Nis protesta/ Deputetët e PD dalin nga selia, nisen drejt Kryeministrisë. Digjen jastikët e Ramës
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Shpartallimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit pas hetimeve të SPAK e ka rikthyer Shqipërinë në kohën e defterëve. Një numër gjithmonë e në rritje i zyrave të shtetit, po përballen tashmë jo vetëm me rënien e sistemeve kompjuterike, por edhe mungesën e internetit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është një nga institucionet më të prekura. Prej më shumë se 10 ditësh, zyrat e Kadastrave në rrethe janë pa internet çka ka penalizuar plotësisht institucionin duke e bërë të pamundur që qytetarët të marrin shërbime.
Por ndonëse Kadastra ishte ndër të parat, numri i institucioneve pa internet po rritet me shpejtësi. Kapitali ka mësuar se shërbimi i internetit është ndërprerë edhe për ministrinë e Financave, një nga institucionet qëndrore më të rëndësishme të shtetit. Që prej fillimit të kësaj jave, ministria e Financave nuk ka akses në internet, duke e detyruar administratën të punojë manualisht, për ato gjëra që mund të realizohen. Ndërsa shërbimet që kërkojnë akses në internet dhe sisteme digjitale janë ndërprer thuajse totalisht.
Për shkak të situatës emergjente, këtë të mërkurë Agjencia e Prokurimeve Publike nxorri një urdhër të posaçëm, ku orienton të gjitha autoritetet kontraktore buxhetore, që të shkëputen nga AFMIS, sistemi financiar i menaxhimit të informacionit. Ky është sistemi, ku programohet buxheti i shtetit.
"Në kushtet e mosfunksionimit të Sistemit Afmis”, të Ministrisë së Financave, autoritetet/entet kontraktore duhet të kërkojnë në adresën e email-it [email protected], heqjen e integrimit me AFMIS me qëllim vijueshmërinë e hapave të mëtejshem të procedurës," thuhet në udhëzimin e APP-së.
Interneti
Tenderi për furnizimin e zyrave të shtetit me internet u shpall fillimit në gusht të vitit të kaluar. Por pas shpalljes së tij, filloi saga e zakonshme e ankimimeve dhe bllokimeve, çka e zvarriti zhvillimin e tenderit për më shumë se 6 muaj. Në fund të muajit të kaluar AKSHI shpalli fitues të kontratës me vlerë 5.1 milionë euro tre ofertat e kompanive MC Netëorking& Nisanet; Abissnet dhe Digicom & Albanian Telecommunications Union. Pas shpalljesë së fituesve tenderi u ankimua në KPP dhe vetëm 10 ditë më parë, procesi u zhbllokua për të vazhduar me lidhjen e kontratës.
Nuk dihet nëse AKSHI e ka firmosur kontratën me shoqëritë fituese dhe se kur fillon ofrimi i shërbimit. Por ndërkohë zyrat e shtetit janë rikthyer si në kohën e administratës së Perandorisë Osmane, duke punuar me defterë./Kapitali
Policia e Shtetit ka zbuluar dhe ndërmarrë masa ndaj një rrjeti të gjerë prostitucioni që operon në Shqipëri, ku jan&eum...
Mbi 7 mijë kg miell i skaduar, që u bllokua nga Dogana e Durrësit në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, kisht...
Drejtoria e Policisë Rrugore bën me dije se po zhvillon monitorim intensiv të qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evide...
Në zonën e Mirakës, kanë filluar punimet për shtrimin e rrugës në kuadër të projektit “Zgjerimi i rrugës...
Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë sot në një përrua në fshatin Librazhd Katund, në bashkinë e Librazh...
SPAK ka nxjerrë një njoftim zyrtar ku informon qytetarët se: Çdo qytetar mund të paraqesë një kallëzim për het...
Banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Velipojë kanë vazhduar sot protestat e pandërprera prej 2 javësh. Mësohet se ...
Një zjarr ka rënë në bllokun elektrik të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës,...
Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë sot në një përrua në fshatin Librazhd Katund, në bashkinë e Libra...
Kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë një mesazh urimi në nisje të muajit të shenjtë...