Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në gjyqin e sotëm në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Dumani ka rrëfyer se vrasja e Çelës ishte vendosur ditën kur i kanë vrarë shokun e fëmijërisë, Klevis Kapllanin. Dumani ka treguar se ia dinte lëvizjet dhe se ku e pinte kafen çdo ditë. Këto informacione, Dumani tha se ia siguronte Elio Bitri.
Dumani: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai i kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë, Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj. Vendosja mjetet e punës te shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën. Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën.
Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gati morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi. Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë. Unë nuk i shkova te shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë. U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cërrikut. Unë u thashë “ore ai do dali për kafe”. U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.
Bujar Çela u vra më 17 shtator të vitit 2020, ndërsa edhe në seancën e 16 janarit të këtij viti, Dumani tha se shkak ishte bërë vrasja e mikut të tij Klevis Kapllani, i cili u ekzekutua më 15 shtator. Vrasja e Kapllanit dyshohet se ishte kryer inga Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa. Për këtë shkak Dumani ka vendosur të hakmerret ndaj Talos duke i vrarë vëllain.
Në seancën e 16 janarit të këtij viti Dumani ishte shprehur se bashkë me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën pasi kishin marrë informacion nga Eljo Bitri, ishin nisur drejt shtëpisë së Bujar Çelës, por nuk kanë mundur ta kryejnë aty ekzekutimin, sepse u pikasën nga një person që nuk e njihte, dhe u larguan. Por nga informacionet që kishte e dinte se Bujari e pinte kafen në një lokal ku ndalonin autobusët që niseshin për Greqi, dhe sapo e ka parë drejt tij është nisur Enver Diva, i cili ka qëlluar mbi Bujarin, por ai është ende gjallë. Në këtë moment afrohet Dumani i cili nxjerr pistoletën të cilën ja kishte bërë vetë dhuratë Talo Çela, por ajo nuk i ka shkrepur, prandaj ai ka kërkuar që Besmir Xhixha të zbriste nga makina dhe të qëllonte mbi Bujarin me një pistoletë 9 mm. Pas vrasjes ata janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës ku kanë djegur makinën që kishin përdorur për të kryer vrasjen, ndërsa armët i kishin hedhur në një kanal në Plepa në Durrës.
Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga mbrëmjen e 29 Marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.
Ndërkohë Talo Çela, po ashtu një eksponent i njohur kriminal në vendin tonë vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.
TIRANË- Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit ka bërë me dije përmes një postimi në "Fac...
TIRANË- Muaji janar rezultoi me një rritje 14.5 për qind në numrin e të huajve që hynë në Shqipëri krahasuar me t...
dumani, hoxha TIRANË - I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është përballur në seancën e sotme gjyqësore n...
TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e sotme gjyqë...
dumani, ramazani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore në GJKOO...
nuredin dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e s...
TIRANË- Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku është zhvarrosur për t’i nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore dy muaj p...
KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli në afërsi të banesës së ...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëshimin e 24 masave të sigurisë nga Prokuroria e Posaçme për...
POGRADEC- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Aksidenti raportohet se ë...