AKTUALITET

''Shiten në dyqane rrobash''/ Si po hyjnë kontrabandë ose të falsifikuara verërat Romanée Conti, Petrus e Masseto

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Janar 2026, 18:12

''Shiten në dyqane rrobash''/ Si po hyjnë

Pak ditë më parë, në një program që transmetohet në Youtube “Mirëmbrëma Yje” i Arbana Osmanit, për Natën e Vitit të ri, ishte shtruar një darkë me artistë, këngëtarë, degustatorë verërash si dhe personazhe të showbizzit. Mes tyre ishte dhe një personazh që e thërrisnin Luli (Lulëzim Vulashi), i njohur vitet e fundit për një restorant verërash në Firenze.

Luli është bërë i famshëm nëpërmjet rrjeteve sociale, për shkak të frekuentimit që Osmani i bën restorantit të tij, por në tregun shqiptar ai akuzohet si spekulant verërash, arsyen e së cilës do ta shpjegojmë pak me poshtë.

Gjatë mbrëmjes, Luli tha se kishte biznesmenë shqiptarë të cilët blinin deri në 24 shishe “Romanée Conti”, një verë tepër e veçantë franceze që dikur prodhohej vetëm për Papën Vatikanit, dhe kushton mbi 20 mijë euro.

“Në Shqipëri ka njerëz që blejnë vera 20 mijë euro, kam klientë biznesmenë që blejnë 12 deri në 24 vera të shtrenjta, Romanée Conti” – u shpreh Luli gjatë mbrëmjes së fundvitit. 

Kjo verë nga më të shtrenjtat në botë, “Romanée Conti” u bë e njohur për publikun shqiptar, kur në kantinën e një prej biznesmenëve të shpallur në kërkim për vjedhjet e AKSHI, Ergys Agasi, iu gjetën kontrabandë disa shishe të tilla por dhe një verë tjetër tepër të shtrenjtë “Petrus”, që shkon nga 4.000 deri në 5.000 euro për shishe.

Vox News ka arritur të investigojë nëpërmjet 4 importuesve kryesor të verërave në Shqipëri, që “Romanee Conti” por dhe vera të tjera të shtrenjta si “Petrus”, janë të pamundura të sigurohen nga distributorët europian për tregun shqiptarë, për shkak të sasisë tepër të limituar.

Nuk dihet sesi Luli i Firenzes mund të shesë një kuti prej 24 verërash “Romanée Conti” ndaj një biznesmeni të vetëm, duke vënë në pikepyetje jo vetëm origjinalitetin e verës, por dhe mënyrën e futjes në Shqipëri. Burime pranë Vox News, tregojnë se në Doganën Shqiptare nuk ka asnjë shishe “Romanee Conti” të zhdoganuar për vitin 2025.

“Jo vetëm Romanée Conti që nuk është zhdoganuar ndonjëherë por edhe Petrus janë me numra minimal të zhdoganuara, që nuk i kalojnë 70-80 për 1 vit. Problemi është që dhe kur i kapin vera kontrabandë, ato nuk sekuestrohen me procesverbal, por rihidhen në treg.”- u shpreh një burim i besueshëm i doganës shqiptare.

Sasi e limituar e verërave premium

Vreshti "Romanée-Conti" është shumë i vogël, rreth 1.8 hektarë. Prodhimi mesatar i këtij vreshti për verë është rreth 4 500 – 6 000 shishe standarde (75 cl) në vit. Ndërkohë vera tjetër “Petrus” githashtu ka sasi pak më të lartë, por sërisht e limituar. Gjithësej për të gjithë botën prodhohen 35 000 shishe në vit dhe vreshti i tyre është diku tek 11 hektarë.

Mjaftojnë vetëm këto dy statistika për të kuptuar, sesa të limituara janë këto vera të kuqe për tregun botërorë, e jo të mendosh tregun shqiptar. Por, vijojmë!

Vox News ka vijuar investigimin, duke siguruar një email porosie me një nga distributorët më të mëdhenjë francez Barriere Freres, një Société De Négoce (Negociant - term i përdorur për distributorët e verërave), e themeluar në vitin 1932 në Médoc, Bordeaux, Francë.

''Shiten në dyqane rrobash''/ Si po hyjnë

Distributori shqiptar kërkon një sasi të madhe Petrus nga Negocianti “Barriere Freres”, por ky i fundit i shkruan se vetëm 6 shishe të vitit 2014 kam në dispozicion për Shqipërinë. Pra, por flasim për verën “Petrus” që prodhon 35 000 shishe në vit. Tani paramendoni që në Shqipëri mund të blesh kuti me 24 shishe “Romanée Conti” që prodhohen derine 6 000 shishe në vit.

Por kjo sasi e limituar nuk është vetëm për këto dy verërat e nga më të shtrenjta. E njëjta situatë paraqitet edhe për verat “Masseto”, “Ornellaia” dhe “Sassicaia”, ku distributorët ndërkombëtar sjellin me sasi me pikatore për tregun shqiptarë, pasi kanë prioritet tregun francez, gjerman, Italian, anglez e amerikan etj.

Në këtë porosi të kryer sërish nga një prej distributorëve më të mëdhenj shqiptar, shihet se numri i limituar i porosisë.

''Shiten në dyqane rrobash''/ Si po hyjnë

Kjo të rikthen dhe njëherë në krye të këtij shkrimi, ku Luli i Firenzes pretendon se shet në Shqipëri me dhjetra apo qindra verëra “Romanée Conti”, por ngrihet një pikëpyetjem, a futen ligjërisht apo kontrabandë?

“Petrus” i falsifikuar shitet në dyqane rrobash

Investigimi i Vox News është fokusuar edhe tek falsifikimi i verërave “Romanée Conti”, “Petrus”, “Masseto” dhe shumë brandeve të njohura botërore. Numërohen me gishtat e dorës ata që njohin verat në Shqipëri, shumica e konsumatorëve janë të prirur kryesisht të konsumojnë verërat që kanë një emër të njohur në Europë. Për shkak të sasisë së limituar siç dokumentuam më sipër nga njëra anë dhe rritjes së kërkesës nga ana tjetër, në tregun shqiptar.

Një dyqan rrobash i quajtur “Irena’s Wardrobe”, ku përveç veshjeve tregonte dhe verën prestigjoze “Petrus”, “Masseto” dhe “Ornellaia”.

Një gazetar ka kërkuar një sasi “Petrus” dhe dyqani i rrobave tregon disponibilitet për sasinë duke i thënë se kushton 4 400 euro shishja.

''Shiten në dyqane rrobash''/ Si po hyjnë

''Shiten në dyqane rrobash''/ Si po hyjnë

Ndërkohë në një komunikim të dytë, dyqani i rrobave “Irena’s Wardrobe” tregon sesa ka sasi të ndryshme verërash prestigjoze si “Masseto” apo “Ornellaia” duke i treguar edhe çmimin përkatës.

''Shiten në dyqane rrobash''/ Si po hyjnë

Në fakt siç treguam më sipër, të sigurosh këto vera në sasi, është e pamundur, por burime mediatike bëjnë me dije se prej disa kohësh në Shqipëri po falsifikohen masivisht etiketat e verërave prestigjoze.

Gjejnë formë shishe shumë të ngjashme me Petrus, Masseto apo Ornellaia dhe i falsfikojnë etiketat. Më pas i shesin në treg të zi.” – tregoi për Vox News një nga distributorët më të mëdhenj të pijeve alkoolike në Shqipëri.

“E njejta gjë po ndodh dhe me Shampanjat, të cilat janë dhe ato lehtësisht të falsifikueshme, pasi është e pamundur ti sigurosh në tregun formal, nga distributorët e huaj. Mendoj që më shumë janë të falsifikuara sesa kontrabandë, sepse po i shesin nën çmimin që po na i japin distributorët e huaj”- shtoi më tej distributori shqiptar.

Në fund i mbetet doganave shqiptare që të verifikojnë duke nisur nga dyqanet e rrobave, e deri tek restorantet që ofrojnë verërat prestigjoze franceze./VOXNEWS

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?