AKTUALITET

Situata me ''Forcat e Armatosura''/ Fatmir Mediu kritikon qeverinë: Qasja e saj më shumë propagandë sesa substancë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 09:55

 

Situata me ''Forcat e Armatosura''/ Fatmir Mediu kritikon

Në një analizë të thellë të situatës aktuale në Forcat e Armatosura, kreu i PR Fatmir Mediu ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar qasjen e saj si “më shumë propagandë sesa substancë” dhe duke paralajmëruar për një mungesë të theksuar të strategjisë afatgjatë për mbrojtjen e vendit.

Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Kafe Shqeto në Syri tv, Flavio Qarri, ai tha se “historia e një vendi nuk ndërtohet duke e zhbërë të kaluarën, por duke u bazuar tek arritjet e mëparshme. Në këtë kontekst, ai theksoi rolin jetik që partnerë si Italia kanë luajtur në modernizimin e ushtrisë shqiptare dhe rrugën drejt anëtarësimit në NATO, duke përmendur investime që tejkalojnë 100 milionë eurot, të cilat duket se po anashkalohen nga retorika aktuale.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura është tendenca për të pranuar pajisje ushtarake “si dhuratë”, pa një konceptim të qartë operacional dhe strategjik, të hartuar në bashkëpunim me partnerët. Ai thekson se çdo blerje apo dhurim duhet të analizohet në bazë të tre elementëve kyç: nivelit operacional, qëndrueshmërisë dhe sistemit të mirëmbajtjes. Mungesa e kësaj analize, sipas tij, çon në kosto të mëdha dhe efikasitet të ulët.

Duke kritikuar atë që e quan një qasje të fragmentuar, ish-zyrtari bën thirrje urgjente për “unifikim të sistemeve”. Ai argumenton se përdorimi i llojeve të ndryshme të anijeve (p.sh., Damen apo Fincantieri) apo helikopterëve (Black Haëk, Agusta apo Eurocopter) rrit në mënyrë eksponenciale kostot e mirëmbajtjes dhe ul nivelin e gatishmërisë operacionale. “Nëse nuk kemi unifikim, kostoja e mirëmbajtjes është shumë herë më e madhe dhe operacionaliteti shumë më problematik,” deklaroi ai.

Si zgjidhje, ai propozon që vendet e vogla të rajonit, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Mali i Zi, të bashkëpunojnë nëpërmjet prokurimeve të përbashkëta (joint procurement) për të ndërtuar një forcë të përbashkët parandaluese, duke krijuar kështu një ekonomi shkalle dhe duke rritur ndërveprueshmërinë brenda NATO-s.

Në mbyllje, ai kritikon ashpër narrativën qeveritare se gjithçka po fillon nga e para, duke injoruar progresin e bërë më herët. Ai rikujton se çështja e sigurisë nuk është pronë e një kryeministri apo një ministri, por një çështje kombëtare që kërkon një diskutim të gjerë dhe të mirëfilltë, të bazuar në strategjinë ushtarake dhe atë të sigurisë kombëtare, për të përcaktuar qartë kapacitetet dhe burimet e nevojshme financiare për të ardhmen.

Flavio Qarri: ...paraqitet si diçka e madhe, diçka që është në fakt rutinë.

Fatmir Mediu: Po jo, unë po e them që domethënë këtu ka një propagandë më tepër se sa çka substancë, sepse një ditë do jemi në momentin kur kryeministri do të thotë që unë kam futur Shqipërinë në NATO, në një kohë që s'ka qenë as aktor anësor në atë kohë. Por ajo që dua të theksoj është që historia e një vendi nuk bëhet duke e zhbërë. Bëhet duke ndërtuar mbi atë të mirë që është bërë. Dhe marrëdhënia me Italinë është një marrëdhënie historike me një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm. Dhe që të jemi i sinqertë edhe në fushën ushtarake, Italia na ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Zoti Meçollari duhet ta kujtojë nëpërmjet delegacionit të ekspertëve italianë, ka qenë një investim mbi 100 milionë euro dhe unë për këtë jam jashtëzakonisht mirënjohës.

Dhe padyshim që kanë qenë dhe mbështetësit të jashtëzakonshëm të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në atë kohë ne u përpoqëm që, domethënë në organizimin tonë të forcave të armatosura, të kishim partneritet edhe në pikëpamje të marrëdhënieve ekonomiko-ushtarake, të industrisë ushtarake, domethënë në pjesë të caktuara me vende të caktuara, për ta ndërtuar marrëdhënien tonë brenda aleancës. Dhe besoj që ecëm në atë rrugë.

