AKTUALITET

"Propaganda e SPAK lë për të dëshiruar!" Operacioni "Ura"/ Gazetari: "Troplinët" kanë mbështetur kandidatin e PS në Durrës, morën vota më shumë se Rama

M.B. Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 22:08

"Propaganda e SPAK lë për të dëshiruar!"

TIRANA- Gazetari, Flamur Vezaj ka ndarë detaje lidhur me operacionin "Ura" që goditi një grup kriminal të fokusuar në trafikun ndërkombëtar të drogës. I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ Vezaj tha se SPAK nuk donte të ndërmerrte operacion në datën kur është lëshuar urdhri-arresti nga autoritetet italiane, pasi sipas tij, kjo i prishte punë kryeministrit Edi Rama për fushatën e 11 majit.

Ai shtoi se Troplinët kanë ndihmuar kandidatët të PS me modelin e Ergys Xhyrbes dhe Vangjush Dakos dikur. Gjithashtu gazetari tha se ajo çka lë për të dëshiruar është se pse SPAK me propagandë sipas tij, ka njoftuar gjatë gjithë kohës që ka të atashuar edhe prokurorë të anti-mafies në ministrinë e drejtësisë, të cilët janë një oficer kontakti dhe një hetues apo prokuror që siç thotë Vezaj, "kush e di çfarë roli mund të ketë".

“Ajo që më bëri është fakti që si ka mundësi që prokuroria e anti-mafies italiane ka dhënë vendimet e arrestit që në datën 22 shkurt dhe në Shqipëri ndodh në 22 maj, pra rreth tri muaj fiks pas operacionit të ndodhur në Itali. Ajo çka lë për të dëshiruar është fakti se pse SPAK me propagandën dhe tam-tamët e tyre ka njoftuar gjatë gjithë kohës që ka të atashuar edhe prokurorë të anti-mafies në ministrinë e drejtësisë, të cilët janë një oficer kontakti dhe një hetues apo prokuror kush e di çfarë roli mund të ketë. Dhe gjatë gjithë kohës prokurorët e SPAKU-t, apo vetë institucioni i SPAKU-t thoshte gjatë gjithë kohës që duke qenë që është ngritur besueshmëria e SPAKU, jemi në kohën reale.

Organizojmë operacione me autoritetet italiane. Pra të gjitha operacionet që thoshin kemi grupe të përbashkëta hetimore grupe që punojnë në kohë reale, na doli që nuk ishte e vërtetë. U deshën tri muaj që ky operacion të organizohej në Shqipëri. U deshën tri muaj  sepse prokurorët e SPAK-ut deshin që të vinin prokurorët e antimafias, për të shpërndarë disa video që t’i tregonin qytetarëve që ja çfarë ne po bëjmë, deshën tri muaj sepse drejtuesi e prokurorisë së SPAKU-t kërkuan nga autoritetet italiane të shtyhet, sepse për shkak se është procesi zgjedhor, apo kishte ndërhyrje në politikë të cilët dihet tashmë që ‘Troplinët’ si Xhevdet Troplini ose djali i tij Fatmir Troplini. Këta kanë mbështetur kandidatin e PS siç e thatë edhe vetë ka marrë vota më shumë se vetë kryeministri Edi Rama në modelin e Ergys Xhyrbes dhe Vangjush Dakos dikur.

Dhe për këtë fakt mendova se kjo është një lojë të cilës mund ti vijë era, për shkak se nuk mund të themi që operacioni është për një krim të kryer, ky operacioni i 2025 bën për veprat penale të konsumuara të 2016-2022 pra tri vite me vonesë. Kush e bëri të pushojë pra për tri vite, mos kishte ndërhyrje në Shqipëri për këtë grup, ku të gjithë e dinë se kush janë këto personazhe. Mos harrojmë që në maj të 2014 kur u bë operacioni i revanzhit prokurorët e SPAKU-t dërguan forcat Renea, për të arrestuar mikun e ‘Pojës’ pra Famtir Troplinin, të cilin nuk e gjetën, por i gjetën 3 milionë euro kesh që i kishte lënë në oborr”, tha Vezaj.

ura

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë