
Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, sekuestron 15 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit N.B. dhe familjarëve të tij, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.270 të vitit 2019, të regjistruar mbi bazën e referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kishte dyshime se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, u konstatua se vlerat monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal, ishin investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat përdoren si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
Prokuroria, mbështetur në faktet dhe të dhënat e marra, vlerësoi të kryejë verifikime të thelluara mbi pasuritë dhe asetet në pronësi të subjektit të dyshuar dhe pas administrimit të provave të nevojshme, regjistroi kryesisht procedimin pasuror nr.2, datë 13.11.2025”.
Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shrewsbury-t (MB) për prodhim të lëndëve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër”, njofton Prokuroria Fier.
Sipas prokurorisë rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive.
Njoftimi i Prokurorisë Fier:
Mbështetur në këto të dhëna, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe me miratimin e Gjykatës Fier, u vendos sekuestro mbi pasuritë e mëposhtme:
1. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
2. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
3. Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;
4. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;
5. Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
6. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
7.Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
8.Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
9. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
10.Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;
11.Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
12.Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
13. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205'029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;
14. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100'000 (njëqindmijë) Euro; dhe
15.Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63'000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor09:43
Moti i keq shkakton probleme në Pogradec/ Bllokohet rruga në fshatin Peshkëpi, disa banesa të përmbytura
Reshjet intensive të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme të shumta në Pogradec, ku lumi i Vërdovës ka dal&...
AKTUALITET
21 Nëntor09:22
''Dosja Veliaj''/ Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm (21 N&e...
AKTUALITET
21 Nëntor09:21
Krizë në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit, punonjësit mbledhin mbeturinat me dorë
Bashkia Tepelenë përballet me një situatë alarmante në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit.
Punonjësit e sektor...
Elton Qyno
AKTUALITET
21 Nëntor09:16
‘Lojrat e Fatit’ dhe Ali Hysa, ja dy sekretet që Oltion Bistri nxori tek Pëllumb Gjoka
Oltion Bistri, ish-shefi i policisë Operacionale në Policinë e Shtetit, arriti të marrë dy pafajësi në Gjykatën e Posa...
AKTUALITET
21 Nëntor09:03
Anila Hoxha zbulon detajet për Ballukun: Hetimet po shkojnë më tej, nga Aeroporti i Vlorës te pastrimi parave!
Gazetarja Anila Hoxha zbardh detaje lidhur me skandalin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO vendosi sot dy masa; pezullimin nga...
AKTUALITET
21 Nëntor08:38
Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar
Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit, ndërkoh&eu...
AKTUALITET
21 Nëntor08:33
FMN ngre pikëpyetje për rolin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësim për rreziqet e lidhura me krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.
N&e...
AKTUALITET
21 Nëntor08:30
Reshjet shkaktojnë probleme në Fier/ Ujë në oborret e banesave dhe prurje të rritura të lumenjve
Gjatë natës, reshjet e shiut kanë shkaktuar rritje të prurjeve në lumenjtë Vjosa dhe Seman, duke krijuar probleme në disa z...
AKTUALITET
21 Nëntor08:27
SPAK "bastis" Ministrinë e Financave/ Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 milionë euro të Bankers Petroleum
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të...