Domethënë ndërtimi i sistemit të Lockheed Martin ishte një domosdoshmëri për interesat e shtetit shqiptar në mënyrën si funksiononte, tash jo vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu edhe ndërtimi i Rojes Bregdetare, që të jemi i sinqertë dhe zoti Meçollari e di, Roja Bregdetare përgjithësisht është pjesë e Ministrisë së Brendshme. Domethënë, ne nuk e kemi atë nivel të flotës detare që kërkohet nga pikëpamja ushtarake, nga pikëpamja, domethënë e nivelit operacional, nga pikëpamja e armatimit, municionit që duhet të kenë mjetet tona lundruese e të tjerë. Por duke qenë një vend i vogël, ne duhet të ecim gradualisht.

Pra, nga Roja Bregdetare do të shkonim, në atë nivel që kërkonin forcat, forcat detare. Dhe ajo që më shqetëson edhe njëherë është rikthimi tek ideja që neve duhet patjetër që të marrim gjëra si dhuratë, pa arritur që të konceptojmë bashkë me forcat tona të armatosura apo edhe me partnerë, domethënë se kush është niveli operacional që duam të arrijmë.

Pra, çdo gjë që e blejmë, që ka një kosto shumë të madhe, apo që jepet edhe si dhuratë që ka një kosto shumë të madhe, pyetja që shtrohet, çfarë niveli operacional ka? Sa qëndrueshmëri ka dhe kush është sistemi i mirëmbajtjes?

Në qoftë se nuk i konsideron këto tre elementë, padyshim që blerjet kanë kosto shumë të madhe dhe nuk kanë efikasitetin, efikasitetin që duhet. Biles, në bindjen time, unë e kam thënë dhe e përsëris, vende të vogla si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, edhe Mali i Zi, duhet të përpiqen që të ecin si vende anëtare të NATO-s për të ndërtuar një deterrancë ushtarake, qoftë në det, qoftë në tokë, qoftë në ajër, nëpërmjet joint procurement. Dhe unë mendova që Damen Shipyard do të ishte edhe një simbol shumë i mirë për marrëdhëniet tona me një vend siç ishte Holanda, shumë e avancuar në flotën detare, që mund të shërbente edhe si një, po them, shipyard i cili mund të ndikonte në marrëdhëniet tona edhe me ato nevoja që mund të kishte Mali i Zi apo ndonjë vend tjetër. Domethënë, vendi më i zhvilluar në pikëpamje të, le të them flotës detare sot në vendet e Ballkanit është padyshim Kroacia.

Por prapë ne mund të ktheheshim në një lloj konkurrenti pozitiv. Pra, nuk është vetëm ideja se çfarë, me kë lidhesh. Çështja është çfarë niveli operacional ndërton dhe si bashkëpunon dhe me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për të ndërtuar një lloj ndërveprueshmërie.

Mua më vjen keq në qoftë se, domethënë, sistemi i hapësirës ajrore me Lockheed Martin është lënë në atë lloj, dergjeje që flitet, por edhe ajo që tha zoti Meçollari, ne duhet të kemi unifikim të sistemeve. Në qoftë se ne nuk kemi unifikim të mjeteve lundruese, atëherë kostoja e mirëmbajtjes është shumë herë më e madhe, më e madhe. Operacionaliteti është shumë herë më problematik. Në qoftë se nuk kemi unifikim të forcës ajrore, kur them unifikim pra duhet të kemi një lloj kompanie, një lloj mjeti.

Flasim Damen apo flasim Fincantieri? Flasim Black Haëk apo flasim Agusta apo Eurocopter në mjetet e hapësirës ajrore? Si vende e parë dhe mundësisht të kombinojmë edhe me vende të tjera, për të ndërtuar dhe një ekonomi shkalle, domethënë, në qoftë se zoti Meçollari tha që ne trajnuam njerëz, kemi 180 punonjës, në qoftë se kjo do të zhvillohej dhe në aspekte të tjera sepse mund të zhvillohej dhe në aspekte të tjera që mund t'i shërbejnë dhe ekonomisë dhe pjesës civile, atëherë do të kishim më tepër mundësi ekonomike e të tjera. Por ajo që mua më shqetëson është një gjë, që duket sikur për qeverinë sot nuk ka ekzistuar asnjë gjë më përpara.

Domethënë sikur sot, domethënë Shqipëria po bëhet, si të them unë, forca kryesore e NATO-s, domethënë me kapacitetet më të mëdha operacionale e të tjera, në një kohë që e dimë nivelin që kemi. Ne u bëmë vend anëtar i NATO-s, patëm angazhime dhe detyrime të cilat duhet t'i vazhdonim dhe shpresoj që të ecet në këtë rrugë, ashtu siç duhet të mendojmë qartësisht që çështja e sigurisë nuk është çështje as e Edi Ramës, as e Ministrit të Mbrojtjes, është çështje kombëtare. Është çështje e interesit kombëtar dhe duhet të ketë një diskutim, domethënë shumë të mirëfilltë të kësaj çështjeje, se çfarë kapacitetesh duhet, kush janë burimet financiare, bazuar mbi strategjinë ushtarake, e cila është akoma e vjetër, bazuar në strategjinë e sigurisë kombëtare. Të diskutuara në një gjë që nuk e kemi./Syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë