AKTUALITET

‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2026, 08:58

‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’,

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj studentëve protestues dhe kërcënimet për heqjen e bursave.

Vuksani deklaroi se bursat nuk janë një favor i kryeministrit, por jepen mbi bazën e kritereve të përcaktuara, për të mbështetur studentët në vështirësi ekonomike dhe ata që ndjekin degët prioritare.

Pedagogu tha se qeveria po dështon në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e institucioneve, ndërsa protesta studentore përbën një nga momentet më të rëndësishme në historinë e arsimit të lartë shqiptar.

Pjesë nga intervista:

Mund të them që sindikata e pedagogëve është pak e vonuar. Reagimi i saj mund të ishte edhe më i hershëm, por ne kemi qenë përditë në shesh me studentët, sepse një nga funksionet bazë të një profesori nuk është vetëm dhënia e njohurive teorike apo profesionale. Në njëfarë mënyre, është një lloj raporti që krijohet me studentin, është një lloj guide që shërben profesori për studentët. Mentorship-in e kanë shumë të bukur anglosaksonët, mentor, pra që e formon në njëfarë mënyre karakterin e tij, këmbënguljen e tij shkencore e kështu me radhë.

Kështu që unë kam qenë vazhdimisht në protestë dhe mendoj që është një nga momentet më historike të zhvillimit të arsimit shqiptar dhe arsimit të lartë në veçanti.

Unë kam pasur fatin e mirë të jem edhe student i lëvizjes studentore të dhjetorit 1990-1991.

Na ra kjo fatkeqësi dhe u pamë, dhe tani po shohim një ngjarje tjetër, ku studentët tanë, me shumë këmbëngulje, me shumë trimëri, me shumë vetëflijim, mund të them, ata po përballen me një polici fare të çorientuar, me një polici fare joprofesionale, me një polici të dhunshme.

Ata janë studentë, ata janë formuar për t'u bërë doktorë, inxhinierë, agronomë, veterinerë. Ata nuk janë luftëtarë, ushtarakë. Ata nuk kanë një formim, qoftë fizik, qoftë psikologjik, për t'u përballuar me ushtrinë e policisë.

Nëse, nga ana tjetër, janë ca njerëz të trajnuar, të mbrojtur me skafandra, të pajisur, dhe gjithë jetën e tyre ai është profesioni i tyre, pra të jenë të përgatitur për situata të tilla, që të përballohen me një protestë, dhe ata janë joprofesionistë, janë të dhunshëm, janë në tejkalim total të ligjit, nga ana tjetër janë ca studentë të bukur, të jashtëzakonshëm, që luftojnë për të drejtat e tyre.

Duhet të themi edhe diçka: ai fëmijë 16 vjeç, ai student 17 vjeç, që dhunohet, që dhunohet në furgon, që dhunohet në komisariatet e policisë, për atë është një traumë. Pra, ai përjeton një traumë që do ta mbajë mend dhe do ta ketë me vete, dhe do ta mbartë me vete gjithë jetën.

Pra, shteti shqiptar, policia e shtetit, gjithashtu këtu është, që paguhen me taksat tona. Ata paguhen, ose ata e kanë si funksion kryesor që të dhunojnë studentët, që t'i bëjnë ata me trauma njerëzore gjatë gjithë jetës. Pra, ky është funksioni i saj.

Më duket sikur jemi në një shtet absurd, që kemi kaluar çdo lloj limiti njerëzor dhe normal për të administruar shtetin. Pra, ata mbrojnë Partinë Socialiste dhe nuk mbrojnë bankat, ata mbrojnë Kryeministrinë me forca speciale dhe nuk mbrojnë gjykatën. 

Mendoj se kryeministri është jashtë gjendjes së tij normale mendore. Nuk mund t'i konceptoj veprimet e tij: një lloj nxitjeje, një lloj sharjeje. Si mund të thuash ti që studentët janë pa shkollë, nuk bëjnë dot shtatë fjalë bashkë? Si mund të thuash: „Unë do t'ua heq bursat studentëve“? Bursat e studentëve nuk i jep Edi Rama, jepen mbi bazën e disa kritereve. Për shembull, një jetim që nuk ka nënë e baba, që s'ka të ardhura, merr bursë. Pra, Edi Rama do t'ua heqë bursën jetimëve.

Një student tjetër që s'ka të ardhura merr bursë, sepse këto janë kriteret që i përcaktohen. Ne kemi studime prioritare, pra ai student që vazhdon për agronomi ose veterinari, pra degë prioritare, që e ka përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave që një student i tillë duhet të mbështetet, jo për hatër të qeverisë dhe kryeministrit, por për interesat e ekonomisë kombëtare.

Jemi në një sistem absurd dhe, si të thuash, dirigjenti i këtij sistemi është kryeministri. Prandaj, unë po dyshoj se çfarë po ndodh me këtë njeri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë