AKTUALITET

Skandali me diplomat e WISDOM/ Kush është zyrtarja e Arsimit që u ble me një çantë “Louis Vuitton”? Në dosjen e prokurorisë italiane përmendet dhe ish-ministrja Kushi

r.ll Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 14:28
Skandali me diplomat e WISDOM/ Kush është zyrtarja e Arsimit që u
foto ilustruese

ITALI- Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e prokurorisë italiane lidhur me skandalin e shitjes së dplomave false nga Kolegji Universitar WISDOM në Itali. Në krye të skemës së mashtrimit janë dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti i bashkëshortëve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano. Bashkë me ta janë vënë në pranga edhe disa shtetas të tjerë italian. 

Për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me një çantë me vlerë gati 1200 euro të markës Luis Vuitton. Në dosje emri i saj është shkruar si Aquila Telhaj, por që nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton të jetë Shqiponja Telhaj. ASCAL është një organ qeveritar, ndërsa Shqiponja Telhaj rezulton që të jetë zgjedhur me emërim direkt nga kryeministri Edi Rama. Telhaj ka pasur detyrën që të ndiqte të gjithë procedurën për akreditimin e Wisdom University.

Ndërkohë referuar sërish të dhënave nga dosja, Cianci dhe Catalano janë kujdesur që me rastin e Krishtlindjes (25 dhjetor) të përgatisin dhe të dorëzojnë dhurata edhe drejtuesit e Ministrisë së Arsimit asokohe, duke përmendur emrin e Evis Kushit. Dhe gjithashtu në listën e personave, ishin edhe shtetas italianë.

“Lucia Catalano dhe Savino Cianci bëjnë çmos për të përgatitur dhe për të dorëzuar dhuratat për festat e Krishtlindjeve për: Pietrangeli (ambasador), Lucia Cuçiarelli dhe Carlo Intaschini, Evis Kushi…”, thuhet ndër të tjera në dokumentet e publikuara nga mediat italiane.

Lidhur me këtë çështje Versus.al ka folur me deputeten socialiste Evis Kushi e cila asokohe drejtonte ministrinë e Arsimit. Kushi sqaroi se në asnjë moment emri i saj nuk përmendet në dosjen e prokurorisë italiane si person të cilit do t’i jepeshin dhurata në këmbim të ndonjë ndikimi prej saj në procedurën e akreditimit.

“Personi në hetim thoshte aty përpiqej që të blinte dhurata për Krishtlindje, dhurata të vogla dhe thotë emrin e shportave. Kjo është e vetmja herë ku përmendet emri im. Në paragraf thuhet thotë shporta për Krishtlindje, jo dhurata sepse dhurata për krishtlindje mund të jenë edhe çanta. Këtu është fjala për shporta të cilat u dhurohen institucioneve për Krishtlindje. Por unë nuk e mbaj mend dhe nuk di të them nëse kanë ardhur shporta të tilla në ministri asokohe”, theksoi Kushi.

Sa i takon akreditimit të kolegjit universitar WISDOM të përfshirë në skandalin e zbuluar nga prokuroria italiane, ish-ministrja nënvizoi se institucioni i ASCAL që merret me akreditimin nuk ishte nën përgjegjësinë e saj, duke ia faturuar Edi Ramës përgjegjësinë, kur ka thënë se ASCAL vepronte i pavarur nga ministria e Arsimit dhe anëtarë të bordit ishin në shumicë të huaj me qëllim që të mos kishte asnjë lloj premise për përfshirjen e tyre në korrupsion. Por ajo që dihet është se përgjegjësja e institucionit të akreditimit ishte emërim direkt i kryeministrit Edi Rama.

Në artikullin e mediave italiane thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit.

wisdom

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë