AKTUALITET

Shqipja në Maqedoninë e Veriut/ Analiza: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?

M.B. Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 16:50

Shqipja në Maqedoninë e Veriut/ Analiza: Çfarë po e pengon

MAQEDONIA E VERIUT- Historia e rregullimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është më e vjetër se Kushtetuta e vendit. Le të kthehemi mbrapa në kohë. Para Kushtetutës së vitit 1991, në atë që sot njihet si Maqedoni e Veriut, parashiheshin të drejta për shtetasit e të gjitha kombësive që jetonin brenda shtetit. Por, më 1991 pati përpjekje për të krijuar një Kushtetutë me fokus në shtet-komb, ndërsa gjuha maqedonase, me alfabetin e vet cirilik, u përcaktua gjuhë e vetme zyrtare.

Diçka e tillë rezultoi e papërshtatshme për një shtet shumëkombësh sikurse Maqedonia e Veriut. Kësisoj, përdorimi i gjuhës shqipe dhe aspekte të tjera, si përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimi në Parlament dhe në institucione tjera, patën nxitur konflikt të armatosur më 2001, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i cili përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit.

Me këtë Marrëveshje, Kushtetuta u ndryshua përmes 15 amendamenteve, të cilat rregulluan edhe përdorimin e gjuhëve të tjera në vend, përveç asaj maqedonase. U vendos që gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut janë gjuha maqedonase dhe gjuhët e tjera që fliten nga mbi 20 për qind e qytetarëve të vendit. Kështu, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera iu dha mundësia e integrimit në shoqëri.

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2022, Maqedonia e Veriut i ka rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54 për qind janë maqedonas, 29 për qind shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla. Përdorimi i gjuhës shqipe është rregulluar ndërkohë edhe me ligje të tjera, përfshirë një të vitit 2008, ndonëse ai, sipas njohësve të drejtësisë, përfshinte një interpretim të ngushtë.

Ligji i ri, ai për përdorim të gjuhëve, i shumëpërfolur viteve të fundit, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2. Ndryshimet kryesore që solli ligji i ri ishin: përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore. Partia VMRO-DPMNE, e cila më 2018 ishte në opozitë, ndërsa sot në pushtet, e kundërshtoi ashpër miratimin e Ligjit, nuk mori pjesë në votim dhe e dërgoi këtë dokument menjëherë në Gjykatën Kushtetuese.

Përveç Ligjit për gjuhët, në Gjykatë u paraqitën edhe konteste tjera – dhe, tani, të gjitha ankesat e parashtruara, 13 sosh, pritet të marrin epilog me një vendim që do të bëhet publik në dhjetor. Profesoresha e së Drejtës në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, Besa Arifi, nuk është shumë optimiste për vendimin që do të merret.

“Duke u nisur nga vendimi paraprak që e sollën për ‘Balancuesin’, unë nuk besoj se do të jenë tërësisht objektivë, sepse, me sa e shoh, qëllimi është që të interpretohen në mënyrë restriktive të drejtat që dalin nga marrëveshjet e kaluara”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Balancuesi”, tashmë i shfuqizuar, ishte një mekanizëm që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore në këtë vend. VMRO DPMNE-ja e ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin dhe është zotuar se do të bëjë “korrigjime”, kur të fitojë pushtetin. Disa besojnë se ndërkohë janë ndërtuar narrativë se shqiptarët kanë siguruar më shumë të drejta sesa u takojnë. Së fundmi, kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se nuk po kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”.

Disa besojnë se ai po aludon në gjyqësor, në bankënota dhe në uniforma. Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, “rrezikim të arritjeve historike të shqiptarëve”, dhe për këtë u ka nisur letër edhe krerëve të shteteve perëndimore. Partia e tij e ka konsideruar “të pavërtetë dhe të papranueshme” edhe deklaratën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me Ligjin për gjuhët.

Kurti, në një konferencë për media me homologun e tij maqedonas, më 18 nëntor, në Prishtinë, tha se “në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për përdorim të gjuhëve”. Kryeministri kosovar tha se pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, që nuk bën përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë. Profesoresha Arifi e sheh deklaratën e Kurtit si të papërmbajtur dhe në kundërshtim me faktet. Ajo bën thirrje që të mos relativizohen arritjet e së kaluarës, sepse “këto të drejta nuk janë fituar brenda natës”.

“Këto janë çështje juridike shumë të qarta dhe ato shkruhen në Kushtetutë dhe në ligje. Një lexim pak më i thjeshtë i vendimeve të Gjykatës tregon një degradim të dukshëm që po ndodh në muajt e fundit, lidhur me këto të drejta të shqiptarëve”.

Shqetësimet në rritje i ka adresuar zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, i cili ka thënë se gjuha shqipe nuk cenohet nga Qeveria, dhe se të drejtat e qytetarëve nuk do të degradohen, por do të avancohen. Ndonëse është dërguar në Kushtetuese, Ligji për gjuhët është zbatuar në pjesën më të madhe. Në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë në dy gjuhë, ndërsa dokumentet publikohen në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe./ REL

gjuha shqipe

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë