POLITIKE

Ditmir Bushati mesazh Ramës: Protestat kundër korrupsionit, personalizimit të pushtetit dhe skandaleve të përsëritura

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2026, 13:29

Ditmir Bushati mesazh Ramës: Protestat kundër korrupsionit,

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian, por përkundrazi, mund ta ndihmojnë atë.

Duke iu referuar qëndrimeve të kancelarit gjerman Merz, Bushati nënvizon se protestat synojnë të ndryshojnë problematika të thella si personalizimi i pushtetit, korrupsioni, ndikimi i krimit të organizuar dhe dobësia e institucioneve.

Sipas tij, kërkesat për llogaridhënie dhe drejtësi janë pjesë thelbësore e përparimit europian të Shqipërisë.

Bushati thekson se dhuna nuk është zgjidhje, ndërsa as brutaliteti i policisë nuk mund të justifikohet.

Kancelari gjerman Merz na tha një të vërtetë të thjeshtë, që rrëzon shumë prej dokrrave të hedhura në opinionin publik, duke i bishtnuar thelbit të shkaqeve të krizës ku ndodhemi.

1.Protestat ndihmojnë rrugën për në BE

Protestat dhe rruga e Shqipërisë drejt BE-së nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, protestat synojnë të ndryshojnë atë që procesi i anëtarësimit në BE, përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve, ende nuk ka arritur ta ndryshojë: personalizimin e tejskajshëm të pushtetit, normalizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike, pabarazitë ekonomike dhe polarizimin shoqëror.

Protestat janë më shumë se një çështje e brendshme e Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është përqendruar te shqetësimet e njohura: shteti i së drejtës, korrupsioni, kapja oligarkike e shtetit, krimi i organizuar dhe dobësia institucionale. Protestuesit kërkojnë ndryshim pikërisht në këto fusha. Kërkesat për llogaridhënie janë kërkesa që e shtyjnë përpara rrugën europiane të vendit

As dhuna dhe as brutaliteti i policisë nuk janë zgjidhje për të tejkaluar situatën. Aktet e dhunës dhe veprimet e forcave të sigurisë duhet të hetohen në mënyrë të pavarur nga drejtësia. Respektimi i shtetit të së drejtës është thelbësor për një vend kandidat që synon anëtarësimin në BE.

III. Pse protestat në Shqipëri nuk ngjajnë me ato në Europë?

Një pjesë e Europës është përfshirë nga protestat studentore. Zymtësia e protestuesve pasqyron gjendjen e një kontinenti që po përpiqet të gjejë një rrugë përpara, teksa popullsia po plaket, borxhi po rritet dhe politikat e mirëqenies po tkurren, si pasojë e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.

Emigracioni po polarizon gjithnjë e më shumë Europën. Ndërkohë, kontinenti nuk po arrin të ecë me ritmin e transformimeve teknologjike që pritet të përcaktojnë të ardhmen. Qeveritë nuk kanë përgjigje bindëse për të rinjtë që ndihen të humbur në këtë situatë.

Në Shqipëri, shkaqet e revoltës janë të ndryshme. Ato lidhen me zemërimin e një brezi që është rritur mes skandaleve të shumta, vështirësive të panumërta dhe të njëjtëve udhëheqës. Një brez që ka lindur dhe është rritur duke parë të njëjtat probleme, pa marrë përgjigje për to. Ndaj, duan të hapin një rrugë të re për Shqipërinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë