një...
Policia ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në Shkodër. Blutë bëjnë me dije se gjatë patrul...
Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një problem serioz në Unazën e Madhe pranë ish-Shqiponjës. Sipas deno...