Në dosjen hetimore të SPAK për AKSHIN del në pah një episod i rëndësishëm që ilustron mënyrën se si funksiononte skema e ndikimit dhe presionit për përfitime të paligjshme.
Në komunikimet mes Ergys Agasit dhe Alqi Bllakos, ky i fundit shprehet qartë: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërsa në një tjetër mesazh thekson “Të bëjë letrat shpejt”, duke nënkuptuar përshpejtimin e procedurave administrative për emërimin e një personi kyç në një shoqëri private.
Sipas SPAK, këto mesazhe lidhen drejtpërdrejt me përpjekjet për të kapërcyer pengesat institucionale dhe për të siguruar kontrollin e një kompanie që kishte fituar një koncesion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Personi i përmendur me nofkën “Labi” identifikohet nga hetuesit si Elgert Bixha, të cilin Ergys Agasi synonte ta emëronte administrator të shoqërisë koncesionare. Dosja evidenton se në atë periudhë, ish-ministri Damian Gjiknuri konsiderohej pengesë për realizimin e këtyre planeve, çka ka sjellë komunikime me tone kërcënuese dhe aludime për përdorimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në një mesazh të datës 06.03.2019, Agasi shprehet: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj”, frazë që sipas SPAK tregon qartë “modus operandi”-n e grupit, ku presioni, intimidimi dhe ndërhyrjet e paligjshme përdoreshin për të “hequr” çdo pengesë që cënonte interesat e tyre financiare.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, ne bashkëpunim dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kane planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe, me qëllim detyrimin e këtij të fundit për tërheqjen nga ankimimet e bëra pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
Nga analizimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, bën të besohet fakti se heqja dorë e këtij shtetasi nga ankimimet e bëra pranë KPP-se, do t’i krijonte lehtësira të konsiderueshme shtetasve të sipërpërmendur, me qëllim vijimin e aktivitelit kriminalnë fushen e prokurimeve publike, aktivitet i cili ishte pezulluar në disa raste, për shkak të ankimimeve të bëra pranë KPP nga shoqëria “Advanced Business Solutions-ABS”.
Gjithashtu, nga deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, jemi njoftuar mbi faktin se shtetasi Erjon Ismaili (me detyrë zëvendës drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë), i ka kërkuar “të rrijë larg AKSHI”, fakt ky i cili përputhet gjithashtu dhe me rezultatin e pamjeve te këqyrura ne zyrën e shtetasit Ergys Agasi, pra se këta te fundit kanë lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkët.
Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për te cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emëroje si administrator ne një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar ne atë kohe nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bere pengese për realizimin e këtyre përfitimeve te paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në ketë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21 :54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj” ç’ka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri te larte shoqërore, për të “hequr” këto pengesa. “
Kjo rrethane, lidhet dhe me peng marrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si ne rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve te shumta pranë KPP-se, per procedural e prokurimit te zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjte. Ne vijim te këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm ne ngarkim te shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrës se shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen E pengmarrës, rezulton te jele ne pronësi te subjektit Merkaj 3″ sh.p.k., me nipt L3 I722005D, ne pronësi te shtetasit Endri Mcrkaj.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Dhjetor16:47
Pas falimentit të Air Albania, Rama siguron avion personal në Turqi me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë
Pas falimentit të Air Albania ku kryeministri Edi Rama përdorte një nga avionët e saj, duket se kreu i qeverisë ka gjetur një tjet...
AKTUALITET
25 Dhjetor16:23
Rruga e “florinjtë” Thumanë-Kashar/ Zbardhen mesazhet e Ballukut me Berberin: Bashkim Ulajt i bëra nderin e jetës!
Rruga e “florinjtë” Thumanë-Kashar, ishte një qokë për biznesmenin e rrugëve Bashkim Ulaj. Në dosjen voluminoze t...
AKTUALITET
25 Dhjetor16:02
Dhunoi vëllanë dhe dajën, pranga 51-vjeçarit në Patos
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 51-vjeçar në Patos.
Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi ka dhunuar fizikisht v&...
AKTUALITET
25 Dhjetor15:28
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri
Një studim i publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në shtator 2025 hedh dritë mbi dimensionet shqetësuese të pastrimit të parav...
AKTUALITET
25 Dhjetor15:24
Aksident I rëndë në Kamëz! Dy automjete përplasen me njëra tjetrën , 4 persona të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Valiasit, në Kamëz, rreth orës 13:40. Dy automjete, Audi dhe Toyota j...
AKTUALITET
25 Dhjetor15:02
Theu një lokal dhe grabiti paratë, arrestohet 27-vjeçari në Shijak. (Emri)
Një 27-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi ka vjedhur gjatë natës një lokal në Shijak.
Policia sqaron se...
AKTUALITET
25 Dhjetor14:55
Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja. Kush është i arrestuari (emri)
Detaje të reja dalin në dritë për plagosjen e ndodhur sot në Kavajë. Biznesmeni Artur Ligeja u sulmua me thikë nga shtetasi E...
AKTUALITET
25 Dhjetor14:27
Përfshihet nga flakët një banesë në Laç
Një banesë është përfshirë nga zjarri në zonën e Laç, gjatë orëve të para të mëngjesit...
AKTUALITET
25 Dhjetor14:10
Pasiguria në shkolla në nivele të larta/ Tre sherre me thika në një javë, shteti hesht!
Pasiguria në shkolla sa vjen e bëhet më e lartë, nuk bëhet fjalë për sherre të zakonshme por për konflikte serioz...
AKTUALITET
25 Dhjetor13:55
“Merret me kokainë Gysi”/ Dosja e AKSHI-t, zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: Për Ilir Beqajn, do me i fut k*** atij plako
Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikor...