
Pesë ditë pasi në Tiranë u rrëzua dhe u tërhoq zvarrë shtatorja e diktatorit Enver Hoxha, më 25.02.1991, komitetit i partisë i rrethit të Vlorës organizoi një marshim demonstrativ me punonjësit e Pashalimanit drejt “Sheshit të Flamurit”, ku do të mbahej një miting në përkrahje të emrit të diktatorit.
Punonjësve u ishin thënë, se do t’u paguhej dita e punës. Ishte ora rreth 1000 e paradites, kur autobusët, të mbushur plot me punonjës të Bazës së Pashalimanit, ndaluan në “Skelë”. Njerëzit filluan të zbrisnin dhe nën komandën e sekretarëve të partisë, filluan të rreshtohen. Në duar disa mbanin bukën e mbështjellë me gazetë, e të tjerë portrete të Enver Hoxhës e disa parulla. Në krye, në gjatësinë e rreshtit, spikaste një beze e kuqe, e shkruar me të bardhë; “Enver- Shqipëri” dhe “Vullnetarët e Enverit.”
Pa u vënë akoma në lëvizje, turma që udhëhiqej nga drejtori i Pashalimanit, Luto Hasko, dhe titullarë të tjerë të komitetit të partisë në rreth, filloi të bërtiste; “Shqipëri-Enver, jemi gati kurdoherë”. Ndërkohë disa punonjës, tinëz u larguan nga grumbulli, duke mos dashur të shkojnë te “Sheshi i Flamurit”. Sapo turma kaloi “Kulaçin” dhe përparoi rreth 50-metra, si me magji s’dihet nga mbinë rreth njëzet djem, të moshës 25-40 vjeç të gjithë “skelarë” ose zona përreth. Pjesa më e madhe ishin njerëz të thjeshtë dhe pa ndonjë angazhim politik.
Njoha midis tyre Xhoxhi Priftin, berberin e Skelës; Hamdi Memetin, këpucar; Vilson Haskaj, pilot në port; Namik Mustafaj, teknolog në Sodë; Koto Zilja, trajner pranë Klubit Sportiv “Flamurtari”; Nasip Imeri, saldator në Fabrikën e Çimentos; Kastriot Axhami, peshkatar; Gjergji Kallçia, Sulo Nebiu, Lefter Islami etj, të gjithë lindur e rritur në Skelë. – “Ndaloni more shkërdhata, ku po shkoni”!- ulëritën djemtë e “Skelës”.
-“Doni të ngjallni diktatorin, por nuk kemi për t’iu lënë. Kthehuni se do ta pësoni keq”. Pa komandë, pa udhëheqës, djemtë e “Skelës”, filluan të ndjekin turmën, që marshonte (shumë ishin larguar) në mes të bulevardit, ku spikasnin instruktorët dhe sekretarët e partisë, që lëviznin gjithandej dhe ruanin kompaktësinë e turmës. Me gjithë të sharat dhe ofendimet, “vullnetarët” me portretet e Enver Hoxhës, vazhdonin përpara. Atëherë grupi i vogël, që lëvizte paralel me turmën, e humbi durimin. Dikush lëshoi kushtrimin: “U bini me gurë komunistëve! I qëlloni me gurë zagarët e Enver Hoxhës! Mos i lini qentë e Enver Hoxhës, të shkojnë në ‘Sheshin e Flamurit’! Poshtë komunizmi”!
Kaq u desh. Dhjetëra gurë filluan të fluturonin mbi turmën, që vazhdonte të thërriste: “Shqipëri, Enver”. Asnjë gur nuk shkonte dëm. Ndërkaq grupi i djemve të “Skelës” ecte në trotuar, paralel me turmën, duke bërtitur “Liri-Demokraci – Kokë e Dullës në tepsi”. Pa arritur te dera e ish-Kombinatit të Peshkut “Ernest Telman”, pikërisht në krah të bufe “Skelës”, turma stërmadhe e protestuesve të Pashalimanit, u ndodh ballë përballë me ata pak djem, që donin t’i ndalonin. Përplasja ishte e shpejtë dhe e egër.
Qëllohej me ç’të mundej. Pas dhjetë minutash, turma u praps, duke lënë në asfaltin e rrugës dhjetëra parulla, portrete, një beze të madhe, të kuqe, të grisur, gurë e copa pllakash të shkulura nga trotuari, shishe të thyera, hunj gardhesh, e gjithfarë sendesh, që mund të përdoreshin në këtë dyluftim të paparashikuar, trup me trup. Rreshtat e rregullt të punonjësve të Pashalimanit u shpërbënë, duke ia mbathur kryesisht në drejtim të godinës së madhe të komitetit të partisë, që ndodhej aty pranë, të ndjekur nga thirrjet dhe goditjet me gurë të sulmuesve.
Turma e gjakosur u shpërnda në të gjitha drejtimet; një pjesë e përbërë nga “Vullnetarët e Enverit”, u grumbullua në godinën e komitetit të partisë. Për dy orë njerëzit u strehuan në godinë: “vullnetarët” me frikën e djemve të Skelës, që prisnin aty pranë si skifterë gati për t’u përleshur, dhe drejtuesit e punonjësve me instruktorët e Partisë, me shpresën e një marshimi të ri, drejt “Sheshit të Flamurit”.
Kundërshtarët në një distancë të afërt shkëmbenin të shara. Një instruktor partie, kërcënoi: -“Në burg do t’ju kalbim! Nuk e lëshojmë pa gjak, se me gjak e kemi marrë”. Një plakë çame e lagjes që kalonte rastësisht aty, e dëgjo, ktheu kokën dhe mallkoi: – “Mos paçi varr, o Zot i Madh”!- Nuk i shau, nuk i kërcënoi, nuk kërkoi të hakmerrej, vetëm kërkoi, që ajo farë e njerëzimit që quhej komunizëm, të dënohej përjetësisht me harresë, të mos kishin më, as emër e as varr.
