AKTUALITET

“Është një krim i dukshëm, dihen edhe autorët”/ Zhdukja e Bleona Matës, avokati: Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 17:44
“Është një krim i dukshëm, dihen edhe

Avokati i familjes Mata, Idajet Beqiri ka ndarë detaje të reja për zhdukjen e Bleona Matës 15 vite më parë, kur ishte vetëm 6 vjeçe.

I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulo, avokati u shpreh se një grup i strukturuar kriminal ka dorë në zhdukjen e Bleonës, duke bërë që të zhduken gjurmët e krimit dhe të mos arrihej tek autorët e ngjarjes.

Avokati u shpreh se autorët e krimit kanë pasur edhe precedent të mëparshëm kriminal, të akuzuar edhe për rrëmbime të tjera.

“Kemi të bëjmë me një krim të rëndë, janë ngritur pista të gabuara në fillim nga policia sepse ka rënë prehë e thashethemeve dhe provokimeve, orientimit të gabuar që i ka bërë bota e krimit ngjarjes. Pastaj e morën lehtë këtë çështje, gjithmonë me idenë që vajza është gjallë, po ndryshon banesë, nuk do të rrijë në fshat. Kjo bëri që të zhduken edhe gjurmët e krimit dhe të mos vihej tek autorët e ngjarjes që të mos jepnin llogari.

Është një krim shumë i dukshëm, dhe ka prova të dukshme. Dihet kush e mori nga shtëpia, kush e çoi në mal, kujt ja dorëzoi dhe kush kanë qenë bashkëpunëtorët e tjerë, edhe çfarë kanë përfaqësuar këta bashkëpunëtorë që kanë rrëmbyer edhe persona të tjerë dhe janë dënuar edhe më herët. Këto janë gjurmët e para, dihet edhe mënyra se si është transportuar, cili mjet e ka marrë. Policia nuk ka punuar me përkushtim, nuk e ka zbatuar ligjin siç duhet. Ende vazhdon e njëjta situatë, e njëjta papërgjegjshmëri.

Çështjen e pezulluan nga krimet e rënda në Tiranë, e çuanë prokurorinë e Kukësit. Atje e kam gjetur unë dosjen, konstatova që atje nuk kishin bërë asnjë lloj veprimi. Minimumi duhet të viheshin në përgjim të gjithë personat e dënuar. Jemi detyruar, pasi konstatova që ne këtu kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

E kemi çuar dosjen në SPAK, aty ka një lloj serioziteti, është një çështje që pati kujdesin e drejtpërdrejtë të Altin Dumanit. Ky 80-vjeçari që dëshmoi nuk është se nuk ka dashur të flasim më parë, por ka qenë i afërt me disa bashkëpunëtorë të krimit, i kanë thënë fëmijët mos fol dhe mos na hap telashe.

Tani ai e tha troç që nuk dua ta marr këtë plagë me vete në varr dhe ka dhënë mjaft material të mirë, pas kësaj prisim që policia e Vlorës të shkonte atje. Ata nuk kanë shkuar akoma dhe na është dashur ne të bëjmë rolin e policisë dhe SPAK, dhe të vemi tek burimi dhe më tej burimit edhe brenda atje ku ka ndodhur ngjarja ku dëgjoheshin ulërimat e vajzës. Ne jemi në rrugën e mbarë të zbulimit të së vërtetës”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë