Dita e 14-të e protestave studentore, qytetarët dhe të rinjtë mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Policia ka proceduar penalisht 17 persona pas protestës së zhvilluar në Zvërnec, ku banorët kundërshtojnë zbatimin e një projekti ndërtimor nga një kompani private.
Sipas Policisë, gjatë tubimit situata është përshkallëzuar, ndërsa një grup protestuesish ka tentuar të prishë rrethimin e kantierit. Në këtë situatë, një prej protestuesve, shtetasi me iniciale E.S., është futur me forcë brenda territorit të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjësit e kompanisë private të sigurisë.
Policia bën me dije se gjatë shoqërimit, protestuesi ka pësuar dëmtime trupore. Pas ndërhyrjes së efektivëve, ai është nxjerrë nga ambientet ku mbahej dhe më pas ka depozituar kallëzim ndaj dy punonjësve të sigurisë private, të cilët u proceduan penalisht për ngjarjen. Në vijim të hetimeve, autoritetet proceduan edhe 15 pjesëmarrës në protestë, të dyshuar për veprime të dhunshme dhe dëmtim të rrethimit të kantierit.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.05.2026, është zhvilluar një tubim i organizuar nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”, të cilët kundërshtojnë zbatimin e një projekti ndërtimor nga një kompani private.
Policia e Vlorës, pas njoftimit të marrë nga banorët për zhvillimin e këtij tubimi, ka marrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbrojtjen e pronës private.
Gjatë tubimit, situata është përshkallëzuar dhe një grup protestuesish kanë kryer veprime të dhunshme me qëllim prishjen e rrethimit të kantierit të kompanisë.
Në këto rrethana, njëri prej protestuesve, shtetasi E. S., është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë në ambientin e përcaktuar për rojet. Gjatë shoqërimit nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, shtetasit E. S. i janë shkaktuar dëmtime trupore.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nxjerrë shtetasin E. S. nga ambienti ku mbahej nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. Më pas, ai është paraqitur në ambientet e DVP Vlorë, ku ka bërë kallëzim ndaj dy punonjësve të kësaj shoqërie.
Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht dy punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, konkretisht shtetasit G. V., 41 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Po në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht edhe 15 shtetas pjesëmarrës në tubim, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime të dhunshme me qëllim prishjen e rrethimit të kantierit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”
Emri i priftit polak, At Diakon Jacek Roman Bogacz, që doli në dosjen hetimore të SPAK si posedues i shumës financiare prej 860 mijë ...
Zhvillimi i inteligjencës artificiale ka bërë që edhe në Shqipëri të propozohet një ligj i veccantë mbi atë ...
Dy vëllezërit nga Kukësi, Shkëlzen dhe Vullnet Daci, rezultojnë krerët realë të organizatës së narkotrafikut...
Një situatë e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në gjatë protestes në Zvërnec. Siç shihet edhe në pamje, perso...
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros kanë dalë sërish në protestë në Portonovë, duke kërkuar rikthimin e...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Mario Çelës dhe të Sergej Hasanpapajt, duke lënë në fuqi masën e si...
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka vendosur të sfidojë hapur Parlamentin dhe Komisionin Europian, duke mbajtur n...
Është fikur plotësisht vatra e zjarrit që ra mesditën e së premtes në kurorën me pisha të Malit të Shën...
Një banor nga Xhafzotaj, në Durrës i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar mungesë...
Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...