INVESTIGIME

Skandal/ 35 pesticide të tjera të ndaluara që qarkullojnë në Shqipëri! Mandarinat nuk ishin të vetmet

b.z Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 21:03
Skandal/ 35 pesticide të tjera të ndaluara që qarkullojnë
Foto ilustruese

TIRANË - Pak kohë më parë, mandarina u kthye në armikun më të madh të konsumatorëve shqiptarë. Kjo, për shkak të pranisë së dy pesticideve të ndaluara, të cilat rrezikojnë rëndë shëndetin.

“Ka efekte kancerogjene, ka efekte mbi sistemin e qarkullimit të gjakut, ka efekte mbi çrregullimet, keqformimet në lindje. Ka problem me infertilitetin, çrregullon sistemin imunitar. Patjetër, të gjitha problemet në sistemin tonë tretës, gjitha këto kancer dhe tumore që shikojmë në zorrën e trashë, patjetër që vijnë nga efektet që kanë këto pesticide. Demencia sot ndjehet në një mënyrë kolosale dhe patjetër vjen nga dëmtimet që këto pesticide shkaktojnë në sistemin tonë nervor. Nuk përjashton asnjë, por fëmijët e ndiejnë akoma më tepër, nënat shtatzanë… janë fatale për ato”- shprehet mjeku specialist Ilir Alimehmeti.

Por a ishin mandarinat produktet e vetme me ngarkesë pesticidesh të ndaluara në vendin tonë? Duket se jo.
Menjëherë pas skandalit të mandarinave, Piranjat u interesuan pranë laboratorit të akredituar në Shqipëri, Tenuis për të mësuar nëse kanë konstatuar pesticide të tjera të ndaluara nga analizat e vetkontrollit të subjekteve dhe përgjigja që morën ishte shokuese. Vetëm për vitin 2024 janë gjetur plot 35 pesticide të ndaluara gati në të gjitha zonat e vendit, në një gamë produktesh që ne i konsumojmë çdot ditë, duke filluar nga produktet bimore, erëzat, bimët medicinale, frutat, perimet, e deri te ulliri, vaji i ullirit, peshku i rezervatit apo dritherat.

“Ka pesticide që gjenden në briosh, pasi vijnë për shkak të produkteve që kanë, drithërave dhe mund të jenë futur. Në ullinj, për shembull, në konserva ullinjsh, në vaj ulliri, nuk i vete mendja njeriut, pasi është një produkt që ka për brenda produkte bimore. Janë gjetur në bimë medicionale apo bimë aromatike, majdanoze apo kopër. Ai që është gogoli i të gjithëve është Clorpirifosi, pasi ka besoj 3-4 vite që është ndaluar dhe akoma mbeturinat që gjenden kudo në vende jo shumë të zhvilluara të Europës. Klorpirifosi, metilin, cikloate, dikofenol, dieldrin. Diel Drina është përdorur që në kohën e Enverit dhe përsëri gjendet akoma këtu. Dime piperate, ditalmifozë, dodemorfë gjenden jo vetëm në mandarina, por gjenden në të gjitha frutat dhe perimet, në bimë medicinale. I gjen edhe në tokë, në ujë të pijshëm.”- sqaroi eksperti i sigurisë ushqëimore, Sokol Abazi.   

Ky është alarmi që ngrenë ekspertët. Po Ministria e Bujqësisë, institucioni përgjegjës  për këto raste, si ka reaguar? Pas informacionit që Piranjat morën nga laboratori “Tenuis”, iu drejtuan me shkresë zyrtare ministrisë për të kuptuar nëse janë në dijeni të kë kësaj situate skandaloze. Në përgjigjen e kthyer, ky institucion sqaron se AKU nuk disponon informacion mbi rastet e konstatimit të pesticideve, edhe pse ai është organi përgjegjës për garantimin e sigurisë ushqimore në vend. Gjithashtu, shton se janë interesuar pranë laboratorëve që kryejnë këto analiza, por nuk kanë mundur ta marrin informacionin për shkak të konfidencialitetit që laboratorët duhet të ruajnë ndaj klientëve të tyre.

Domethënë, ekspertët dalin publikisht duke folur për prezencë të pesticideve të ndaluara që qarkullojnë lirshëm në vendin tonë. Komisioni europian ngre alarmin për mandarinat me pesticide të rrezikshme, ndërsa ministria deklaron se nuk mund ta marrë atë informacion?

“Mjafton vetëm një urdhër prokurorie dhe ministria mund t’i identifikojë fare lehtë produktet që kanë këto ngarkesa dhe kompanitë që i tregtojnë”- sqaron Sokol Abazi.

Në këto kushte, Piranjat u përballen me ministren Anila Denaj për ta pyetur se cila është arsyeja që nuk kanë marrë masa deri më sot, pasi ende vazhdojnë të qarkullojnë 35 pesticide edhe pas skandalit të mandarinave. Por në vend që të jepte një sqarim, ministrja zgjodhi të bëjë lojëra fjalësh duke dhënë përgjigje cinike.

Pas këtyre fakteve skandaloze, Piranjat i bëjnë vetëm një thirrje kryeministrit të qeverisë shqiptare: Merrni masa urgjente sot, sepse nesër do të jetë vonë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë