Pamje të rënda/ Ja si po trajtohen studentët në komisariate nga policia!
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë pengimin e gazetares së emisionit "Piranjat", Jonida Mukja, ng...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi live në ‘Çim Peka LIVE’ se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke ...
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë ...
Nxënës të gjimnazit “Besnik Sykja” kanë ngritur shqetësimin për ndalimin e protestave në ambientet e shkoll&eum...
Një prani e konsiderueshme e forcave të policisë është regjistruar te Blloku i Ambasadave në Tiranë, ku efektivë të...
Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë pro...
Tirana ka përjetuar mbi dhjetë orë protesta dhe tensione gjatë ditës së tretë të mobilizimit të nxënësve,...
Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë ...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas protestave të dhunshme dhe tensioneve që kanë përfshirë Tiranën gjat&...

Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 10:00 seancën plenare publike, ku në rendin e ditës janë parashikuar tri interpelanca me ministra, shqyrtimi i disa projektligjeve dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.
Ndërkohë pritet që jashtë Kuvendit të mblidhen studentë dhe qytetarë që do të vijojnë protestat që kanë pushtuar prej dy ditësh Tiranën, protestë që vijon në vazhdën e Revolucionit Flamingo që u mbajt prej mbi 130 ditë në kryeqytet.
Interpelanca e parë e seancës së sotme është interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, të kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
Në vijim, janë parashikuar dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi, si dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, të kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
Në rendin e ditës përfshihet projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, të miratuar në Luksemburg më 13 maj 2025, si dhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimet e pagesave”, projektligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, si dhe ndryshimet në ligjin “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.
Një tjetër çështje në rendin e ditës është projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”.
Gjatë seancës pritet të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
Seanca do të përmbyllet me diskutimet e deputetëve për çështje jashtë rendit të ditës.
Tiranë – Për të dytën ditë radhazi, shpërthyen përleshje të dhunshme midis demonstruesve dhe policisë n&eum...
Kostot bazë të jetesës në Tiranë arrijnë në 170% të pagës mediane neto, ndërsa ekspertët paralajmë...
Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave n...
Qeveria parashikon një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe procedurat e dhënies, ndrysh...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërk...
Historia e familjes Verri është një nga ato histori të dhimbshme që dëshmojnë se si diktatura komuniste në Shqipë...
Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të...
Mbi 70 protestues janë ndaluar dhe ndodhen në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, pas protestës së zhvilluar sot në kry...
Pamje nga Tirana tregojnë ndërhyrje të forcave të policisë ndaj protestuesve, ndërsa shoqërimet me forcë vijojnë n&...
Policia ka nisur arrestime të dhunshme të të rinjve që ishin të pranishëm në protestën në Tiranë. Në pamj...