AKTUALITET

Protesta studentore kundër Ramës/ DW: Policia me strategji të re, nuk i lejon të rigrupohen! Kryeministri nuk tërhiqet

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2026, 08:05

Protesta studentore kundër Ramës/ DW: Policia me strategji të

Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”. Policia me strategji të re duke mos i lejuar rigrupimin.

Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojnë drejt qendrës së Tiranës, ku nuk munguan tensionet. Një grup protestuesish sulmuan Gjykatën e Apelit. Për pasojë, referuar njoftimit zyrtar të policisë, pesë protestues u arrestuan, ndërsa 15 të tjerë u shpallën në kërkim. E njëjta situatë u përsërit edhe gjatë pasdites.

Raportohet për disa të shoqëruar, e ndërsa që nga 13 tetorit në total janë regjistruar 310 të lënduar, nga të cilët 191 punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalomtarë. Shifrat janë bërë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Rama: Nuk dorëhiqem, shpërblim financiar për efektivët e policisë
Në ditën e shtatë të protestave, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me efektivët e policisë, gjatë të cilit njoftoi shpërblime financiare për punonjësit e angazhuar në përballimin e protestave.

Rama deklaroi se çdo efektiv që ka qenë në vijën e parë do të përfitojë një shpërblim prej 2 500 eurosh, e ndërsa premtoi gjithashtu rritje pagash nga 1 janari 2027. “Ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front”, tha kryeministri.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë paralajmëroi se protestuesit e përfshirë në aktet e dhunës do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara. Gjithashtu shtoi se personat përgjegjës nuk do të përfitojnë shërbime të caktuara nga shteti.

“Fatura financiare për ato dëme do t’ju përndjekë. Nuk do kenë arsim falas, nuk do kenë bursa pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë. Nuk do marrin asnjë shërbim nga taksat e shqiptarëve. (…) Mësues që marrin nxënësit dhe i nxjerrin nga shkolla dhe u thonë: “Bini xhamave të shkollës”, siç ndodhi në Lezhë. Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet”, theksoi Rama.

Kryeministri përsëriti qëndrimin se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave që vijojnë prej shtatë ditësh. Nga ana tjetër, hodhi sërish akuza ndaj opozitës, duke pretenduar se ajo po kërkon të provokojë “një 21 janar të dytë”.

Në daljen e tij për mediat, përballë policëve, Rama përsëriti edhe pretendimin e tij se protestat nuk janë studentore, por financohen nga Irani dhe Rusia.

Opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe një qeverie kujdestare
Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti tri kërkesa për zgjidhjen e krizës politike. Ai përjashtoi mundësinë e një dialogu me Ramën.

“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Krijimin e një qeveri kujdestare. Gjithashtu, asnjë pengesë për kërkesat e drejtësisë, veprimet e saj për veprën penale të korrupsionit. Kjo nënkupton që nuk mund të ketë asnjë amnisti për ata që kanë vjedhur”, theksoi Berisha.

Reagon Parlamenti Europian: Jo përshkallëzim, por dialog
Zhvillimet e shtatë ditëve të fundit në Shqipëri kanë sjellë edhe reagimin e përfaqësuesve të Parlamentit Europian.

Marco Tarquinio, kryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Shqipërinë, dhe Andreas Schieder, raportues i përhershëm për Shqipërinë në Parlamentin Europian, shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave.

Në një deklaratë të përbashkët, dy eurodeputetët dënuan sulmet ndaj institucioneve dhe dëmtimin e pronës publike e private, ndërsa u bënë thirrje protestuesve të shmangin çdo akt dhune.

Njëkohësisht, ata shprehën shqetësim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia, duke u kërkuar autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të hetojnë çdo rast të mundshëm dhune.

Në deklaratë theksohet se liria e tubimit dhe e shprehjes paqësore është një e drejtë themelore, e garantuar nga legjislacioni europian. “Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë.

Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.

Gjithashtu shprehim shqetësim serioz në lidhje me raportet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës.

Ne nënvizojmë se e drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes paqësore gëzon mbrojtje si nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit – në këtë rast, të rinjtë – kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, duke përfshirë edhe protestën paqësore.

Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje kuptimplote për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë