INVESTIGIME

"Rai 3 dhe Bild nxorën zbuluar emra të njohur", investigimi: Çfarë është dosja 184? Përgjimi dhe votat e zgjedhjeve...

M.B. Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 21:06
"Rai 3 dhe Bild nxorën zbuluar emra të njohur", investigimi:
Foto ilustruese

TIRANA- Fundjavën që shkoi, emisioni investigativ Report ne Rai 3 riktheu në vëmendje lidhjet okulte të kryeministrit dhe eksponentëve të lartë të mazhorancës parlamentare, me krimin e organizuar. Investigimi mund te konsiderohet një bombë për qeverinë Rama. Afera korruptive dhe bashkëpunim me grupe kriminale, aq sa Shqipëria të quhet një narkoshtet nga televizioni më i madh dhe më i rëndësishëm në Itali. Ndërkohë që mes emrave që u përmendën ishte edhe Artan Gaci, ish deputet, investitor strategjik, bashkëshort i ish-ministres dhe aktualisht deputete e Partisë Socialiste Olta Xhacka.

Ky investigim mes të tjerash solli edhe fakte të tjera të aferave të dyshimta të ciftit Gaci - Xhacka, kësaj radhe me djalin e një ministri të qeverisë Meloni. Në realitet emri i zotit Gaci është përfolur edhe në disa afera të tjera, për të cilat kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ka përfunduar pas hekurave, ndërsa dy bashkëshortët janë nën hetim nga SPAK. Po në dosjen 184 të Dibrës e cila u mbyll pavarësisht fakteve tronditëse?

Në këtë dosje spikasin veçanërisht tre emra, ai i Damian Gjiknurit, i Ulsi Manjas, ministër i drejtësisë dhe Ymer Lalës, i një personazh tepër i kontestuar nga opozita për tjetërsimin e votës në zonën e tij të influencës.
Pavarësisht se skandali i dosjes 184 u bë publik nga prestigjiozja gjermane Bild, në Shqipëri hetimi u mbyll për mungesë provash.

Por në këtë dosje një rol jo pa rëndësi luan edhe Artan Gaci, i cili shfaqet në disa përgjime. Por përtej këtyre bisedave, të tjera komunikime brenda dosjes 184 janë ende të papublikuara. Mes tyre dhe një telefonatë e regjistruar që ka për protagonistë Artan Gacin dhe Ymer Lalën. Periudha në të cilën po flasin duket se është gjatë dhe pas fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Dibrës. Thuajse të gjitha bisedat mes të dyve kanë të bëjnë me ecurinë e procesit të zgjedhjeve dhe me pritshmëritë tek rezultati që presin të marrin. Dy bashkëbiseduesit përveçse ndajnë halle votash, flasin edhe për personin që nuk guxojnë t’i përmendin as emrin.

Pra Ai, që kuptohet fare qartë se kush është, ka raporte direkte me një personazh kontrovers, që edhe nga bisedat duket se kontrollon dhe ruan votën e socialistëve në zonën e Dibrës. Nuk është e vështirë të kuptohet se e gjithë fushata elektorale në Dibër, është e bazuar në performancën e Ymer Lalës, i cili komunikon si vëlla me Artan Gacin. Këto biseda mes Agacit dhe Lalës, janë vetëm një pjesëz fare e vogël e gjithë asaj çfarë ka ndodhur në Dibër dhe që janë bërë pjesë e dosjes së famshme 184, ku dyshohet për lidhje të forta të krimit të organizuar me politikën.

Kjo dosje e cila ka brenda saj fakte të pakontestueshme të tjetërsimit të votës në Dibër, është mbyllur nga drejtësia për pamjaftueshmëri provash. Por indiciet janë që Spaku ta marrë edhe njëherë në dotë këtë patate të nxehtë, e cila nxjerr zbuluar kryeministrin dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste. A do të ndodhë kjo? Mbetet të presim.

dosja 184

Artikuj te sugjeruar

M.B. INVESTIGIME 7 Qershor20:54

Protesta për profesionet e lira

Foto ilustruese TIRANA- Nëse ka patur një politikë të dështuar të qeverisë Rama, është ajo me taksat. Dik...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë