AKTUALITET

Seanca në GJKKO:/ Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 15:06

Seanca në GJKKO:/ Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK

GJKKO ka konfirmuar zyrtarisht ditën e sotme se masat e sigurisë për Ballukun, do të mbeten në fuqi. 

Balluku do ta ankimojë masën, pasi ajo nuk lejohet të hyjë në zyrën e saj në ministrinë e Infrastrukturës dhe në kryeministri.

Nga mediat mësohet se gjatë seancës ka patur përplasje mes motrës së Belinda Ballukut dhe prokurorëve të SPAK.

Klodiana Lala: Belinda Balluku do të qëndrojë në masën e sigurisë së pezullimit nga detyra, bllokimit të pasaportës dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit. Pritet që ministrja Balluku ta ankimojë masën e sigurisë pasi ajo nuk shkon dot në zyrë dhe as nuk ushtron dot detyrën.

Ministres do i duhet të presë masën e apelimit në shkallën e dytë dhe shqyrtimin e kërkesës së Kryeministrisë nga Kushtetuesja për kompetencat mes Qeverisë dhe GJKKO për masën e pezullimit të një ministri.

Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, kanë mbetur masat në fuqi, arrest shtëpie.

Gjyli refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. Ata nuk kanë dhënë asnjë reagim pas përfundimit të seancës për konfirmimin e masave paraprake të vendosura nga GJKKO.

Ka pasur debate gjatë seancës së masës së sigurisë me diskutime të forta juridike. Balluku ka pasur përveç të motrës Pamela Qirko edhe avokatin Ardian Kalija, që kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë.

Para seancës GJKKO i dha afat palëve që të njiheshin me aktet e dosjes pas kërkesës së bërë, ndërsa seanca rinisi më vonë dhe përfundoi në orët e pasdites. Balluku nuk dha asnjë shpjegim në dy hyrjet dhe daljet nga godina e GJKKO-së, duke mos bërë as komente.

Aktualisht pritet zbardhja e vendimit të gjyqtarit Çela, ku do shpjegohet përse janë vendosur këto masa, cilat ishin pretendimet e palëve dhe provat bazë të SPAK-ut për të dhënë masat shtrënguese ndaj zv/kryeministres.

Sipas procedurës konfirmimi i masave duhet të bëhej brenda tre ditësh. Kurse Balluku, sipas gazetares Lala, nuk del dot jashtë vendit pa lejen e SPAK, pasi do i duhet të kalojë në Pikën Kufitare dhe të regjistrohet në hyrje-dalje dhe ka ndalesë nga ana e SPAK-GJKKO.

Përfundimisht GJKKO ka vlerësuar të ligjshme kërkesat dhe masat shtrënguese të kërkuara nga SPAK edhe gjatë seancës së sotme të konfirmimit dhe dëgjimit të palëve.

Këto masa nuk prekin funksionet e Ballukut si deputete, pra si e zgjedhur, por vetëm si zv/kryeministre dhe ministre. Pas kësaj mase Balluku duhet të japë dorëheqjen vetë, ose ta shkarkojë kryeministri Rama, për të zgjedhur një emër tjetër si zv/kryeministre pasi është pozicion kushtetues dhe qeveria nuk mund të lihet pa zëvendës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?