Shpërthimi te karburant “Eida”, policia e Tiranës shoqëron katër persona
Katër persona janë shoqëruar nga policia në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur më...
Katër persona janë shoqëruar nga policia në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur më...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar V...
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mëngjesin e 9 shtatorit në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë, ku ...
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka bërë me dije se dyshohet që zjarri në pikën e karburantit të &lsquo...
Banorët e fshatit Letan, në Njësinë Administrative Bradashesh të Bashkisë Elbasan, kanë protestuar këtë të m...
Xhiro e parë e Fazës së Ligës në Champions pa si protagonistë dy yje si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Sulmuesi i Real Madrid...
Ka nisur në gjykatë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku dhe shoferit të tij, Kr...
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën 09:00 të datë...
Shkëlqim Goxhaj, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës dha detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e ...
Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-n...

Kur nis Botërori, fituesit nuk janë vetëm skuadrat. Në çdo vend të botës, përfshirë Shqipërinë, aktivizohet një ekonomi paralele që përfshin baret, restorantet, televizionet, platformat sportive, agjencitë turistike dhe bizneset e argëtimit. Edhe pse Shqipëria nuk është mes 48 skuadrave të Botërorit 2026, turneu pritet të gjenerojë një valë konsumi që prek drejtpërdrejt ekonominë vendase.
Kur topi nisi të rrotullohet në stadiumet e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe të Meksikës në verën e vitit 2026, Shqipëria nuk është mes skuadrave pjesëmarrëse. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se vendi do të mbetet jashtë ekonomisë së Botërorit.
Përtej spektaklit sportiv, Botërori është një nga ngjarjet më të mëdha ekonomike në botë.
Ai gjeneron miliarda dollarë të ardhura për organizatorët, sponsorët, kompanitë mediatike, hotelerinë, transportin dhe industrinë e argëtimit. Një pjesë e kësaj vale konsumi përhapet edhe në vende që nuk marrin pjesë në turne, përmes shpenzimeve të tifozëve, abonimeve televizive, udhëtimeve dhe konsumit të shtuar.
Në mungesë të Shqipërisë, interesi i tifozëve shqiptarë pritet të përqendrohet te disa prej kombëtareve tradicionale që kanë ndjekje të lartë në vend. Gjermania mbetet një nga skuadrat më të mbështetura, falë historisë së saj të suksesshme dhe lidhjeve të forta që krijon diaspora shqiptare në vendet gjermanofolëse.
Zvicra pritet të tërheqë vëmendje të veçantë për shkak të pranisë së vazhdueshme të futbollistëve me origjinë shqiptare dhe komunitetit të madh shqiptar që jeton atje. Anglia ka fituar popullaritet të madh vitet e fundit falë dominimit të Premier League në tregun televiziv shqiptar, ndërsa Franca dhe Spanja vijojnë të kenë një bazë të konsiderueshme tifozësh për shkak të suksesit të tyre ndërkombëtar.
Po ashtu, Portugalia pritet të jetë ndër skuadrat më të ndjekura, jo vetëm për statusin e favoritit, por edhe për faktorin Cristiano Ronaldo, i cili vazhdon të mbetet një nga figurat më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Këto kombëtare pritet të jenë motori kryesor i audiencës televizive dhe frekuentimit të lokaleve gjatë turneut Botëror 2026.
Botërori 2026 pritet të jetë ngjarja sportive më fitimprurëse në historinë e FIFA-s. Organizata parashikon të gjenerojë rreth 13.1 miliardë dollarë të ardhura gjatë ciklit 2023–2026, ku pjesa më e madhe lidhet drejtpërdrejt me Kupën e Botës. Vetëm nga të drejtat televizive dhe mediatike, FIFA pret të arkëtojë rreth 3.9 miliardë dollarë, më shumë se çdo edicion i mëparshëm.
Fitimet
Botërori 2026 pritet të jetë ngjarja sportive më fitimprurëse në historinë e FIFA-s. Organizata parashikon të gjenerojë rreth 13.1 miliardë dollarë të ardhura gjatë ciklit 2023–2026, ku pjesa më e madhe lidhet drejtpërdrejt me Kupën e Botës. Vetëm nga të drejtat televizive dhe mediatike, FIFA pret të arkëtojë rreth 3.9 miliardë dollarë, më shumë se çdo edicion i mëparshëm.
Rritja lidhet jo vetëm me interesin global për turneun, por edhe me zgjerimin e formatit nga 32 në 48 skuadra dhe nga 64 në 104 ndeshje, duke krijuar më shumë përmbajtje për transmetuesit dhe reklamuesit. Sipas vlerësimeve të industrisë, të ardhurat nga të drejtat televizive janë rreth 30% më të larta se në Botërorin e Katarit 2022.
Në Shqipëri, ndryshe nga Botërori i Katarit që u transmetua nga RTSH, të drejtat ekskluzive për Botërorin 2026 janë siguruar nga TV Klan. Marrëveshja u njoftua që në vitin 2024 dhe përfshin transmetimin e të gjitha 104 ndeshjeve të turneut.
Sipas informacionit të publikuar nga industria mediatike ndërkombëtare, TV Klan do ta transmetojë Botërorin në mënyrë ekskluzive dhe pa pagesë për publikun shqiptar, përmes kanaleve të tij televizive sportive.
