Reuters: Sulmet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje rreth rolit të Rusisë
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...
DashiËshtë një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj e gëz...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...

Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe potencialin turistik të vendit.
Raporti i Bankës Botërore thekson se edhe pse shpenzimet publike për infrastrukturën e transportit janë ndër më të lartat në rajon si peshë ndaj buxhetit: Rreth 7.5 për qind të totalit të shpenzimeve, ku afro 80 për qind u dedikohet rrugëve, problematikat e akumuluara ndër vite tregojnë se investimet nuk janë shoqëruar me efikasitet të qëndrueshëm dhe cilësi të mjaftueshme të shërbimit.
Rrjeti rrugor prej 15 mijë kilometrash mbart 98 për qind të trafikut të brendshëm të pasagjerëve, por pjesë të mëdha të tij mbeten të amortizuara, sidomos rrugët rurale dhe lidhjet rajonale, të cilat vuajnë nga standardet e dobëta të mirëmbajtjes, mungesa e parametrave bashkëkohorë të sigurisë dhe lidhshmëria e pamjaftueshme mes zonave ekonomike.
Kjo situatë penalizon jo vetëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, por edhe konkurrueshmërinë tregtare dhe flukset e turizmit, që varen nga një infrastrukturë funksionale dhe e qëndrueshme.
Sipas raportit, rritja e fortë e numrit të automjeteve, mbi 114 për qind në dekadën 2013–2023, ka ushtruar trysni të madhe mbi rrugët ekzistuese dhe ka përkeqësuar ndjeshëm ndotjen urbane, për shkak të flotës së vjetëruar, ku rreth 90 për qind e mjeteve janë më të vjetra se 10 vjet.
Trafiku i rënduar, zhurma, konsumi i lartë i karburanteve dhe emetimet e dëmshme e vendosin Shqipërinë ndër vendet me sfida serioze mjedisore në sektorin e transportit. Përveç rrugëve, infrastruktura hekurudhore paraqet një tjetër pikë të dobët.
Mbi 70 për qind e linjave janë në gjendje të degraduar, duke kufizuar shpejtësinë, cilësinë e shërbimit dhe integrimin rajonal të vendit. Ndërkohë, transporti detar, që përpunon gati 55 për qind të volumit të mallrave, ka nevojë për modernizim të vazhdueshëm për t’u përshtatur me flukset tregtare në rritje dhe kërkesat e ekonomisë moderne.
Këtyre sfidave infrastrukturore u shtohet edhe cenueshmëria e lartë klimatike.
Përmbytjet e shpeshta përgjatë korridoreve kryesore, si Tiranë–Durrës dhe Durrës–Vlorë, shkaktojnë humbje vjetore rreth 15 milionë dollarë, ndërsa dëmtimet në ura dhe prita rrjedhin në më shumë se 20 milionë dollarë të tjera në vit.
Transporti është gjithashtu sektori i dytë më i madh emetues në vend, duke kontribuar me rreth 22 për qind të totalit të emetimeve, çka e vendos në qendër të sfidave të tranzicionit të gjelbër të Shqipërisë. Në vlerësimet ndërkombëtare të cilësisë së infrastrukturës, vendi renditet ulët, si në cilësinë e rrugëve dhe energjisë, ashtu edhe në treguesit e logjistikës, duke reflektuar boshllëqet e akumuluara ndër vite.
Raporti thekson se Shqipëria mund të arrijë rezultate dukshëm më të larta nga niveli aktual i shpenzimeve, nëse investimet orientohen dhe menaxhohen më me efikasitet. Banka Botërore vlerëson se optimizimi i investimeve ekzistuese mund të përmirësonte rezultatin e Infrastrukturës me 18.6 për qind, duke afruar vendin me nivelet e CEE8 dhe cilësia e rrugëve me rreth 29 pikë përqindje. Rritja e efikasitetit të kapitalit publik do të sillte një kontribut prej 0.1 pikë përqindjeje në rritjen e PBB-së për frymë në periudhën 2026–2050, duke përmirësuar ndjeshëm zhvillimin afatgjatë ekonomik.
Në këtë kuadër, raporti i Bankës Botërore nënvizon disa rekomandime kyçe. Në afatshkurtër sugjerohet krijimi i një buxheti të dedikuar për mirëmbajtjen e urave dhe strukturave rrugore, forcimi i institucioneve dhe standardeve të sigurisë, rritja e transparencës dhe kontrollit në importet e automjeteve të përdorura dhe ruajtja e taksave të larta ndaj karburanteve fosile.
Në një perspektivë më të gjatë kërkohet mobilizimi i investimeve private për hekurudhat, nxitja e mobilitetit të gjelbër urban dhe ndërtimi i një kuadri të qartë për infrastrukturën e karikimit dhe reduktimin e varësisë nga automjetet.
Sipas raportit, vetëm një kombinim i tillë politikash të qëndrueshme, investimesh efikase dhe reformash institucionale mund të transformojë sektorin e transportit në një motor real zhvillimi për ekonominë shqiptare.
Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në qytetin Fasano, ...
Mëngjesi i kësaj të marte po rezulton stresues për shumë biznese, siç po ndodh rëndom këto dy muajt e fundit. E-Alba...
Nuk justifikohen nga të ardhura të ligjshme, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e shtetasit A.Rr. i dënuar më parë p&e...
Elton Qyno – Syri.net/ Një katastrofë juridike ka ndodhur me rastin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, ku tashmë besueshm&eum...
Dhëndëri i Donald Trump ka mbërritur ditën e sotme në Vlorë. Nën masa të rrepta sigurie, Jared Kushner është...
Një person është gjetur i pajetë brenda banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Skutaraq, Përmet, ku ësht&...
Avokati Edmond Petraj, i ftuar sot në "Kafe Shqeto", ka komentuar çështjen e Irena Gjokës, gjyqtares që është përfshir...
Tenderi që synon të ndërhyjë në aspektin estetik dhe përmirësimin funksional të bregdetit të Durrësit si pjes&...
Rruga e Arbrit është bllokuar për momentin për shkak të pranisë së borës në segmentin e Xibrit në Klos. Qin...
Katër vëllezërit Hysenaj në fshatin Cërnalevë të Kukësit, së bashku me bashkëshortet, fëmijët e ty...