Plaka ishte e veshur me tumanet karakteristike të zonës së Çamërisë dhe mbi kokë i ndrinte lahuria e bardhë. Nuk e ktheu më kokën prapa. Në ditar atë ditë kam shkruar edhe këto rreshta: “ Shikoja me vëmendje njerëzit e strehuar te godina e K.P-së dhe këta të tjerët, të gatshëm për sulme të reja në qoftë se turma do të nisej përsëri në qendër. Njësoj të veshur, të ushqyer, ndoshta dhe pa ngrënë mëngjes atë ditë, njësoj të varfër, dhe ashtu si unë e im vëlla, kishin në turmë të afërmit e tyre, ndoshta edhe vëllezërit e baballarët.
Duke parë instruktorët e Partisë, që nuk pushonin së vrapuari, midis punonjësve të Pashalimanit mendoja: – “Përse i vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit, në emër të kujt”?! Unë isha i bindur se, në qoftë se punonjësit e Pashalimanit do të ishin treguar të vendosur, në marshimin e tyre drejt “Sheshit të Flamurit”, me siguri te “Kulaçi”, “Skela” do të kishte patur në të ardhmen një pllakatë, për të vrarët e asaj dite. Rrugët e kësaj lagjeje të vjetër, me banorë të varfër, që rrojnë me djersën e ballit, trima e kokëkrisur, do të ishin larë me gjak të pafajshmish.
Falë Zotit që kjo nuk ndodhi! Punonjësit një e nga një e, dy e nga dy, dilnin nga godina e komitetit dhe ia mbathnin për në shtëpi. Mitingu në përkrahje të Enver Hoxhës dështoi, në sajë të shpirtit demokratik e guximtar të djemve të “Skelës”, të etur për liri. Për më hollësi shiko librin ditar: “Drejt Perëndimit”. P.S. Kiço Mustaqi bashkë me Xhelil Gjonin, ishin themelues të shoqatës ekstremiste, famëkeqe: “Bashkimi i Vullnetarëve të Enverit”, më 12 shkurt 1991 në Berat.
Marshimet, kërcënimet dhe anti-mitingjet e anëtarëve të kësaj shoqate ogurzezë për rivendosjen e busteve të diktatorit, do të mbahen mend për një kohë të gjatë, nga ata që i përjetuan ato ngjarje. Më 20.02.1991, populli i Tiranës rrëzoi shtatoren gjigante të diktatorit, duke e tërhequr zvarrë nëpër rrugët e kryeqytetit. Ishte e pamundur që në atë turmë qindra-mijëshe, të lëshoje forcat e armatosura, megjithëse Nexhmije Hoxha deklaronte: “… Të paktën atë çast duhet të vritej një njeri,..”!/ Memorie.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Shkurt08:02
Kadastra sqaron si të aplikoni për rivlerësimin e pasurisë përmes e-Albania
Kadastra Shqiptare ka publikuar një udhëzim që sqaron se si duhet të veproni për të bërë rivlerësimin e pasuris&e...
AKTUALITET
25 Shkurt07:58
Anulohet tenderi 5.5 mln euro për përmirësimin e bregdetit të Durrësit, KPP: Të rihapet nga e para
Komisioni i Prokurimit Publik i kërkoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit që të anulonte procedurën me fond limit 540 milionë lek&eum...
AKTUALITET
25 Shkurt07:54
Rrëshqitja masive Librazhd–Prrenjas; Rrugë e re, aktivizohen pika doganore për tregtinë
Nga rruga e re provizore, tek studimet në terren mbi gjeologjinë e deri tek mënyra si do të veprohet me qarkullimin. Ishin këto disa ...
AKTUALITET
25 Shkurt07:36
Rreth 3.8 miliardë euro për rrugët, fondet në rekord, por cilësia në kolaps! Investimet e reja të bëra vitet e fundit po shkërmoqen
Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë e...
AKTUALITET
25 Shkurt07:24
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Sot, 25 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81.3 lekë dhe shitet me 82.3 lekë.
Euro blihet me 96 lekë dhe shitet 96.6 lekë.
Franga z...
AKTUALITET
25 Shkurt07:00
Mot me diell, mësoni parashikimin e motit për sot
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak m...
AKTUALITET
24 Shkurt22:39
VIDEO/ Shihni se si trafikanti shqiptar i kokainës i arratiset policisë nga duart, por e pëson!
Pamjet e kapura nga policia tregojnë momentin kur një trafikant droge 18-vjeçar kapet me më shumë se 300 pako kokainë, të...
AKTUALITET
24 Shkurt21:59
'O ju hëngërt mortja, veç të hani e të dh*ni dini', zbulohet SKANDALI në Kamëz: Mësuesja ofendon dhe dhunon nxënësit e saj
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë&r...
AKTUALITET
24 Shkurt21:56
Aksidenti tragjik i 7-vjeçarit në Tiranë, arrestohen dy shoferë. I mituri u përplas dy herë (Emrat)
Dy persona kanë përfunduar në pranga pas aksidentit fatal që i mori jetën një 7-vjeçari në Tiranë.
Në prang...
AKTUALITET
24 Shkurt21:38
“Shqiptarët po tallen me ne”/ Zbardhen përgjimet që “fundosën” Rezart Taçin, kunati i biznesmenit: E zgjidh unë këtë punë
Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, veç dënimit të Rezart Taçit, kërkoi edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit...