Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit reagoi për ndryshimet në Kodin Penal sa i takon dekriminalizimit të shpifjes te gazetarët.
Ajo tha se Komisioni Europian e përjashton rastet e arrestimit të gazetarëve. Sipas saj, nuk arrihet asnjë gjë e dobishme nga propozimi që ka sjellë qeveria sot në Kuvend, pasi asgjë sipas saj nuk do të reflektohet në zbatim.
“Komisioni Europian thotë sugjerojmë që burgu duhet të jetë e përjashtuar për rastin e shpifjes.
Qeveria është angazhuar në Bruksel që masa të tjera do të përfshijë në Kodin e ri Penal.
Nuk arrihet asgjë me propozimet e qeverisë shqiptare.
Pas 6 muajsh janë angazhuar që këto nene nuk do të ekzistojnë.
Bëj thirrje që procesi të bëhet për qytetarët shqiptarë jo për politikën sepse askujt nuk i duhet një letër e miratuar kot”, tha ajo.
Fjala e plotë
Kërcënim ndaj fjalës së lirë. Për këtë arsye mbas një procesi të gjatë dy mujor konsultimesh, jo vetëm me gazetarët, me organizatt e shoqërisë civile, me Komisionin Europian, ne propozuan një draft të Kodit Penal i cili kishte shfuqizimin e plotë të nenit 119 dhe nenit 120, që janë specifikisht neni për fyerjen dhe neni për shpifjen. Jo vetëm për gazetarët, po për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, si një masë për të treguar që fjala e lirë nuk kërcënohet me burg. Fjalës së lirë nuk mund t'i vësh pranga.
Sigurisht që ka masa në kodin civil, ashtu siç e kanë të gjithë vendet e tjera, jo vetëm të rajonit, por edhe vende europiane, në qoftë se ekziston fyerja dhe shpifja. Qeveria shqiptare shkoi për një draft tjetër. Qeveria shqiptare vendosi që nenin 119, pra fyerjen mos ta prekë, ndërkohë që nenin 120 ta prekë pjesërisht dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë veprave të Kodit Penal, pra jashtë kërcënimit me burg.
Të gjithë ato gazetarë të cilët janë të regjistruar si të vetërregulluar në organizata, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të njohura si të tilla. Për momentin në Shqipëri ka zero të tilla. Që do të thotë, Kodi Penal do të përdoret si kërcënim ndaj gazetarëve për të seleksionuar ato gazetarë që do t'i kërcënojë me burg e ato të tjerë të cilët do t'i lejojë që të vazhdojnë të shpifin, të fyejnë, të intimidojnë. Kjo nuk është Shqipëria europiane, kjo nuk është një vend normale. E ka Maqedonia, e ka Mali i Zi, e ka Kosova, komplet të dekriminalizuar shpifjen. Ndërkohë që qeveria shqiptare e përdor akoma si kërcënim. Të mos ju them që Shqipëria në fushën e medias është një nga fushat që ka përkeqësimin më të madh në raport me të gjithë treguesit. Të mos t'ju them që është kriter bazë në grup themelore sepse këto janë çështje që ju i dini.
Sot ne duhet të marrim një vendim të qartë, do të marrim vendimin për t'ju bashkuar standarteve europiane apo do ta përdorim përsëri median si formë presioni. Fatkeqësisht qeveria shqiptare gjithmonë zgjedh të parën. Për këtë arsye, megjithëse ne bëmë një proces transparent, gjithpërfshirës, u konsultuam me Komisionin Europian dhe sollëm një draft që mban firmën dhe mbështetjen e të gjithëve, përsëri mazhoranca do ta refuzojë. Dua ta mbyll duke thënë që procesi i integrimit nuk është një proces letër. Nuk është një proces ligjesh që nuk zbatohen. Nuk është një proces standartesh që i kupton vetëm qeveria. Është një proces për Shqipërinë, për shqiptarët dhe në këtë rast edhe për median dhe këto standarte ne sot nuk kemi nuk kemi për t'i arritur me këtë miratim, nuk do kishim për t'i arritur as nesër me miratimin qoftë edhe të propozimeve tona, por ishte nisja e një rruge të gjatë për t'i dhënë zgjidhje gjithë problemit që ka media. Duke nisur me dekriminalizimin, duke vazhduar me padi të publike për shpifje ndaj gazetarëve, duke vazhduar me mbështetje përsa i përket sigurimeve shoqërore, shëndetësore të gazetarëve dhe duke vijuar me shumë shqetësime të tjera që jo vetëm ju ka, keni, por e gjithë fjala e lirë ka në Shqipëri.
Unë i kam këtu të gjitha komentet e Komisionit Europian dhe Komisioni Europian në përfundim thotë: Ne sugjerojmë që burgu, por njëkohësisht dhe të gjitha sanksionet e tjera përsa i përket fyerjes dhe shpifjes, duhet të jenë të gjitha të përjashtuara për të gjithë individët, duke përfshirë edhe rastet e agravuara, sigurisht që kjo pastaj do të jetë subjekti i Kodit Civil. Neni 119, 120 dhe 268 i Kodit ekzistues penal duhet të shfuqizohen. Dhe njëkohësisht tregon dhe masa të tjera që duhen marrë. Qeveria shqiptare i ka, është angazhuar pranë Brukselit që këto masa do t'i përfshijë në Kodin e ri Penal që është duke u diskutuar
Si fazë të parë kanë prezantuar këtë, sepse është një, një, nga këto objektivat e ndërmjetëm. Ndërkohë që nuk arrihet absolutisht asgjë me propozimin që ka sjellë qeveria shqiptare, sepse në praktikë ai nuk ka për të funksionuar. Janë angazhuar që bashkë, mbas gjashtë muajsh në propozimet e plota të kodit, kur ato të vijnë, këto dy nene nuk do të ekzistojnë.
Ky është edhe shqetësimi im dhe për këtë arsye i bëj thirrje që të gjithëve, sidomos atyre që e kontrollojnë, e monitorojnë, e skrutinojnë, e analizojnë Shqipërinë në këto momente akoma dhe më shumë, që ta bëjnë procesin e integrimit për për qytetarët, mos ta bëjmë këtë për politikën, se askujt nuk i duhet asnjë letër e miratuar kot. Faleminderit.
Burime brenda stafit të Hipotekës Vlorë bëjnë me dije se pas dorëzimit të një peticioni nga punonjësit, ka nisur ...
Pa rrugë të sistemuara dhe e rrethuar nga mbetje urbane, pjesa e sipërme e fshatit Shullaz në Kurbin paraqet një panoramë shqet&...
Tregtarët e Vlorës kanë protestuar kundër largimit të mundshëm nga vendet e tyre të punës, duke shprehur revoltën...
Pasojat e tërmetit të vitit 2019 vazhdojnë të ndihen thellë për shumë familje, mes tyre edhe ajo e Arqeta Kalamaros nga zon...
Situata mes tregtarëve dhe Bashkisë së Vlorës mbetet e tensionuar, pas vendimit të kryetares, Brunilda Mersini, që u lejon tregt...
Organizata e Medias ka dalë sot me një deklaratë për shtyp sa i takon ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal, që lidhen m...
Abuzuan me fondet publike, Prokuroria e Korçës, heton dy punonjëset e degës postare për veprën penale ‘Vjedhja e kryer d...
Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson r...
Arrestohen dy personat e dyshuar për vrasjen e shqiptarit Marko Beka në Geel të Belgjikës, të premten në mbrëmje. Kësh...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku një baba plagosi vajz&eu...