
TIRANË- Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të hënën me 99.32 lekë. Kursi i euros ka rënë me afërsisht 0.5 lekë krahasuar me ditën e premte dhe me 0.7 lekë krahasuar me të enjten e kaluar, kur pati prekur nivelin më të lartë në pesë muajt e fundit.
Rënia e shpejtë tregon qartë se rritja e javës së kaluar ishte kalimtare dhe lidhura me operacione të veçanta dhe të përqendruara të blerjes nga subjekte të veçanta. Kërkesa e lartë për euro në ditët e fundit të muajit janar erdhi kryesisht nga Banka OTP Albania, që besohet se bleu valutë me qëllim konvertimin e fitimeve nga viti i kaluar.
Kërcime të ngjashme të kursit të euros kanë ndodhur disa herë në vitet e fundit, në rrethana të ngjashme. Në mars të vitit të kaluar shpërndarja e një dividendi në vlerë të madhe nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT) solli rritje të fortë dhe afatshkurtër të kursit të këmbimit euros me lekun.
Për shkak të përmasave të vogla, zakonisht tregu valutor shqiptar rezulton i ndjeshëm ndaj operacioneve të shitblerjes në shuma të mëdha të valutës. Megjithatë, zakonisht këto luhatje amortizohen shpejt nga tregu dhe kursi i këmbimit u kthehet shpejt ekuilibrave të mëparshëm. Siç kishte paralajmëruar “Monitor” javën e kaluar, një trajektore e tillë u regjistrua edhe në rastin e fundit.
Kursi i këmbimit në vitet e fundit është karakterizuar nga një forcim i ndjeshëm i lekut ndaj euros. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar euro u këmbye mesatarisht me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.
Megjithëse norma e rënies së kursit është ngadalësuar krahasuar me vitin 2023, sërish rënia e kursit mesatar euro-lek në vitin 2024 ishte rënia e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Vazhdimi i rënies së kursit të këmbimit të euros edhe gjatë vitit 2024, ndoshta në një shkallë më të madhe se parashikimet, duke se i detyrohet vijimësisë së flukseve të larta hyrëse valutore jashtë.
Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë arritur në përfundimin se rritja e flukseve hyrëse ka ardhur nga rritja e eksportit të shërbimeve dhe sidomos turizmit, rritja e investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme, por në deklarimet e tij Guvernatori Sejko nuk ka përjashtuar as rolin e prurjeve valutore informale.
Nga ana tjetër, edhe politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit. Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte vlerën rekord të pothuajse 72 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kursi mesatar i këmbimit të euros ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
3 Shkurt14:56
Vrasja dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk paraqitet në seancë, paraqet ‘listën’ me kërkesa nga burgu
TIRANË- Dritan Rexhepi, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, nuk është paraqitur ditën e sotme në seanc...
b.z
AKTUALITET
3 Shkurt14:32
"Më kapi nga fyti, më gjuajti në qafë..."/ U dhunua brutalisht nga kunati, 52-vjeçarja nga Roskoveci rrëfen ngjarjen: Jam shumë e troditur...
Foto ilustruese
FIER - 52-vjeçarja e cila u dhunua nga kunati i saj disa ditë më parë në Roskovec të Fier ka dhënë...
e. d
AKTUALITET
3 Shkurt13:32
FOTO/ Aksident në rrugën e re të Ersekës, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierën anësore
ERSEKË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e re të Ersekës. Siç shihet edhe në pamje një makin...
b.z
AKTUALITET
3 Shkurt13:21
Të dënuar me burg të përjetshëm, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili rigjykohen për vrasjen e ish-anëtarit të Bandës së Lusnjes, Gerti Lala
Haxhiu, Bilbili
TIRANË - Kreu i grupit kriminal Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtori i tij Orges Bilbili do të rigjykohen për vrasjen i...
E.D
AKTUALITET
3 Shkurt12:20
Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme nga mbeturinat
PRISHTINË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me menaxh...
b.z
AKTUALITET
3 Shkurt11:33
Tiranë/ I dënuar me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
Policia
TIRANË - Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Tiranë. Policia bën ...
b.z
AKTUALITET
3 Shkurt11:33
Mbytja e Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve në lumin Buna, Prokuroria kërkon 6 vite burg për Erdgys Arrazi
Alma Arrazi
SHKODËR - Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar 6 vite burg për Erdgyz Arrazin, bashkëshorti i Alma ...
b.z
AKTUALITET
3 Shkurt11:32
Vranë me breshëri plumbash Ramazan Matajn në Shkodër, Gjyaka e Apelit lë në burg dy vëllezërit Hasaj
SHKODËR - Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në arrest me burg dy vëllezërit Klisman dhe Arjon Hasaj pasi akuzohen p...
b.z
AKTUALITET
3 Shkurt10:36
Mbytja e Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve në lumin Buna, Prokuroria kërkon 6 vite burg për Erdgys Arrazi
Erdgys Arrazi, Alma Arrazi
SHKODËR - Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar 6 vite burg për Erdgyz Arrazin, bashkë...