Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Skandali i aferës së AKSHI-t po merr përmasa gjithnjë e më të rënda, teksa në qendër të hetimeve të SPAK-ut rezulton të jetë Gëzim Hoxha, vëllai i Ambasadorit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ferit Hoxha. Njëri nën hetim për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, tjetri përfaqësuesi më i lartë diplomatik i vendit pranë institucioneve të BE-së.
Sipas dosjes hetimore, Gëzim Hoxha është nën masë sigurie dhe akuzohet si pjesë aktive e grupit kriminal të lidhur me AKSHI-n, i cili dyshohet se ka përfituar dhjetëra miliona euro përmes tenderëve të paracaktuar dhe procedurave sekrete. Ndërkohë, Ferit Hoxha vijon ushtrimin e detyrës si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në BE, që prej korrikut 2024.
Hetimet tregojnë se gjatë viteve të fundit, Gëzim Hoxha ka përfituar kontrata publike me vlera shumë të larta përmes kompanisë së tij “First”, e cila rezulton e përfshirë në disa fashikuj të dosjes së AKSHI-t. SPAK dyshon se fondet e përfituara janë pastruar përmes kreditimeve dhe faturimeve fiktive, në bashkëpunim me subjekte të tjera të lidhura me grupin kriminal.
![]()
Në dosje përmenden transaksione financiare që arrijnë deri në 1.2 milionë euro mes “First” dhe kompanive të tjera të përfshira, si dhe pagesa të dyshuara ryshfeti, të pranuara indirekt nga vetë Hoxha gjatë dëshmisë së tij. Një nga episodet më të rënda lidhet me një tender sekret të AKSHI-t me vlerë rreth 60 milionë euro, fituar në vitin 2024, në të njëjtën periudhë kur Ferit Hoxha u emërua ambasador në BE.
SPAK ka dokumentuar gjithashtu rolin e ish-drejtuesve të AKSHI-t, të cilët dyshohet se kanë vendosur kritere të paligjshme në procedurat e prokurimit për të favorizuar kompani të caktuara, përfshirë “First”. Për Gëzim Hoxhën është caktuar masa e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndërsa hetimet për pastrim parash dhe organizatë kriminale vijojnë.
Një tjetër element i rëndë i dosjes lidhet me parkun teknologjik DURANA në Xhafzotaj, ku rezulton se janë regjistruar dhjetëra kompani fiktive. Edhe Gëzim Hoxha ka hapur dy subjekte të reja në këtë adresë, të cilat dyshohet se janë përdorur si pjesë e skemës së pastrimit të parave nga tenderët sekretë.
Ndërkohë që faktet e paraqitura nga SPAK janë të rënda dhe të dokumentuara, deri më tani nuk ka asnjë reagim publik nga Ambasadori Ferit Hoxha, për një çështje që ngre pikëpyetje serioze mbi konfliktin e interesit, integritetin institucional dhe ndikimin e pushtetit publik në përfitime private. Hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi lidhjet mes dy vëllezërve dhe rolin real të secilit në këtë aferë që trondit administratën publike.
Dy punonjëse të Postës Shqiptare në Devoll janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 22 milionë lek&eum...
Një grup oficerësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mbrëmjen e sotme në ambjentet e një qëndre ...
Një shqiptar vodhi të gjithë shtëpinë e bashkëkombësve të tij që donin ta strehonin dhe u zhduk nga Pentalofo, Meso...
Ai kishte rezervuar një dhomë në një hotel në Parma. Por udhëtimi i tij nuk ishte turistik. Brenda dhomës, ai fshihte gati k...
Një oficere policie burgu është dënuar me burg pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur, akt q&eu...
Kryeministri Rama iu rikthye replikave midis tij e gazetarit Blendi Fevziu. Numri 1 i kabinetit të qeverisë tha se ai shpif haptas dhe refuzon t&eum...
Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe aut...
Disa të burgosur që akuzoheshin për komplot për vrasjen e ish-presidentit Maduro janë liruar, ndërsa mësohet edhe identitet...
SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në kullë “Alban Tower” një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri&r...
Ish-drejtori i përgjithshëm i burgut Agim Ismaili, i cili është një nga tre të akuzuarit e SPAK për hakerimin e kompjuter&eum...