“Dhunë, kërcënim apo pengim raportimi”/ AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve gjatë protestave studentore
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...

Një javë më parë, Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtor i firmës Salillari, i cili rezultoi përfitues i koncesionit për ndërtimin e Portit Tregtar të Vlorës, një projekt me vlerë rreth 60 milionë euro.
Por historia nuk përfundon këtu.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes është djali i tij, Engjëll Agalliu, i cili duket se ka të njëjtën “fat” si i ati. Madje, projekti që ka përfituar ai është edhe më i madh. Në shkurt të vitit 2024, ky 40-vjeçar themeloi kompaninë Albanian Solar Power. Objekti i veprimtarisë së saj përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh: prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e energjisë, deri te shërbimet imobiliare dhe shitblerja e pasurive të paluajtshme.
Kapitali fillestar? 100 mijë lekë. Një shumë modeste – sa dy muaj qira zyrash – por që nuk e pengoi aspak Ministrinë e Energjitikës ta shpallte këtë kompani fituese të një lejeje kolosale prej 82 megavatësh, projekt i cili kërkon minimalisht 80 milionë euro investim.
Më 4 qershor 2025, Këshilli i Ministrave i miratoi Engjëll Agalliut lejen 49-vjeçare për ndërtimin e centralit fotovoltaik dhe veprave ndihmëse në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier.
Shteti, në këmbim, do të marrë falas vetëm 2% të prodhimit vjetor të energjisë, ose vlerën monetare të tij.
Si babai, ashtu edhe djali – Hektori dhe Engjëlli – janë punonjës të firmës Salillari. Çdo ditë, në orën 07:00, dalin nga i njëjti pallat i ndërtuar nga Salillari dhe nisen për në punë me të njëjtën makinë të firmës. Pavarësisht lidhjes familjare me oligarkun që i punëson, të dy zyrtarisht mbajnë pozicione modeste pune. Megjithatë, brenda pak vitesh, një familje e zakonshme punëtorësh është bërë pronare e dy mega-projekteve që çdo kompani e madhe me eksperiencë do t’i ëndërronte.
Se si ka ndodhur kjo? Pse? Me çfarë kriteresh?
Këtë nuk mund ta themi – sepse dokumentet flasin vetëm për faktin e thjeshtë: toka në Boçovë dhe leja 82 MW janë sot në duart e Engjëll Agalliut, i cili formalisht është gati të nisë projektin më të rëndësishëm të jetës.
Por pyetja që mbetet pezull është kjo: A është Engjëll Agalliu pronari real i këtij projekti, apo thjesht emri që duhej të dilte në letër?/piranjat.new
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Prokuroria e Posaçme, me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë...
Në këtë format kemi hasur histori që asnjëra nuk ngjan me tjetrën dhe kemi takuar njerëz që padrejtësitë i k...
Jemi në Razëm, aty ku na pret Marije Qarri, një zonjë e cila me mund dhe sakrifica ka blerë një tokë në Alpet magjike ...
Turkish Airlines ka vendosur të shesë 49% të aksioneve që zotëron në Air Albania, duke hapur garën për një investit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë më ndjekësit e tij në facebook, një fjalim të Ben Blushit, ish-deputetit të PS-s&eum...
Pas reshjeve intensive në Kolonjë, NJVKSH ka konfirmuar ndotje mikrobike dhe fiziko-kimike në ujin e rrjetit të qytetit. Bashkia ka bër...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd, ku dhëndëri u ka dhënë valium vjehërrve dhe ma pas ...
Aeroporti i Vlorës, projekt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë plot 104 milionë euro është përmbytur nga ujë që...
Pas denoncimeve të njëpasnjëshme dhe disa dosjeve të depozituara prej kohësh në SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Ko...
Sot në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, Zv. Sekretares së Përgjithshme, Znj. Brunilda Haxhiu e Partisë së Liris&eum...