Natyra e fushatës së marketingut që do të shoqërojë këtë transmetim televiziv do të jenë kontrata sponsorizimi, reklamime, pra shitja e së drejtës së përmbledhjeve për televizionet e tjera në lajme apo në programe.
Edhe pse sponsorët e transmetimit në Shqipëri nuk janë shpallur ende, historikisht evente të tilla tërheqin kompani të telekomunikacionit, banka, prodhues pijesh, rrjete karburantesh dhe shitës të pajisjeve elektronike, sektorë që përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja e audiencës dhe konsumit gjatë turneut
Sipas përllogaritjeve mbi paketat zyrtare të sponsorizimit, çmimi efektiv i reklamimit luhatet nga rreth 14 euro deri në 62.5 euro për sekondë transmetimi.
Paketa më e madhe, “Partneri Platinum”, me vlerë 400 mijë euro, garanton rreth 20.800 sekonda ekspozim reklamues gjatë 104 ndeshjeve, ndërsa paketat më të fokusuara në ndeshjet kryesore arrijnë deri në 62.5 euro për sekondë. Kjo tregon potencialin e lartë komercial që mbart transmetimi i Kupës së Botës, përtej të ardhurave nga sponsorët dhe shitja e përmbledhjeve televizive.
Dokumentet komerciale tregojnë se bizneset paguajnë jo vetëm për kohën në ekran, por edhe për rëndësinë e ndeshjeve ku shfaqen.
Me 104 ndeshje, Botërori 2026 është turneu më i madh në histori. Për televizionin transmetues, kjo do të thotë më shumë inventar reklamues se çdo Botëror i mëparshëm. Botërori i Katarit kishte vetëm 64 ndeshje. Pra inventari televiziv është rritur me 62.5%.
Një tjetër zë i rëndësishëm është edhe e drejta e transmetimit në vende publike që organizohen posaçërisht për eventin dhe ku zhvillohet aktivitet komercial.
Kjo e bën Shqipërinë pjesë të strategjisë së FIFA-s për të ruajtur shikueshmërinë masive në televizionet me mbulim të lirë, pavarësisht rritjes së platformave me abonim.
Në nivel global, FIFA ka arritur marrëveshje transmetimi në më shumë se 175 territore, ndërsa negociatat në disa tregje të mëdha si Kina dhe India vazhduan deri pak javë para fillimit të turneut, çka tregon vlerën e jashtëzakonshme që kanë fituar të drejtat televizive të Botërorit.
Reklamimi në Shqipëri
Sipas përllogaritjeve mbi paketat zyrtare të sponsorizimit, çmimi efektiv i reklamimit luhatet nga rreth 14 euro deri në 62.5 euro për sekondë transmetimi. Paketa më e madhe, “Partneri Platinum”, me vlerë 400 mijë euro, garanton rreth 20.800 sekonda ekspozim reklamues gjatë 104 ndeshjeve, ndërsa paketat më të fokusuara në ndeshjet kryesore arrijnë deri në 62.5 euro për sekondë. Kjo tregon potencialin e lartë komercial që mbart transmetimi i Kupës së Botës, përtej të ardhurave nga sponsorët dhe shitja e përmbledhjeve televizive.
Për Botërorin 2026, partnerët kryesorë janë:
Vetëm sponsorët dhe partnerët komercialë pritet t’i sjellin FIFA-s rreth 2.8 miliardë dollarë të ardhura.
Futbolli si ekonomi
FIFA vlerëson se Botërori 2026 do të gjenerojë dhjetëra miliarda dollarë aktivitet ekonomik në nivel global. Pjesa dërrmuese e këtyre përfitimeve do të mbetet tek organizatorët, sponsorët, mediat dhe vendet pritëse. Megjithatë, edhe vende si Shqipëria marrin pjesën e tyre, jo si prodhues të spektaklit, por si konsumatorë të tij. Çdo televizor i blerë, çdo abonim sportiv, çdo tavolinë e rezervuar në një bar dhe çdo biletë avioni drejt Amerikës së Veriut është pjesë e ekonomisë së Botërorit./ Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gji...
Vrulli kilometrik i protestuesve përshkoi Tiranën pa u ndalur për disa orë me radhë. Qytetarët mbërritën në sheshin...
Marshimi historik rrugëve të Tiranës po vijon me një varg kilometrik qytetarësh që hedhin thirrje, parulla kundër qeveris&eum...
Vrulli i protestuesve përshkon Tiranën pa u ndalur. Qytetarët mbërrijnë në sheshin Skënderbej. Ata marshuan nga Kryeministri...
Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në një...
Vrulli i protestuesve përshkon Tiranën pa u ndalur. Qytetarët mbërrijnë në sheshin Skënderbej. Ata marshuan nga Kryeministri...
Moisi Habilaj është një nga emrat më të njohur të dosjeve të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqip&eu...
Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policis&...
Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja drejt vendit tonë Eralbi Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policis...
Marshimi masiv dhe i pandalur i lëvizjes qytetare po përfshin çdo lagje kryesore të Tiranës. Pasi përshkuan Unazën e kryeqy...