VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, një datë që prej vitit 1999 u bën thirrje qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-ve të zhvillojnë aktivitete sensibilizuese kundër dhunës me bazë gjinore.
Në këtë ditë nis edhe fushata globale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila zgjat deri më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Çdo vit, fushata apelon për veprime konkrete që synojnë parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Pavarësisht përparimeve, dhuna ndaj grave mbetet një nga shkeljet më të përhapura dhe më shkatërruese të të drejtave të njeriut. Sipas të dhënave globale, një në tre gra përjeton dhunë gjatë jetës së saj, ndërsa heshtja, stigma dhe mosndëshkimi kanë lejuar që ky fenomen të marrë përmasa shqetësuese.
Të dhënat e fundit të OKB-së tregojnë se rreth 83 mijë gra u vranë qëllimisht në mbarë botën vitin e kaluar, dhe në 60% të rasteve autorët ishin partnerë apo anëtarë të familjes. Megjithëse shifra është pak më e ulët se një vit më parë, ekspertët theksojnë se kjo nuk përfaqëson një ulje reale të femicideve, por lidhet kryesisht me ndryshimet në disponueshmërinë e të dhënave.
Sipas raportit, femicidet janë veçanërisht të larta në vendet afrikane, të ndjekura nga Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut. Ndërsa në vendet aziatike dhe evropiane, numri mbetet më i ulët në raport me popullsinë, por fenomeni vazhdon të kërkojë vëmendje dhe masa të forta parandaluese.
Dita e sotme shërben si një thirrje e fuqishme për veprim, përmirësim të kuadrit ligjor, ndryshim të normave shoqërore dhe fuqizim të grave dhe vajzave në të gjithë botën.
Një automjet i shkrumbuar nga flakët që dyshohet se i përket autorëve të atentatit në Lushnjë është gje...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e fundit në Lushnjë, ku tre persona raportohet se qëlluan me armë zjarri drejt një...
Gjykata e Strasburgut godet sërish procesin e vetingut në Shqipëri. Kjo gjykatë e ka konsideruar si të padrejtë shkarkimin e is...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lushnje, ku dyshohet se është qëlluar drejt një automjeti. Nuk ka end...
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Kamzë, pasi akuzohet se lëvizte me armë zjarri në auto...
Pasojat e motit të keq vijojnë të jenë ende aktive në qarkun e Korçës, ku disa akse rrugore vijojnë të ketë...
Një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier është përfshirë nga flakët. Shkak dyshohet se është...
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia për vjedhje në disa biznese. Pas hetimeve janë zbardhur dhe dokumentuar tre vje...
Pezullohet lundrimi detar në Vlorë për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se ...
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në zonat bujqësore, ku toka dhe prodhimet...