Rama sulmon sërish protestuesit: Pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...

Hyrja e një grupi të madh mediatik serb në tregun shqiptar ka ngjallur debate dhe shqetësime të thella, mes akuzave se qëllimi i tij nuk është komercial, por shërben si një mjet propagande i kontrolluar drejtpërdrejt nga qeveria e Beogradit. Sipas burimeve, ky grup mediatik funksionon si një entitet i ngjashëm me “Russia Today” për qeverinë ruse, duke shërbyer si një zë propagandistik për interesat e shtetit serb.
Zgjerimi i tij në Shqipëri shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë për të rritur ndikimin në të gjithë Ballkanin.
Deputeti i PD, Besart Xhaferri i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' tha se qëllimi fundor i këtij investimi është i dyfishtë: përhapja e propagandës pro-serbe dhe destabilizimi i mundshëm i situatës politike në Shqipëri.
Një linjë editoriale anti-Kosovë pritet të jetë në qendër të transmetimeve, duke marrë parasysh se media është në pronësi të Republikës së Serbisë, një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Sipas Xhaferrit, hapja e dyerve për media të tilla është e papranueshme për sa kohë ekzistojnë “hesape të pasqaruara” mes dy vendeve, me çështjen e Kosovës në krye.
Normalizimi i plotë i marrëdhënieve, përfshirë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e saj në OKB, shihet si një parakusht për çdo hap të mëtejshëm.
Deputeti i PD tha se Shqipëria nuk mund të veprojë si një palë e paangazhuar përballë tensioneve në veri të Kosovës dhe sulmeve që i bëhen asaj, duke theksuar se fati i dy shteteve është i lidhur pazgjidhshmërisht.
Deklarata për 'Kafe Shqeto':
Patjetër që propaganda pro-serbe do jetë ajo që do jetë në kryefjalë të këtij grupi mediatik, por mund të jetë edhe destabilizimi i vetë situatës në Shqipëri.
Mund të jetë, si të thuash, një, një linjë anti-Republikës së Kosovës, mund të jetë, mund të jetë shumë, shumëçka.
Ajo ngelet për t'u parë. Puna është që pse duhet t'ia japim ne këtë mundësi një grupi mediatik që është në pronësi të Republikës së Serbisë, që nuk njeh Republikën e Kosovës.
Pra, unë e kuptoj, kjo qeveri ka qenë gjithmonë më dashamirëse ndaj Republikës së Serbisë se Republikës së Kosovës, si në rastin e Open Balkan, po ashtu si dhe në rastin e bashkëpunimit ekonomik, ku ne kemi importet më të mëdhaja, le të themi, nga Republika e Serbisë, që, që te qumështi pluhur, mielli serb e të tjera e të tjera.
Nuk besoj, sepse do jetë një news channel. E news channel normalisht ë ju e dini që është vetëm për të pasur të ftuar, për të pasur analizë politike, lajme dhe çdo gjë që ndodh në Shqipëri apo dhe në Serbi me e sjellë në një lloj koezioni.
Unë vetë si deputet i Republikës së Shqipërisë jam kundër këtyre prezencave të republikave që nuk janë miqësore ndaj kauzave shqiptare.
Mund të kemi marrëdhënie miqësore deri diku korrekte me një republikë se s'kemi pse të jemi në luftë, por edhe ta hapim dyert kur kemi akoma hesape të pasqaruara me ata.
Se në momentin që Republika e Serbisë do njohi Republikën e Kosovës, Republika e Kosovës bëhet anëtare në OKB, normalizohet komplet situata mes atyre, bëhet një mea culpa, vazhdon pastaj patjetër ne duhet të harrojmë të shkuarën, duhet të shkojmë drejt të ardhmes.
Po ne jetojmë gjallë në të tashmen me problematika në veri të Kosovës, në kufijtë e Kosovës, në sulmet terroriste që i bëhen Kosovës dhe gjithçka tjetër. Pra Shqipëria nuk mund të sillet sikur nuk ka lidhje me atë./Syri
Një situatë alarmante paraqitet në zonat naftëmbajtëse, ku banorët dhe punonjësit përballen çdo vit me një...
Deputeti Luan Baçi ka denoncuar pasojat e reshjeve të ditëve të fundit në Fier, duke theksuar se përmbytjet kanë mbuluar ...
Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë gdhirë nën ujë mëngjesin e sotëm n...
Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit. Ai është arrestuar pasi të mërkurën &eu...
Banorët e fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë në protestë në Qafzez, tek ura e Baba Selimit&n...
Fermerët e Konispolit po përballen me dëme të mëdha pas motit të keq që ka goditur vendin, ndërsa ndihen të brakt...
OSSH ka njoftuar abonentët në Tiranë se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të problemeve me fiderat e Nën...
Dy vajza të reja nga Brazili janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. N...
Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit ku 40-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën tragjikish...